ambasada amerikane

Ndihmë nga marinsat amerikanë për mjedisin

Postuar në 01 Prill, 2016 12:33

Postimi i ambasadës amerikane në Facebook:

"Trupa e marinsave, Komiteti i Gjelbërt, dhe vullnetarë të tjerë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ndihmuan në mbjelljen e pemëve, ndërtimin e gardhit dhe lyerjen e mureve të parkut të ri për romët në lagjen e Tufinës në Tiranë. Grupi ynë punoi së bashku me stafin e Ecovolis, si edhe me vetë pjestarët e komunitetit rom. Edhe ju mund të bëheni vullnetar. Mblidhuni së bashku me miqtë apo fqinjët tuaj dhe mundohuni të ndihmoni në hapësirat më problematike të komunitetit tuaj".

Reforma në Drejtësi, direktivë e Shtëpisë së Bardhë

Postuar në 06 Janar, 2016 22:06

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka thënë për rrjetin “BIRN” se kërkesat dhe angazhimi i ambasadës në Tiranë  për reformën në drejtësi, është politikë dhe direktivë e Deprtamentit të Shtetit si dhe Shtëpisë së Bardhë. “Po bëjmë thjesht punën tonë. Të gjithë ne në Ambasadën amerikane jemi të përqendruar në reformën në drejtësi për shkak të udhëzimit direkt nga zyrtarë të lartë në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin e Shtetit.

Gjyqtarë, prokurorë dhe ministra të korruptuar duhet të largohen

Postuar në 15 Dhjetor, 2015 16:09

Qytetarët shqiptarë, një pjesë e tyre të paktën, shohin si shpresë për ndryshimin e disa gjërave në Shqipëri, përfaqësuesit e ambasadës amerikane në Tiranë. Kjo vihet re edhe në komunikimin në rrjetet sociale mes ambasadorit aktual Donald Lu me qytetarët në rrjetet sociale. Lu ka përsëritur apelin për largim të gjyqtarëve dhe prokuororëve të korruptuar si dhe mbajtjen e përgjegjësive nga ministra të korruptuar.

Pages

Subscribe to RSS - ambasada amerikane