greqi
Video/Rrethimi nga zjarri në Mati të Greqisë
Videoja është publikuar nga një banor i fshatit grek ku mbetën të vdekur 87 persona dhe u shkrumuan qindra shtëpi.
Greqia në flakë, mbi 60 të vdekur nga zjarret (Foto)
Situatën tepër e rëndë nga zjarret në Greqi. Flitet për më shumë se 60 viktima nga flakët që kanë përpirë sipërfaqe të mëdha me pyje duke u shtrirë edhe në zonat e banuara rreth kryeqytetit Athinë.
26 prej viktimave u gjetën në fshatin Mati, mes të cilëve kishte edhe fëmijë. Shumë persona të tjerë u izoluan, duke mos gjetur mundësi shpëtimi.
Kotzias: Opozitat në Greqi e Shqipëri, pengje të stereotipeve
I akuzuar për tradhëti kombëtare në raport me me Shqipërinë dhe Maqedoninë, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka folur për forca politike në opozitë shfrytëzojnë ndjeshmëritë e opinionit për përfitime të ngushta politike.
Pakti në fund të korrikut
Marrëveshja e shumëpërfolur mes Tiranës dhe Athinës për një seri çështjesh me shumë gjasë do të përmbyllet në fund të këtij muaji. Afatet i dha Komisioneri i Zgjerimit Johanes Hahn gjatë konferencës që pati në Bruksel me kryeministrin Rama, ku sqaroi edhe deklaratën që u intepretua nga disa media dhe opozita greke si dekonspirim i bisedimeve për ndryshim kufijsh.
Qeveria greke i mbijeton mocionit
Parlamenti grek hodhi poshtë mocionin e mosbesimit të paraqitur nga opozita konservatore ndaj qeverisë së kryeministrit Aleksis Cipras. 153 vota votuan kundër, ndërsa 128 ishin pro. Votimi u parapri nga një debat i ashpër mes kryeministrit Aleksis Csipras dhe liderit të opozitës Kyriakos Mitsotakis. Krerët e opozitës shprehën kundërshtimin e tyre ndaj marrëveshjes për emrin e ri të Maqedonisë.
Greqi, dhuna raciste në lulëzim
Në Greqi u shënua rritje e incidenteve të dhunës raciste gjatë vitit 2017. Rrjeti i Raportimit të Incidenteve të Dhunës Raciste ka dokumentuar bashkëjetesën e tendencave kundërshtare brenda shoqërisë greke. Nga njëra anë, vërehet një forcim i pranisë së grupeve me ideologji ksenofobe dhe ngjarjeve të dhunës ndaj organizatave të refugjatëve.
Der Spiegel: Gjuetia për thesarin e Mesdheut
Revista gjermane “Der Spiegel” botoi një artikull mbi fushat e gazit me titull "Gjuetia për thesarin e Mesdheut". Sipas saj, Mesdheu ka rezerva të mëdha gazi dhe shumë vende duan ta shfrtyëzojnë këtë pasuri. Ajo çka vihet re ëshë një përshkallëzim i konfliktit mes Izraelit dhe Libanit dhe Turqisë e Qipros.
Video/Grekë dhe shqiptarë së bashku në teqenë e Sulltan Durbalit në Thesali
Teqeja e Sulltan Durbalit ndohet në Thesali të Greqisë dhe bashkon më 1 maj besimtarë shqiptarë të sektit bektashi , por edhe grekët orthodhoksë . Videoja në fjalë është realizuar nga Manoël Pénicaud dhe u shfaq në Muzeun e Fotografisë në Selanik, në datat 23 shtator- 31 dhjetor 2017. Teqeja është një vend ku janë vendosur edhe ikona të besimit orthodhoks, në një shembull tjetër tolerance që na vjen nga bektashizma aq e përhapur edhe në Shqipëri. “Zoti është kudo”, shprehet një besimtare.
Ndikimi i Turqisë në çështjen e emrit të Maqedonisë
Mes labirintit të analizave dhe parashikimeve për zgjidhjen ose jo të emrit të Maqesonisë, një nga çështjet që nuk është diskutuar është roli i Turqisë në këtë çështje.
Kështu shkruan gazetari, Kristos Lutradis, bashkëpunëtor i gazetës Hyrriet Daily News teksa nënvizon se Ankaraja nuk dëshiron normalizimin e marrëdhënieve në mes të Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë.
“Magjia” e Audit të Tahirit, edhe ish-zv. ministrja Gjebrea në “guidë” me Habilajt
Tashmë nuk është ekzagjerim apo fyerje të thuash se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është një karabush i politikës. Ajo çfarë po nxjerr në sipërfaqe çështja e tij nuk mund të jusitfikohet më me alibinë e një gabimi fëminor siç pretendon ai se ishte shitja e Audit Habilajve, të cilin mandej ua merrte sërish për xhiro dhe as me përkime fatkeqe siç është gjetja e patentave të lundrimit në makinën e Orest Sotës. Për këto çështje kërkohet hetim intensiv dhe që nuk mund të kushtëzohet me asgjë.
