Europa
Liderët aktualë në Perëndim nuk kanë largpamësinë e paraardhësve të tyre
“Uashingtoni dhe aleatët e tij e kanë gabim nëse besojnë se Rusia nuk do ta kalojë kurrë kufirin e përdorimit të armëve bërthamore”. Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, thotë se liderët aktualë në Perëndim nuk kanë largpamësinë e paraardhësve të tyre, aq sa për ta marrë seriozisht gatishmërinë e Rusisë për të mbrojtur ekzistencën e saj duke përdorur të gjitha mjetet që ka në dispozicion.
Philip Morris mbyll fabrikat në Gjermani: Europianët po pinë më pak cigare
Prodhuesi i Marlboro-s, Philip Morris, njoftoi mbylljen e dy fabrikave në Gjermani, duke e motivuar këtë vendim me rënien e kërkesës për cigare nga europianët.
"Vitet e fundit, kërkesa për cigare në Evropë ka rënë ndjeshëm," tha kompania në një deklaratë, duke shtuar se i njëjti trend vihet re edhe për duhanin e dredhur.
“Ky trend pritet të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme”, tha kompania.
"Jemi kthyer në koloni financiare të SHBA"
BE po kthehet në një koloni financiare të SHBA-ve. Ish-kryeministri italian, Enrico Letta, thotë se kjo vjen nga pronësia që kanë Shtetet e Bashkuara mbi të dhënat bankare të qytetarëve evropianë dhe dominimi i sistemeve globale të pagesave.
Vera 2024, më e nxehta e regjistruar në histori
Vera që po lëmë pas është më e nxehta në hemisferën veriore që nga fillimi i regjistrimeve. Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike (C3S) të Copernicus bëri të ditur se nxehtësia e jashtëzakonshme rrit gjasat që viti 2024 të kalojë vitin 2023 si më i ngrohti i planetit në histori.
"Gjeopolitika" e turistëve/Shqipëria tërheq shqiptarët dhe europianët, Serbia kinezë dhe turq
Në një postim sot në Facebook, kryeministri Edi Rama njofton se në Shqipëri për periudhën janar – korrik 2024 kanë hyrë në vendin tonë 6.3 milionë turistë. Zoti Rama jep edhe një evidencë të origjinës së vendeve të personave që kanë hyrë që është si më poshtë:
2.4 milionë nga Kosova
481 mijë nga Maqedonia e Veriut
181 mijë nga Anglia
636 mijë nga Italia
109 mijë nga Franca
206 mijë nga Turqia
13 mijë nga Kina
Europa nuk ka gati infrastrukturën e luftës
Europa duket se i ka humbur reflekset e luftës dhe mund të gjendet e papërgatitur në rast emergjence.
Nëse kontinenti i vjetër do të pengojë agresionin e mundshëm rus, i duhet të bëjë një punë shumë më të mirë për të lëvizur tanket, trupat dhe municionet, tha një gjeneral i lartë francez për POLITICO.
E gjithë Europa pi ujë të kontaminuar
Në ujin e pijshëm që konsumohet në Europë është gjetur një substancë e dëmshmë që zakonisht përdoruret në pesticide dhe në proceset e ftohjes.
Gjetja pason një studim të publikuar në maj nga Rrjeti Evropian i Veprimit të Pesticideve (PAN Europe), i cili konstatoi nivele "alarmante" të kimikateve PFAS në lumenjtë, liqenet dhe ujërat nëntokësore të Evropës.
A mund të shkojmë edhe më djathtas sesa jemi?
Le të jemi pak më të sinqertë kur flasim për 'identitetin evropian'
Zyrtarët evropianë janë të prirur të pohojnë se shuma e institucioneve të tyre është më shumë se pjesët e tyre. BE, sipas tyre, nuk është vetëm një grup rregullash të standardizuara, një bashkim doganor dhe një treg i brendshëm. Blloku ka “vlera” si demokracia, liria, dinjiteti.
Për zyrtarët e saj, Evropa është një "aspiratë", një "ide" dhe, më e rëndësishmja, një "identitet".
Utopia europiane e Stefan Cvajgut
Veprat dhe mendimi i autorit hebreo-austriak, Stefan Cvajg, janë të pandashme nga ideja e tij për Evropën. Vizioni i tij përfshin një vajtim nostalgjik për një botë të humbur (së bashku me një mënyrë për ta parë dhe për ta jetuar), pritshmërinë për një ëndërr që nuk është realizuar ende, dhe ndërtimin e hapësirave utopike përmes përvojës dhe kujtesës.
