Europa
A ka rëndësi Europa?
Unë kam lindur në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe u rrita me shpejtësi gjatë Les Trente Glorieuses, tridhjetë vitet e zhvillimit ekonomik që pasuan atë konflikt. Pastaj u maturua, u zgjerua dhe kishte nevojë për një monedhë dhe marrëveshje të respektuar.
“Multikulturalizmi çon në shoqëri paralele”
Europa ka trumbetuar shumë këto vitet e fundit konceptin e multikulturalizmit. Por në një Europë ku ndodhin sulme terroriste, ku vala e imigracionit ka sjellë daljen në skenë sërish të partive nacionaliste, ideja duket se po rrëzohet. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila është përshëndetur gjerësisht për pranimin e një numri të madh imigrantësh, deklaroi këtë të hënë në një takim të partisë së saj, se multikulturalizmi është një gjë e rreme. “Ai çon në shoqëri paralele...”, tha Merkel që këtë vit u shpall njeriu i vitit nga revista “Time”.
Zhvendosje djathtas në Evropë
Kriza e refugjatëve - për gjithnjë e më shumë politikanë të Evropës me këtë problem është e lidhur ngushtë mbijetesa e komunitetit evropian. Ajo është shkaku edhe që u çon zgjedhës, populistëve të djathtë si Front National në Francë, nacionalkonservatorëve si PiS në Poloni dhe partisë hollandeze të populistit të djathtë Geerd Wilders.
Botë e përgjakur
Disa popuj ndodhen në konflikt. Disa sisteme janë çoroditur. Shumë të pafajshëm janë vrarë. Disa regjime diktatoriale janë rrëzuar duke krijuar anarki. Disa demokraci janë në luhatje. Urrejta është rritur dhe po zgjerohet nga dita në ditë. Nacionalizmi, radikalizmi dhe ekstremizmi po përhapen qoftë në Lindje po ashtu edhe në Perëndim, në Hemisferën veriore dhe atë jugore. Disa të etur për pushtet janë « infektuar » nga individualizmi, egoizmi apo egocentrizmi. Disa « qënie njerëzore », duke u vënë në rolin e hyjnive apo duke luftuar në emër të tyre, manipulojnë një numër besimtarësh.
"Europa nuk ka dështuar akoma, por situata është ekstremisht shqetësuese”
Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz, paralajmëron se situata në Europë është thellësisht shqetësuese. Përmes një interviste për revistën gjermane “Spiegel”, Schulz komenton se precipitimi i situatës ka sjellë Europën para një sfide ekzistenciale dhe të vlerave. “Europa nuk ka dështuar akoma, por situata është ekstremisht shqetësuese. Europa u themelua si një komunitet i lidhur nga solidariteti. Shtetet anëtare ranë dakord që të punojnë ngushtë sepse e dinin se bashkë ne jemi më të fortë.
Kriza siriane, një leksion për rivlerësimin e trashëgimisë osmane
Në Shqipëri ka disa dekada që Perandoria Osmane predikohet si e keqja jonë historike. Qoftë për interesa politike, apo për pragmatizëm, ky vështrim i thjeshtuar dhe nihilist, është kthyer në një klishe. Por në kushtet kur bota e sotme përballet me një shpërthim të paprecedentë dhune në një prej rajonet ku ekuilibri fetar dhe demografik ruan ende fizionominë e sundimit osman, pra në Lindjen e Mesme, tradita osmane mbetet e vlefshme dhe instruktive.
Europa qeveriset nga njerëz sipërfaqësorë
Nëse qëllimi i terrorizmi është të frikësojë, IS pati një javë të jashtëzakonshme. Brukseli, kryeqyteti i BE dhe qendra e komandës së Natos së fuqishme, është ende në panik dhe i mbyllur.
Miliona apo qindra milionë drejt Europës?
Europa mund të përmbytet nga qindra milionë imigrantë nga Azia dhe Afrika Veriore. Parashikimin me tone apokaliptike e bën një profesor i universitetit të Haifas në Izrael, Arnon Soffer, sipas të cilit njerëzimi ndodhet përballë valës migratore më të paprecedentë në historinë e vet. Sipas Soffer shkak për këtë lëvizje që ai e cilëson “një pikë kthese në historinë njerëzore” janë kushtet klimaterike si dhe faktorë të tjerë që burojnë apo ndërveprojnë me të.
Kadare: Hapja e dosjeve, çelësi për korrigjimin moral të kombit shqiptar
Ismail Kadare intervistë për programin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit
Zoti Kadare është botuar së fundmi një libër që përmban denoncimet dhe raportimet që shkrimtarët i kanë bërë njëri- tjetrit në kohën e diktaturës. Libri titullohet në fakt “Kadare i denoncuar” edhe pse permban dokumenta per nje pjesë të mirë të shkrimtarëve të kohës, pasi ju rezultoni shkrimtari më i denoncuar nga ish- kolegët. Së pari çfarë mendoni për këtë botim dhe si ndjeheni ndaj këtyre raportimeve që lexoni tani?
11 shtatori i Europës: Dorëzimi i disa lirive dhe të drejtave
Sulmi terrorist i 13 nëntorit në Paris ia ka dalë të realizojë një objektiv që për dikë mund të jetë edhe strategjik. Ai ka krijuar idenë e situatës së jashtëzakonshme në Europan e demokracisë, këtë oaz unik në Botë, e cila ka reaguar duke adoptuar masa të forta kontrolli. Të ngjashme me “Patriot Act” që ShBA adoptoi pas sulneve të 11 shtatorit.
