greqi

Greqi, qeveria mund të kërkojë votëbesim më 20 gusht

Postuar në 15 Gusht, 2015 17:43

Kryeministri grek, Alexis Tsipras mund të kërkojë votëbesimin e qeverisë së vet më 20 gusht. Gazeta greke “Protothema” shkruan se kjo gjë mund të ndodhë, pasi Tsipras është vënë para faktit se një grup i deputetëve të partisë së tij, Syriza, refuzojnë politikën shtrënguese të BE-së. Sipas kësaj gazete, numri i deputetëve që kundërshtojnë kursin aktual, ishte më i madh nga sa mund të pritej, sidomos në votomin e marrëveshjes së fundit.

Lajm punësimi/ Greqia punëson 600 barinj

Postuar në 12 Gusht, 2015 23:34

Në kulmin e debatit për azilkërkuesit shqiptarë që po tentojnë të gjejnë mundësi punësimi në Europë dhe refuzimit që po hasin nga vende si Gjermania apo Belgjika, Greqia hap dyert për 600 barinj nga Shqipëria, të cilët do të pajisen me leje të rregullt punësimi dhe nuk do të kenë asnjë kokëçarje nga policia. Vendimi erdhi pas krizës që po kalon sektori i blegtorisë kryesisht në zonën e Epirit, ku ka një mungesë të theksuar barinjsh. Kërkesat e grekëve që zotërojnë bagëti në zonën e Epirit janë për barinj nga Shqipëria, pasi sipas tyre e njohin mirë zanatin dhe janë afër vendit të tyre.

Situatë e tensionuar mes banorëve dhe imigrantëve në ishullin Kos në Greqi. Kryebashkiaku: Mund të degjenerojë në gjakderdhje

Postuar në 12 Gusht, 2015 09:52

Situata e imigracionit paraqitet dramatike në Greqi. Mediat ndërkombëtare njoftojnë për dhunë të policisë ndaj një grupi imigrantësh në ishullin Kos. Emigrantët ishin mbledhur në një stadium për të marrë dokumentet e imigrimit. Situata është tensionuar në ishull pas një deklarate të kryebashkiakut, Giorgos Kiristsis, sipas të cilit nëse nuk merren masa, mund të ketë edhe gjakderdhje. Sipas tij problemin e rëndon fakti se në ishull ndodhen 7000 imigrantë kur banorë janë 30 000. Imigrantët, kryesisht nga Siria dhe Afganistani kanë protestuar duke këkruar dokumente dhe ushqim.

Pages

Subscribe to RSS - greqi