Slideri Kryesor

Ca fakte zyrtare nga kleptokracia e modelit Gjiknuri në kompaninë Albpetrol

Postuar në 19 Shkurt, 2017 14:10

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar shkelje të mëdha në administrimin e Albpetrol, të cilat arrijnë në 15 miliardë lekë. Sipas njoftimit zyrtar të KLSH në periudhën nga data 1 korrik 2015 deri me 30 tetor  janë paguar 79 punonjës për vendime gjyqësore të largimeve nga puna pa shkaqe të arsyeshme të periudhave të mëparshme në shumën 58,448,661 lekë, e cila ka rritur kostot e shoqërisë. Në 40 raste zbatimi i vendimeve gjyqësore është bërë nëpërmjet zyrave përmbarimore duke rritur akoma më shumë koston e këtyre largimeve pa shkaqe të përligjura.

Pse Edi Rama nuk u shndërrua dot në starin e protestës së PD

Postuar në 19 Shkurt, 2017 13:32

Shqipëria përjetoi një tjetër ngjarje politike me protagoniste opozitën e udhëhequr nga Partia Demokratike, e cila po konsumon një aksion që pavarësisht numrave apo frymës që ka, ngre shqetësime për gjendjen aktuale në vend, siç janë inkriminimi i parlamentit, situata e drogës, represioni shtetëror mbi debitorët, papunësia apo dhe mungesa e garancive për zgjedhje me standarde.
E sforcuar ose jo, opozita arriti të mobilizojë mbështetësit e saj për t’ë sjellë një numër të konsiderueshëm qytetarësh nga disa rrethe të vendit të protestojnë përpara kryeministrisë së vendit.

Plani Kerry për paqen: Jeruzalemi kryeqytet i Izraelit dhe Palestinës

Postuar në 19 Shkurt, 2017 12:47

Gazeta izraelite “Haaretz” raporton se administrata amerikane Obama, e përfaqësuar nga sekretari i Shtett, John Kerry, ka propozuar në një samit sekret mbajtur në Jordani në vitin 2016, një plan paqeje që parashikonte njohjen nga vendet arabe të Izraelit si një shtet hebraik. 

Në Milano palmave u vënë zjarrin

Postuar në 19 Shkurt, 2017 12:23

Rrjeti Starbucks donte që të bënte dekorimin me palma në Duomo të Milanos të hapësirës së vet. Palmat u vunë por qytetarët protestuan. Sot gazeta Corriere della Sera njofton se palmave u është vënë zjarri. Qyteti po merr rol të ri në një botë përherë e më pak miqësore. Ndaj nuk duhet lejuar që "revolucionarët" të grabisin kujtimet e brezave të tërë për trille estetike. 

Fotlajm/Kryeministri dorëzohet te PDIU

Postuar në 19 Shkurt, 2017 12:17

Fotoja është bërë sot në Rogner, pak metra nga protesta dhe aty kryeministri Rama është me deputetin e PDIU-së Aqif Rakipi. Dje pati disa deklarata nxitëse për LSI-në duke lënë të kuptohet se protesta e PD-së nuk është pa llogari. 

SHBA – Rusi, rikthehet klima e rivalitetit

Postuar në 18 Shkurt, 2017 22:58

Rusia dhe SHBA mbeten rivalë dhe thuajse antagonistë në një botë përfytyrimi i së cilës është i ndryshëm nga të dy palët. Megjithë premtimet e bujshme dhe deklaratat e pazakonta nga presidenti amerikan Donald Trump, në mes janë interesa të cilat nuk mund të kapërcehen dhe një gjë e tillë ka rënë në sy qartë në punimëet e Konferencës së Mynihut. Ministri i Jashtëm rus, Sergery Lavrov deklaroi se ai shpreson që “bota të pranojë një rend të ri botëror – një rend post perëndimor – më demokratik,në të cilin secili vend përkufizohet nga sovraniteti i tij”.

Protesta si akti i parë serioz i opozitës

Postuar në 18 Shkurt, 2017 21:44

Partia Demokratike ka nisur atë që kishtë ditë që e premtonte: protestën e zgjatur deri në rezistencë ndaj qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Dinamika e ngjarjeve të sotme në bulevardin e Tiranës, ka përgënjeshtruar të gjithë zërat kundër protestës, të cilët çuditërisht vijnë edhe nga mediat. Pjesëmarrja ka qenë masive, duke përftuar kështu seriozitetin e PD-së në organizimin e saj. Ajo është zhvilluar pa incidente, korrekte dhe në përputhje me pritmërinë e një qëndrimi me orë të zgjatuara nga një parti e cila po kërkon garanci për zgjedhjet parlamentare te largimi i kryeministrit aktual.

Berisha e quan revolucion protestën

Postuar në 18 Shkurt, 2017 19:35

Ish kreu i partisë demokratike Sali Berisha iu është drejtuar qytetarëve duke thënë se protesta e kësaj të shtune është për lirinë. Ndërsa nuk ka kursyer një mesazh edhe për kryeministrin Edi Rama.

Fotolajm/Protestë në Shqipëri

Postuar në 18 Shkurt, 2017 16:07

Rama përballë pasqyrës, sërish personazh i krizës

Postuar në 18 Shkurt, 2017 14:18

Kanë ndryshuar rolet. Atë që Edi Rama bëri me Partinë Socialiste në vitin 2009 me grevën e urisë në bulevard, tani e ka përballë godinës ku është si kryeministër. Partia Demokratike nisi aksionin për të qëndruar në shesh deri në pranimin e kërkesave të saj për qeveri teknike që do të organizojë zgjedhjet, për të cilat opozita nuk ka garanci se me Edi Ramën do të jenë të lira e të ndershme.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor