greqia
Ndoshta marrëveshja u bë më e thjeshtë. Greqia ka pranuar vlerë të reduktuar për Kretën
Ndoshta gjërat janë thjeshtuar për Shqipërinë në ndarjen e kufirit detar me Greqinë. Marrëveshja e kësaj të fundit me Italinë u jep efekt të reduktuar ishujve të Diapontit që janë në veri të Korfuzit dhe këtë vendim Athina zyrtare e ka interpretuar me faktin se edhe në marrëveshjen e vitit 1977 ishujt kanë patur efekt të tillë. Në këtë kuadër vlera e reduktuar e ishujve që janë përballë vendit tonë, përmbush një nga kërkesat e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që kërkon pikërisht që në përputhje me Konventën e Detit dhe konfiguracionin e bregdetit të gjendet një zgjidhje e ekuilibruar.
Deti nuk ndahet me 7501-n, ndaj nuk bien dakord
Për detin po flasin të gjithë. Njëra palë thotë se 12 miljet e palës greke sjellin humbje për ne dhe hedhin në punë matematika të posaçme. Kryeministri sot ka zbuluar se është stërnip i Odise Kasnecit që e quan mik të Abdyl Frashërit dhe si i tillë ai nuk mund ta falë detin. Mirëpo sado e ndërlikuar të duket loja ajo është fare primitive: opozita kërkon te provokojë një situatë krize dhe tensioni duke ushqyer idenë se deti iu shit grekut.
Lexoni p.sh se çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:
Po vepron helmi që përhapi vetë më 2009-ën
Kryeministri i Shqipërisë ndodhet në një pozitë të vështirë publike. E vështirë në perspektivën e dëmtimit të imazhit, ashtu siç e percepton ai. Kemi të bëjmë me të ashtuquajturën çështje e detit me Greqinë.
Merkel: BE ka detyrimin të mbështesë Greqinë. Blloku i paunifikuar për sanksione ndaj Turqisë
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se të gjitha vendet e Bashkimit Europian kanë një detyrim për të mbështetur Greqinë në dvergjencat e saj në Mesdheun Lindor.
Dy fjalë për "përgatitjet serioze" në Shqipëri
Media në Shqipëri ka arritur të paktën një sukses që duhet t’ia njohim: ka prodhuar ekspertët e vet për çdo fushë.
Për kronikën e zezë kemi gazetarë që parathonë madje edhe vrasjet që do të ndodhin.
Për ekonominë dihet se kush del e flet sa harron se dita ka 12 orë vetëm, për reformën në drejtësi flasin të gjithë.
Tani është Gjermania. Ose shpresohet se do të jetë
Njëherë e një kohë ishte Amerika, tani është Gjermania.
Kështu titullohet një koment i publikuar në versionin anglisht të gazetës konservatore greke “Kathimerini”, që duket se shpreson që kriza në Mesdheun Lindor të katalizojë ndër të tjera një rol të ri për Gjermaninë.
Nëse Greqia tërheq këmbëzën, Turqia del nga NATO. U ngopëm me kërcënimet e Macron
Franca i ka hedhur bezninë zjarrit me vendimin e saj për të dërguar anije ushtarake në ndihmë të Greqisë. Kundëradmirali turk në pension, Cem Gurdeniz, që cilësohet nga AFP si autori i doktrinës detare turke, thotë se Franca po sillet si një fëmijë i llastuar.
Jam ngopur me kërcënimet e përditshme verbale të Macron-it
thotë Gurdeniz.
Koha që qeveria të sqarojë nëse ka arritur marrëveshje për vaksinën anti-CoVid-19
Ministri grek i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias, njofton së fundmi se Greqia ka arritur të firmosë marrëveshjen për 3 milionë doza vaksine kundër CoVid-19 të prodhuar nga AstraZeneca nëse ajo kalon fazën e katërt të testimit.
Ministri ka sqaruar se faza e katërt përfundon në muajin nëntor dhe dozat do të dorëzohen në Greqi në muajt pasues të dimrit, kur mendohet të arrihet piku i sëmundjes.
Radhët në kufirin shqiptaro-grek dhe mësimet e (pa)nxjerra
Katër ditë në radhë për të shmangur 7 ditë karantinë! Pykë në Diell!
Fajin e ka greku. Normal që e ka. Kot nuk është grek ai!
Fajin e ka qeveria. As diskutohet fare. Sidomos kur mendon që qeveria ia fut plazh në Dhërmi.
Po tjetër kush e ka fajin? Kronavirusi po e po, që e hëngërt veremi e hëngërt! Duhet ta kenë dhe njerëzit vetë, shqiptari i pagdhendur e i pagdhendshëm që cytet në radhë sa për t’i ikur karantinës, aq edhe për të kursyer lekët e tamponit. Pasoja: katër ditë në radhë në mes të diellit në Kakavijë.
Shikoni se çfarë shkruan një media shqiptare për këtë situatë, kuptohet pasi në dekllaratë dolli qeveris shqiptare:
