Slideri Kryesor

Zgjim nga letargjia**

Postuar në 06 Shkurt, 2017 08:20

Prej 25 vitesh Rumania është në rrugën e ripërtëritjes. Një vend, që si vende të tjera të ish-bllokut komunit lufton me trashëgiminë e epokës komuniste. Herë mirë, herë keq. Një hap para, dy hapas pas. Pastaj sërish dy hapa përpara, dhe një pas. Kështu vazhdon historia gjithë këto vite. Kriza të shpeshta, aq sa të krijohet përshtypja, se vendi do të zhytet në kaos dhe katastrofë. Por gjithsesi vendi ecën përpara. Por si do të ndodhë kësaj here?

Ekzorcisti - show në 100% të kohës

Postuar në 05 Shkurt, 2017 23:26

Kryeministri Edi Rama e ka zgjedhur këtë fotografi, si "Foton e Ditës" në profilin e vet në Facebook, duke i shtuar kështu vajtimit kombëtar për ikjen e Dritëroit, edhe performancën e ekzorcistit nën modelin e një katoliku. Krejt e panevojshme, pasi siç edhe kombi dixhital ka rënë dakord, shkrimtari i njohur ka vend vetëm në Parajsë. Ndoshta është këndi i shkrepjes që e bën këtë bir të Perëndisë të duket sikur po lufton me demonët. Sikur - pasi funerali duket më tepër si skenaografia e një show, jo si vendi për shprehje respekti apo lutjeje. 

Turqia dhe Greqia, lufta virtuale dhe “braktisja” amerikane

Postuar në 05 Shkurt, 2017 20:44

Greqia dhe Turqia prej më shumë se dy javësh janë në një spirale tensioni pas vendimit të Gjykatës Supreme Greke për të mos i dorëzuar Ankarasë 8 ushtarakët turq që u larguan në Greqi pas grushtit të shtetit.

Ahmeti dhe sovraniteti

Postuar në 05 Shkurt, 2017 19:53

Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim flet sot për emsionn “Exclusive” në Top-Channel. Disa pasazhe nga kjon intervistë janë hedhur në faqen online dhe aty na shfaqet Ahmeti që lë të kuptohet se ndoshta lideri i Ballkanit është ai dhe jo ndonjë tjetër.

"Putin është vrasës". Trump: "Mendoni se SHBA janë kaq të pafajshme?"

Postuar në 05 Shkurt, 2017 16:09

Pesidenti amerikan Donald Trump i ka dhënë një intervistë Bill O’Reilly për Fox News. Pjesë të intervistës që jepet sot janë publikuar online dhe aty shfaqet presidenti amerikan që thotë se e respekton presidenti rus, “pasi ai është lideri kryesor i vendit të vet”. Trump thotë se nëse ne bashkëpunojmë me Rusinë kundër ISIS dhe terrorizmit islamik, atëherë kjo do të ishte shumë mirë, por ai nuk dha garanci nëse do të gjente gjuhën përherë me Putin. I pyetur nëse ai e respekton Putin që është “një vrasës”, Trump tha se “ka shumë vrasës. Mendoni se vendi ynë është kaq i pafajshëm?”.

Dimensioni kushtetues i krizës maqedonase

Postuar në 05 Shkurt, 2017 14:54

George Ivanov, presidenti i Maqedonisë, ka shkelur Kushtetutën kur ka mandatuar Nikolla Gruevskin për krijimin e qeverisë. Kjo sepse Kushtetuta maqedonase nuk flet për parti fituese, por parti që kanë shumicë, pra provojnë se kanë 61 mandate. Në këtë kuptim Ivanov ka luajtur në sintoni më Gruevskin, që u gjet i bllokuar nga ndërhyrja amerikane. Por Kushtetuta maqedonase nuk e ka si dispozitë të rregulluar interpretimin zyrtar të Kushtetutës për aktet e Presidentit, diçka që nuk ja njeh as Gjykatës Kushtetuese.

Prishet muri i Mitrovicës

Postuar në 05 Shkurt, 2017 14:09

Muri në veri të qytetit është prishur sot duke i dhënë fund një ndarjeje artificiale. Prishja e murit u bë pas marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës.

Trump merr goditjen e parë, rrëzohet nga Gjykata e Apelit

Postuar në 05 Shkurt, 2017 12:26

Gjykata e Apelit në SHBA ia ka rrëzuar kërkesën Presidentit Donald Trump për zhbërjen e vendimit të një gjykate federale, e cila “ngriu” urdhrin e Trump për revokimin e vizave për 7 vende myslimane.
Kështu, gjyqtari James Robart i Uashingtonit e pezulloi përkohësisht udhrin e Presidentit javën që shkoi, pas situatës kaotike të krijuar në vend për revokimin e vizave. Trump e cilësoi gjykatësin si qesharak. Pas kësaj, Shtëpia e Bardhë apeloi vendimin, por Gjykata e Apelit në San Franciso ia rrëzoi kërkesën Shtëpisë së Bardhë.

Kryeministri i Rumanisë tërheq dekretin për amnistinë e të korruptuarve

Postuar në 04 Shkurt, 2017 21:05

Kryeministri i Rumanisë Sorin Gkrinteanou njoftoi tërheqjen e dekretit të diskutueshëm mbi amnbistinë e korrupsionit, i cili çoi në protesta masive në vend. “Do të thërras një mbledhje të jashtëzakonshme për ta anulluar, shfuqizuar apo gjetur një zgjidhje legjitime në mënyrë që ai dekret të mos zbatohet”-deklaroi kreu  i qeverisë rumune duke shtuar se se nuk dëshiron të "ndajë Rumaninë".

Fotolajm/Kur hovi i Rilindjes sfidon edhe natyrën

Postuar në 04 Shkurt, 2017 18:06

Kryebashkiaku i Tiranës po kapërcen çdo kufi në funksion të manipulimit me rolin e modelit të ri në politikë, që i ngjan njeriut të ri apo heroit të dikurshëm të socrealizmit. Është i aftë të inskenojë deri në detaj regjinë e shërbëtorit të popullit që nuk ndalet para asnjë vështirësie, as natyrore madje. Në aktivitetin e radhës në Zallbastar u shfaq duke inspektuar punimet e një ure, duke folur me inxhinierët dhe më pas me popullin, ndonëse shiu binte litar.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor