Lazer Cardaku
KLP miraton qëndrimin në detyrë të prokurorit Çardaku deri në moshën 70 vjeç, Stojani e Mërkuri mendim pakice
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar qëndrimin në detyrë të Lazër Çardakut, prokuror pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Posaçëm, deri në mbushjen e moshës 70 vjeç. Vendimi është marrë në mbledhjen plenare të datës 10 tetor 2025. Dy anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Sokol Stojani dhe Erind Mërkuri, kanë shprehur mendim pakice, duke mos u pajtuar me shumicën.
