Europa

Tre vjet për ta marrë veten nga pandemia

Postuar në 31 Maj, 2021 18:19

Ekonomive të Europës do t’u duhen të paktën 3 vjet për ta marrë veten nga pandemia e Covid-19. Pavarësisht se vendet po happen dhe programet e vaksinimit po përparojnë, rikthimi në nivelet para pandemisë duket se kërkon kohë. Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), në parashikimin e saj për ekonomitë globale thotë se rimëkëmëbja ka fituar shpejtësi muajt e fundit.

Kryeekonomisti i OECD, Laurence Boone, thotë se kjo vjen për shkak të lehtësimit dhe masave stimuluese në vendet e zhvilluara.

Diga që do të mbrojë Europën nga ngritja e nivelit të deteve

Postuar në 23 Maj, 2021 11:29

Ndryshimi klimatik po përparon me hapa të shpejtë dhe pak po bëhet për ta frenuar. Një plan për një digë gjigante që do të mbronte 15 vende evropiane nga ngritja e nivelit të detit tregon koston e jashtëzakonshme me të cilën mund të përballet bota pas disa vitesh. Shkalla e projektit është e pashembullt. Kostoja e tij është fenomenale. Megjithatë, sërish është më e lirë se të gjitha alternativat - përfshirë të mos bësh asgjë.

Aktualisht situata është e tillë:

Temperatura mesatare aktuale globale është rreth 1 ° C (1.8 ° F) mbi nivelet para-industriale.

Turqia që sfidon Europën dhe ajo që i mban sytë nga Perëndimi

Postuar në 20 Maj, 2021 14:16

 

CoVid-19, numri i vdekjeve kalon mbi 1 milionë në Europë

Postuar në 13 Prill, 2021 12:40

Rastet e vdekjeve nga CoVid-19 në Europë kanë kaluar 1 000 000 njerëz. Lajmi raportohet nga AFP, sipas së cilës përllogaritja merr në analizë fatalitetet në 52 vende. Saktësisht numri i vdekjeve deri dje është 1 000 288. 

Jemi në një pikë kritike të pandemisë. Trajektoria e pandemisë po rritet në mënyrë eksponenciale

citohet të jetë shprehur  Maria Van Kerkhove, drejtuese e grupit teknik për CoVid-19 në OBSH.

Lufta e Stalinit: Një libër dhe një e dhënë historike që vjen si paralajmërim për Europën

Postuar në 06 Prill, 2021 16:45

Gazeta britanike “The Guardian” shkruan sot për publikimin e një libri të ri me temë nga Lufta e Dytë Botërore me autor historianin amerikan, Sean McMeekin që konsiderohet se jep një perspektivë alternative mbi ato ngjarje.

Europa ka nevojë për një narrativë të re

Postuar në 30 Mars, 2021 13:54

 

Dyshimi që Europa injektoi te një vaksinë që nevojitet më shumë se kurrë

Postuar në 20 Mars, 2021 19:48

Dyshimet për mpiksjen e gjakut si efekt anësor i vaksinës AstraZeneca e shtynë Gjermaninë të radhitej ndër vendet e para që pezulluan vaksinimin me AstraZeneca. Pa asnjë konsultim, presidenti i Këshillit Europian, si shumë zyrtarë të tjerë të BE-së, mbajti të njëjtin qëndrim. Vendimi shkaktoi një reaksion zinxhir që jo vetëm zbuloi kaosin e programit të vaksinave, por minoi vetë institucionet që e drejtojnë atë. Vende të tjera u ndien të detyruara të ndjekin shembullin e Gjermanisë dhe të ndalojnë vaksinimin, duke shkuar kundër këshillës së Agjencisë Evropiane të Barnave.

“Motori” i Altantikut, në momentin më të dobët të mijëvjeçarit

Postuar në 26 Shkurt, 2021 16:39

 

Qarkullimi në Oqeanin Atlantik, pjesë e të cilit është edhe rryma e Gjirit, sistemi i motit që sjell mot të ngrohtë dhe të butë në Evropë, është në nivelin më të ulët në më shumë se një mijëvjeçar. Shkak për këtë mund të jetë prishja e klimës.

Dobësimi i mëtejshëm i këtij qarkullimi mund të sjellë si pasojë stuhi që godasin Britaninë e Madhe, dimra më intensivë dhe një rritje të valës së të nxehtit dhe thatësirave në të gjithë Evropën.

Si u bë Europa model për shekullin XXI

Postuar në 15 Shkurt, 2021 00:25

 

 

Në Amerikë përpara Kristofor Kolombit

Postuar në 11 Shkurt, 2021 15:49

Kristofor Kolombi e kaloi oqeanin në vitin 1492, por disa disa objekte të vogla mbërritën nga Europa në Amerikën e Veriut përpara tij. Disa rruaza blu, të prodhuara në Venecia, mund të jenë objektet më të hershme të bëra në Evropë që kanë shkuar në atë që është SHBA sot. Objektet janë gjetur në Alaskën veriore.

Ekipi gjeti tre rruaza në Punyik Point, një zonë që shtrihet në rrugët e lashta tregtare nga Oqeani Arktik në Detin Bering.

Studiuesi i Universitetit të Alaskës Fairbanks, Mike Kunz, e vendos mbërritjen e objekteve në Punyik Point midis 1440 dhe 1480.

Pages

Subscribe to RSS - Europa