opinion
Diplomacia e dronëve të Erdoganit
Eksportet e armëve si mjet efikas i politikës së jashtme. Nuk është gjë e re. Por Turqia po e kthen në një nga çelësat e aktivizmit të saj në skenën ndërkombëtare. Pika e fortë janë dronët TB2, një model i ndërtuar nga kompania Baykar Marina, kreu i inovacioneve teknologjike të së cilës, Selcuk Bayraktar, është i martuar me vajzën më të vogël të Recep Tayyip Erdogan, Sumeyye.
Errësira përtej rrjetit
Dje në orën pesë e gjysmë u shua bota. Nuk u shua dielli, të cilin nuk e shikon më askush, por ndodhi më e keqja: u shuan mediat sociale.
Një avari, një komplot, një bllokim trafiku nga fansat e Enrico Letës, kush e di. Është fakt që kushdo u përpoq të hynte në to, hasi atë diskun e famshëm që rrotullohet bosh në ekran: imazhi modern i pakënaqësisë.
Kundër deformimit dhe deformuesve të fakteve për situatën në Kosovë*
Kundër deformimit të fakteve: disa shënime për marrëveshjen e sotme mbi targat, FSK-në që s’shkon në veri, mbi gazsjellësin TAP, predikimet e çuditshme europiane dhe “komunikimin çernobilian” të një pjese të qeverisë. Lexim të këndshëm!
Perëndimi nuk po vdes, idetë e tij jetojnë në Kinë
Tërheqja e Perëndimit filloi me rënien e komunizmit në 1989. Elitat tona triumfale humbën sensin e realitetit dhe në një sërë përpjekjesh për të ribërë botën sipas imazhit të tyre vazhduan të lëshojnë disa nga rajonet më vendimtare strategjike të planetit. Rezultati përfundimtar i përpjekjes për të eksportuar sistemin e tyre të qeverisjes është se shtetet perëndimore janë më të dobëta dhe më të rrezikuara sesa ishin në çdo moment të Luftës së Ftohtë.
Rreziqet e vaksinimit të detyrueshëm
11 shtatori dhe simptomat e rënies së Amerikës
Ushtari i fundit sovjetik, gjeneral Boris Gromov, u largua nga Afganistani më 15 shkurt 1989. Muri i Berlinit ra në nëntor, nëntë muaj më vonë. BRSS u shpërbë në Krishtlindjet e vitit 1991. Perandoria Komuniste nuk i mbijetoi disfatës në Kabul. Fundi i Perandorisë Britanike – kujton historiani Niall Ferguson - filloi pas një krize financiare dhe një pandemie katastrofike, gripit spanjoll të viteve 1918-1919. Shtetet e Bashkuara, në një periudhë të krahasueshme kohore, e kanë njohur edhe njërën edhe tjetrën.
Leksionet që Amerika nuk nxori nga 11 shtatori
Ka pasur shumë momente të errëta në dy dekadat që pasuan 11 shtatorin, disa prej tyre në Kabul muajin e kaluar. Më përndjek në mënyrë të veçantë një fotografi e vitit 2007 në Irak. Këshilltarja politike britanike, Emma Sky, ishte duke hipur në një Blackhaëk me komandantin amerikan gjeneral Raymond Odierno. Ajo i tregoi shefit të saj një grafit mbi murin e një ndërtese në Bagdad: "HEROI, DËSHMORI SADDAM HUSSEIN."
Demokracia dhe të drejtat si vlerë universale
Më shumë para, më pak lexues: Paradoksi i gazetarisë me abonentë
Thënia e paharrueshme e redaktorit të “Whole Earth Catalog”, Stewart Brand, në 1984, se "informacioni dëshiron të jetë pa pagesë", rezultoi e saktë. Për më shumë se dy dekada, gazetat, revistat dhe kompanitë e reja në internet i dhanë produktet e tyre me shpresën për të tërhequr një numër të madh lexuesish, sytë e të cilëve mund të shkojnë tek reklamuesit në internet. Jepini pa para produktet tuaja, vendosën botuesit dhe paratë nxirrini nga reklamat në internet.
Një Minishengen në Ballkan
Stavros Tzimas
Liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë ranë dakord të enjten e kaluar për të hapur kufijtë e tyre me njëri-tjetrin, duke lejuar kalimin falas për qytetarët, mallrat dhe kapitalin e tyre përkatës që nga 1 janari 2023. Ata e quajtën iniciativën e tyre "Ballkan i hapur" ose "Mini Shengen ”-sipas zonës së udhëtimit të lirë të Bashkimit Evropian - dhe thanë se shpresojnë që t’u bashkohen një ditë edhe Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova, të cilat, nuk i janë përgjigjur ftesës për të marrë pjesë në proces.
