Erion veliaj
Veliaj: Puna për teatrin e ri fillon këtë verë
Pasi qeveria kaloi në pronësi të Bashkisë së Tiranës truallin e Teatrit Kombëtar, për zbatimin e projektit do të ftohen kompanitë e interesuara. Projekti mbetet i njëjti, ai i paraqitur që në krye të herës nga studio e arkitektit danez Bjarke Ingels. Në një intervistë për MCN TV përmes Skype, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se teatri i ri do të shndërrohet në një hapësirë moderne, njësoj siç është bërë më parë me projekte të tjera që kanë hasur në pengesa.
Veliaj: Nuk tërhiqem, shumë shpejt hapim garën për teatrin e ri
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nuk ka ndërmend të tërhiqet nga ndërtimi i teatrit të ri. Në studion e lajmeve të MCN TV, Veliaj tha se Kushtetuesja thjesht noterizoi skadimin e afatit për ndërtimin e teatrit përmes PPP. Më shumë se një vit pas prishjes së Teatrit Kombëtar, që u kundërshtua me protesta para dhe pasi u shemb, Veliaj thotë se vendin e “kotecit të tallashit” do ta zërë një teatër i ri, gara për të cilin do të hapet shumë shpejt.
Për herë parë/Veliaj raporton më pak aktivitete nga sa kryen
Në një kohë kur Kodi zgjedhor parashikon raportime të aktiviteteve politike 4 muaj para zgjedhejve, subjektet në Shqipëri e kanë shkelur, duke mosraportuar asnjë ose vetëm një pjesë të tyre. Në raportin e Akademisë së Studimeve Politike listën e shkeljeve e kryeson Erion Veliaj, me vetëm 40 aktivitete të raportuara, nga 72 gjithsej.
Rama merr përsipër “sqarimin” e gjobës së KQZ për Veliajn
Një ditë pasi KQZ gjobiti kryebashkiakun e Tiranës me 825 mijë lekë për shkelje të rregullave në zhvillimin e aktiviteteve elektorale, kryeministri Rama i ka dalë në mbrojtje. Rama dhe Veliaj ishin bashkë në Zall-Herr, ku një familje ka hyrë sot në shtëpinë e re të rindërtuar pas tërmetit. Kryeministri tha se gjobat e KQZ-së nuk do e ndalojnë punën e qeverisë.
Teatri i hipokrizisë/A është më Kulla e Sahatit simbol i Tiranës?
Lajmi doli sot se Erion Veliaj i ka dorëzuar aktores italiane Ornella Muti “Kullën e Sahatit”. Kulla në fjalë si çmim apo simbol konsiston në një rikrijim në miniaturë të Kullës së Sahatit në Tiranë, paketuar si zakonisht në një kuti luksoze. Nga ana e vet z. Veliaj ka grumbulluar disa fjali të cilat i ka artikuluar sipas këtij rendi:
Veliaj thotë se "kauza" e PD-së me inceneratorët është gjoba e papaguar nga kompania
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj Veliaj është përgjigjur sot ndaj akuzave të Partisë Demokratike për çështjen e inceneratorit. Në fakt z. Veliaj ka zbardhur apo përsëritur atë që thuhet lart e poshtë nëpër Tiranë: kauzat e PD-së janë një mënyrë për të vënë gjobë. Kështu që në vend se të përgjigjet si kryebashkiak, z. Veliaj ka replikuar si subjekt në tentativë i gjobvënies. Përgjigja e tij ndër të tjera:
Lali të sjell policinë
10 ditë pas tentativës për të shembur një vilë dykatëshe, pronë e familjes Pustina në rrugën "Qemal Stafa" dhe një garazh pranë saj, inspektorët e Mbrojtjes së Territorit u rikthyen sërish për të përfunduar aksionin, këtë herë me mbështetjen e Policisë Bashkiake dhe asaj të Shtetit. Ndërhyrja u kundërshtua sërish nga familja Muharremi, që është e strehuar në një shtëpi përdhese pas vilës në fjalë dhe pronari i garazhit që ndodhet ngjitur me këtë godinë. Në debat me këtë të fundit, kryeinspektori i IMT-së, nuk arriti të paraqesë një dokument për shembjen e objekteve.
Një Artan dhe një Erion duhen për punët e mira në Shqipëri
Një kronikë e TvT e para tri ditëve jepte këtë përshkrim të situatës së raportuar:
Një familje në kryeqytet u përball sot me fadromat e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe Policinë e Shtetit që mbështeti aksionin për shembjen e një banese, në truallin e së cilës do të ndërtohet një pallat.
Shkolla "Andrea Stefani", ose politika Tirana - tironsave
Sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vetë me origjinë nga Terpani i Beratit, apo Urës Vajgurore, ka njoftuar se një shkollë në zonën e Unazës së Madhe do t’i vihet emri, Andrea Stefani.
Publicisti ndërroi jetë pak vite më parë dhe mbahet mend përmbi të gjitha si një gati armik publik i Sali Berishës. A mund të quhet kontribut i qenësishëm një gjë e tillë? A mund të shërbejë kjo disidencë e rreme si vlerë publike? Për zotin Veliaj, Stefani hynte te gazetarët e ndershëm, duke na shpallur kështu se ai bën auditin moral të medias.