dhuna
Në pak ditë dy familje humbin dy jetë dhe Policia dy efektivë
Nuk është protestë, por dhunë urbane
Ajo që po ndodh këto dy ditë është asgjë më shumë sesa një mishelë e urrejtjes së ligjshme ndaj Edi Ramës dhe mbarë socialistëve në pushtet, me nevojat politike të opozitës. Produkti shihet: Ministri i Brendshëm i “dorëhequr” me sebepin e duhur dhe okelion e përshtatshme.
Pse vallë ndodhi kjo? Pse ky duf çoi ujë në mullirin e Edi Ramës? Sepse nuk kishim protestë reale, por dhunë urbane që vazhdon nën drejtimin operativ të personazheve pas të cilëve nuk rend kush e që të cilët janë me profil publik falë mediave që me të vërtetë janë bërë kazani i këtij vendi.
George Floyd 2.0. Video e re dhune policore nga ShBA
Një tjetër video e dhunës policore është publikuar në ShBA. Kësaj radhe bëhet fjalë për një 30 vjeçar me probleme mendore, i cili është ndaluar nga policia e New York më 23 mars të këtij viti, nxjerrë lakuriq në rrugë me duar të lidhura dhe ndaj të cilit është ushtruar dhunë dhe i është mbuluar koka me një qese.
Ligji vjen i fundit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë është përfshirë në një incident që patjetër duhet të ketë zgjidhje institucionale.
Gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Sigurisë, Ardi Veliu është pyetur edhe mbi dhunën e ushtruar nga forca të policisë ndaj një adoleshenti. Përgjigja e drejtorit ishte evidentimi i një videoje në celular ku shfaqej një grua e armatosur. Sipas tij ishte nëna e adoleshentit.
Tirana e xanun
E kujt është Tirana? Ja një pyetje që të vjen vetiu ndërmend kur je dëshmitar i ngjarjeve të shformimit dhe riformimit të saj të vazhdueshëm. I kujt është ky qytet, apo gati qytet? Kujt i përket, kujt i flet dhe kë përfaqëson?
Gënjeu edhe sot
Edi Rama shkruajit në Facebook para pak:
KËTË VIDEO NGA SPANJA KU DJE VDIQ NJË NJERI ÇDO KATËR MINUTA, PO E POSTOJ PËR TË GJITHË ATA QË DO SHKOJNË TË BËJNË PAZAR NGA E HËNA E DERI NË FUND TË LUFTËS!
O NJË NGA NJË, NË RADHË SI USHTARË DHE ME DURIM E NË DISTANCË NGA NJËRI - TJETRI TË MBAROJNË TË GJITHË PUNË ME RADHË, PA VRARË NJERËZ MAJTAS - DJATHTAS, O PASTAJ ME VRAP E PA BËRË DOT AS PAZAR...
ZGJIDHNI E MERRNI, SE FORCAT E RENDIT E KANË NDARË MENDJEN TOP DHE KANË PËRGJEGJËSINË HISTORIKE TË REAGOJNË PA ASNJË TOLERANCË
Masakrat e 4 shkurtit e vitit 1944 dhe ajo e 21 shkurtit e vitit 1951
Në historinë tonë të shkurtër (të bërë lëmsh nga një mungesë e plotë e respektit për të vërtetën dhe nga një polarizim i skajshëm politik që nuk lejon tregime dhe analiza realiste të ngjarjeve), në shkurt kujtojmë dy krime të bëra nga shqiptarët ndaj shqiptarëve, të interpretuara në mënyra krejt të ndryshme nga pole të kundërta ideologjike.
Nervozizmi i një të paprekshmi
Organizata Politike denoncon përmes Facebook një rast dhune në TEG, ku sipas saj janë dhunuar aktivistë të saj. Më poshtë deklarata e plotë:
Futbolli thotë atë që fsheh "elita"
Ndeshja e djeshme Tirana-Partizani është paraprirë nga akte dhune të cilat nuk çudisin njeri. Në fund të fundit futbolli është kthyer ngado në arenë dhune, pse të mos ndodhë një gjë e tillë edhe në një shoqëri që dhunën e ka pjesë të kulturës së përditshme. Mirëpo një banderolë si kjo ngjitur është me të vërtetë një akt i ekzagjeruar që nuk dihet si ta lexosh. Urrejtje? Nxitje e urrejtjes?
S'kanë ç'të humbasin veç prangave!
Kryeministri Edi Rama ka nisur të përdorë fjalë importi për të sugjestionuar opozitën dhe protestat e saj. Nëse një ditë më parë, ai soli një thënie të ish-kryeministrit britanik, Churchill për të përcjellë mesazhin se sfidat e pas 30 qershorit janë shumë të mëdha dhe se për to nevojitet dialog, për protestën e nesërme, z. Rama ka zgjedhur Martin Luther King.
Përtej aspektit moral, limiti i protestave të dhunshme qëndron në faktin se ato s’të çojnë në fitore dhe këtë e dinë edhe ata që i bëjnë.