edi rama

Trump njofton pjesëmarrjen në takimin e përbashkët të NATO-s në maj. Kush do ta përfaqësojë Shqipërinë?

Postuar në 06 Shkurt, 2017 08:58

Kryeministri shqiptar Edi Rama, ndoshta do të ketë mundësinë, apo detyrimin, të takohet me presidentin amerikan Donald Trump në muajin maj. “Reuters” bën me dije se presidenti i SHBA ka pranuar të takojë liderët e vendeve anëtare të aleancës pas një telefonare me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në të cilën u prek edhe konflikti në Ukrainë.

Shkupi zyrtar – Edi Ramës: Merru me Shqipërinë, lëre fantazinë e liderit të Ballkanit

Postuar në 03 Shkurt, 2017 15:45

Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka reaguar rretha asaj që e quan ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë. Në një reagim ndaj deklaratave dhe komenteve të kryeministrit Edi Rama, ministria maqeonase vlerëson se “do të ishte një gjë e mirë për fqinjësinë mes vendeve që të aplikohet koncepti maqedonas i integrimit multikulturor në shoqëri bazuar në vlerat europiane”. 

“Shqipëria e gatshme të hyjë në luftë” – Bëjini një “like” politikës së jashtme ju lutem!

Postuar në 03 Shkurt, 2017 10:40

Nëse Serbia cenon 1 cm të territorit tonë, Shqipëria e Kosova do të jenë gati t’i përgjigjen”.  Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka kapur edhe njëherë trenin e ngjarjeve mediatike duke e konvertuar politikën e jashtme në shoë personal.

I ftuar në “Zona e Debatit” që drejtohet nga Baton Haxhiu, një gazetar I afërt me pushtetin në Tiranë, Edi Rama, në prezencë të Hashim Thaçit, deklaroi gatishmëri numër 1 për përballjen me Serbinë:

Autostrada si Ekspozitë personale e Edi Ramës (foto)

Postuar në 31 Janar, 2017 10:58

Tre vje tmë parë, në fillim të Qershorit të vitit 2014 nisi realizimi i Projektit të Gjelbërimit për aksin Tiranë-Kashar-Rinas. Ky pojekt u financuanga Ministria e Mjedisit dhe kishte vlerën 60 milion lekë të reja. Punimet përfunduan në dhjetor 2014.

Vrasja e ministrit

Postuar në 31 Janar, 2017 09:25

Ky ishte dëmi më i vogël që ndodhi sot. Në historinë tonë të re kombëtare janë shënuar disa si kjo, kjo është vrasja e katërt “në gjueti”.

Mbi një lajm të munguar në Tiranë

Postuar në 30 Janar, 2017 16:29

Publikimin e para ca ditëve nga Transparency International të raportit mbi indeksin e perceptimit të korrupsionit në nivel global, media e Tiranës e përcolli me një heshtje konsensuale, dhe kjo për arsye të mirëkuptueshme. Ministria e së Vërtetës Qeveritare( nënkupto: mediat proqeveritare)  të cilat minimizimin apo relativizimin e çështjeve, interpretimin e shtrembëruar të fakteve duke përdorur ekspertë mercenarë e kanë sofistikuar në art, duhet të ketë vendosur që raporti nuk përbën lajm.

Gazetari e Pavarur në Shqipëri?!

Postuar në 23 Janar, 2017 12:27

Sot u publikua një shkrim marrë nga “Courrier des Balkans” që akuzon kryeministrin shqiptar Edi Rama se po eliminon gazetarinë e pavarur. Të lexohet me kujdes termi i përdorur: Gazetarinë e Pavarur.

Nuk është vetëm Sali Berisha

Postuar në 22 Janar, 2017 00:07

21 janari është arkivuar në ndërgjegjen e një pjese të qytetarëve të Tiranës si një krim shtetëror, ndërkohë që politika e ka instrument presioni. Dikush tjetër ka emocione personale për këtë ngjarje, por në rendin e zhvillimeve në Shqipëri, ajo nuk shënon më thuajse asgjë me peshë specifike. 21 janari është një nga ato ditë kalendarike të shantazhit politik që njollos edhe atë fije respekti që kërkon zakoni i dikurshëm shqiptar për të vdekurit.

2013 – 2017/PS-ja më e pasur, por jo Shqipëria

Postuar në 15 Janar, 2017 17:34

Kush shikon nga e ardhmja nuk ka asnjë zgjedhje tjetër përveç Partisë Socialiste”. Kështu deklaroi  në takimin me të rinj të Forumit Rinos Socialist, kryeministri Edi Rama i cili në një farë mënyre po na mallkon të gjithëve që të  bëhemi socialistë.

Sigurisht që këto janë fjalë fushate elektorale, që si të tilla përkëdhelin sedrën qytetare e që presupozojnë një ndërgjegje politike progresiste të njerëzve që kanë sy në ballë e mendje në kokë. Të njerëzve që e dinë shumë mirë se “nuk janë të gjithë njësoj”. Njësoj me ata që ikëën.

Asnjë fjalë për Vuçiç. “Arrestimi i Haradinajt, çështje komplekse”

Postuar në 06 Janar, 2017 19:55

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një opinion – qëndrim  mbi arrestimin e Ramush Haradinajt. Në asnjë prej rreshtave të tij nuk përmendet Beogradi zyrtar apo Aleksander Vuçiç, i cili në konferencën për shtyp të para dy ditëve deklaroi se do të kërkohet ekstradimi.

Pages

Subscribe to RSS - edi rama