meta
Shqipëria nis negociatat me Ilir Metën dhe Sali Berishën për kufirin detar me Greqinë
Ilir Meta ka bërë të qartë se mund të refuzojë dhënien e autorizimit për plotfuqinë e negociimit të marrëvshjes së detit me Greqinë. I ngarkuari me punë i LSI-së për komunikimin në Facebook, Ylli Manjani, ka sqaruar gjithë merakun e presidentit për mëmëdheun duke u mbajtur sërish te paranoja e mosinformimit.
Meta refuzon dhënien e autorizimit për negociatat me Greqinë
Më poshtë njoftimi i plotë i Presidencës mbi çështjen në fjalë:
Në funksion të transparencës me opinionin publik, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Ilir Meta vlerëson të bëjë publik qëndrimin e tij lidhur me “Kërkesën për autorizim negociatash me palën greke” dërguar Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme, ditën e premte, datë 16 shkurt 2018, dhe po në funksion të transparencës Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Ilir Meta do të mbajë një konferencë shtypi në Institucionin e Presidencës sot, me datën 20 shkurt 2018, në orën 13:00.
Një president që bën hall të Shqipërisë, hallin e Sali Berishës
Ilir Meta vazhdon edhe në Presidencë të luajë “politikë” me teknikën e tij të preferuar, e me gjasë të vetmen që di, të “zbulimit me luftim”, ku lufta e vetme që përdoret është thashethemi. Thashethemi si mënyrë për të njoftuar tjetrin se “shiko se çfarë do bëj unë”, ndaj hajde të flasim.
Rama: Meta nuk e dëmton marrëveshjen me Greqinë
Edi Rama është i bindur se presidenti i vendit, Ilir Meta nuk do të kthehet në pengesë për finalizimin e mararveshjes me Greqinë. I ndodhur në Kosovë ku u nderua me medaljen e Pavarësisë nga Presidenti Thaçi, kryeministri foli në një intervistë edhe për negociatat em Athinën dhe cëcshtjet që janë në tavolinë.
Estrada presidenciale e konsultave
Sot është bërë publik lajmi se Ministria e Jashtme i ka dorëzuar Presidentit të Republikës kërkesën për marrjen e plotfuqisë për negociatorët që do të përfshihen në bisedime me Greqinë. Fjala është për marrëveshjen e detit, që kërkon ekspertizë teknike.
Kërkesa për plotfuqinë është ligjore, por ajo rrjedh edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Kemi të bëjmë pra me kompetenca të Presidentit që ka tagrin për të dhënë autorizimin e negociatave.
Bushati sqaron padijeninë e Metës
Pak ditë më parë Ilir Meta u shfaq i shqetësuar për atë që e konsideroi si linjën antiamerikane të qeverisë, nisur nga vota e Shqipërisë në OKB për çështjen e Jeruzalemit. Shqetësim të cilin e konkretizoi dhe me një letër drejtuar presidentit amerikan, Donald Trump. Mund të quhet pa rezerva një nga ato lëvizje boshe në politikë që ekspozoi si amator Ilir Metën, ndonëse një politikan me përvojë, aq më tepër që ai ka qenë në dijeni të qëndrimit të Shqipërisë në OKB. Të paktën këtë pretendon ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, në një intervistë për Ora News.
Dekoratat dhe medaljet, sa para kushtojnë?
1002 medaje dhe dekorata lëshoi Presidenti Bujar Nishani gjatë mandatit të tij presidencial në periudhën korrik 2012-qershor 2017. Një shifër rekord kjo, që veç të tjerash u shoqërua edhe me debate se shumë personalitete nuk e kanë merituar dekoratën dhe të tjerë janë lënë jashtë qëllimisht ose jo.
Dy fjalë për presidentin në krahasim me të shumë-anatemuarin Nishani
Ilir Meta e nisi presidencën me paralajmërimin për armatosje të popullsisë. E nisi pra me këmbën e majtë, apo me kokën e malësorit, siç i pëlqen të vetëidentikohet këto dy vitet e fundit.
Filogreku Meta dhe gazetari VIP që bëhet lajm për pyetjet që bën (Video)
Dhënia e shtetësisë shqiptare Kryepeshkopit Janullatos mund të konsiderohet lajmi i javës jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Greqinë fqinje ku mediat i kushtuan një hapësirë të rëndësishme për shkak edhe të sensibilitetit të çështjes.
Meta sqaron lidhjet me Adriatik Llallën
Ilir Meta është përfolur si mentori i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe si të thuash dirigjent i presioneve apo shantazheve politike që formatoheshin në zyrat e Prokurorisë në shërbim të LSI-së.
Një lidhje që vazhdon të qarkullojë në mjegullën që la pas ikja e palavdishme e Adriatik Llallës, të cilin ambasadori amerikan e damkosi përfundimisht kur tha se ishte personi që kishte refuzuar të hetonte politikanë të lartë. Ndonëse ajo që do kujtohet nga zoti Llalla ishte shtatori i arrestimeve që nuk erdhi kurrë.