liria
12 kambana alarmi
Gazeta “Mapo”, nëpërmjet një shkrimi me autor Leonard Bakillarin, punuar në kuadër të projektit “Udha e shkronjave”, kishte sjellë para pak ditësh në vëmendje të opinionit publik një fakt, i cili, sipas vlerësimit tim, duhet marrë shumë seriozisht. Në një periudhë prej dy vitesh e gjysmë në pushtet, shumica e majtë qeverisëse është rrëzuar 12 herë nga Gjykata Kushtetuese. Në të vërtetë, aty nuk thuhej asgjë e panjohur për opinionin publik. Rast pas rasti është njoftuar gjithmonë, si për ankimimin, ashtu edhe për vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese.
Zhgënjimi pas komunizmit dhe fundi i lirisë
Revolucionet në Europën Lindore kundër komunizmit janë vlerësuar si më të mirët në llojin e vet. Në shumicë paqësorë, ata ndihmuan në dhënien e dy çmimeve Nobel për paqen. Të parin e mori Les Valesa, lideri heroik i Sindikadës së Tregëtisë “Solidarnost” me 10 milionë anëtarë, në Poloni, më 1983; shtatë vjet më vonë, lideri i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik Mikhail Gorbaçovi, u vlerësua për kurajën të pranonte falimentimin ekonomik, politik dhe moral të regjimit të vjetër.
Rreziku i konvertimit të kaosit në liri të kontrolluar
Pas çdo të pakënaquri publik, në mos fshihet, së paku ka lidhje diçka prej konflikti interesi. Ky nuk është thjesht vetëm një perceptim, por një imazh që të krijohet në këtë republikë të “fshatit të fjalëve pa fund”. Pakënaqësia verbale në shoqërinë tonë po shumëfishohet pareshtur. Është një vërshim kaotik i mundësuar natyrshëm prej risisë së ngjarë dhe të shumëpërdorur, pra internetit.
