Slideri Kryesor

“Marrëdhëniet me Serbinë në pikën Zero”?

Postuar në 05 Janar, 2017 16:34

Arrestimi i Ramush Haradinajt ka kapërcyer kufijtë e një akti formal që vihet në lëvizje nga urdhër arresti. Bota politike shqiptare në përgjithësi po e lexon atë si një zhvillim politik i cili ka një prapavijë. Fakti që arresti ka ndodhur në Francë tingëllon edhe më shumë për nga konteksti historik, ndërkohë që në Kosovë kanë reaguar të gjitha autoritetet. “Koha Ditore” shkruan se lajmi i raportuar nga agjencia shtetërore serbe e lajmeve “Tanjug” se presidentit serb, Tomislav Nikoliç, i është dhënë leja për të vizituar Kosovën, nuk është i vërtetë.

Drejt një Europe që mbrohet pa Amerikën

Postuar në 05 Janar, 2017 15:42

Vota nuk vlen më për të strukturuar legjitimitetin e atyre që zgjidhen. Ndonëse u aplikua ky parim i shpallur “i shenjtë” në Perëndim, Brexit dhe zgjedhja e Donald Trump, nuk po pranohen si shfaqje demokracie pre një kategorie. Ish – ministri I Jashtëm gjerman, Joshka Fischer shkruan në një opinion në “Project Syndicate” se këto dy zhvillime kanë përcaktuar në një masë të madhe rrjedhën e ngjarjeve politike në Europë, sidomos të zgjedhjeve që pritet të mbahen këtë vit në Gjermani, Francë, Holanë dhe ndoshta në Itali.

Tellalli i yjeve dhe i Gaforres

Postuar në 05 Janar, 2017 14:15

Edi Rama fiton zgjedhjet. Këtë e thotë me bindje një person që quhet Meri Shehu, e cila sipas televizionit kombëtar, Top-Channel, është astrologe. “Çfarë thonë yjet, cili do t’i fitojë zgjedhjet?” Ja pyetjet që shtron Top-Channel që e ekspozon këtë “lajm” në faqen kryesore të vet.

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=344714

Ndryshimet në Kodin Penal, 5 000 lekë/ditë për të shlyer deri në 3 vjet burg

Postuar në 05 Janar, 2017 11:54

Qeveria ndryshon qasjen e vet ndaj politikave penale. Aspekti financiar ka ardhur në vështrim duke rregulluar një vijimësi në sanksione të ngurta që shpërfillin kostot e menaxhimit të burgjeve. “Gazeta Shqiptare” raporton sot se Ministria e Drejtësisë ka propozuar dy drafte që shoqërojnë Koditn Penal dhe atë të Procedurës Penale.

Epidemi me intensitet të lartë

Postuar në 05 Janar, 2017 10:46

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, sqaron për gazetën “Panorama” situtën gripale në vend, çfarë virusi po qarkullon, grupmoshat e ekspozuara si dhe masat që duhen marrë.

Çfarë është ky virus?

Kemi të bëjmë me një virus që nuk ka qarkulluar në vendin tonë për një kohë të gjatë. Por deri më tani nuk kemi hasur në raste të rënda.

Sa rrezik paraqet?

Kemi epidemi me intensitet të lartë, por jo me peshë të rëndë shëndetësore. Rreziku varet nga grupmoshat që prek.

“Vdekja e Mbretëreshës”, BBC-ja “demonton” teknikën e një lajmi të rremë

Postuar në 05 Janar, 2017 09:59

BBC-ja shkruan sot për ngjarjen mediatike të “vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II”. Lajmi doli në ditët e fundit të dhjetorit përmes platformave sociale dhe u përhap në Britaninë e Madhe dhe Europë si i vërtetë, ndërkohë që mbretëresha ishte në fakt e sëmurë me një të ftohtë. Ka rëndësi të theksohet se burimi ka qenë një profil në Twitter – një profil personal që në datën 29 dhjetor shkruante për një “blackout total të medias” në mbulimin qeveritar të vdekjes së supozuar të Elisabeth II.

Televizioni dhe terrorizmi*

Postuar në 05 Janar, 2017 08:20

Televizioni dhe terrorizmi

Kriza SHBA-Turqi/Ankaraja, presion të hapur me bazën ajrore të Incirlikut

Postuar në 04 Janar, 2017 16:25

Turqia ka dhënë sot një sinjal tjetër se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të jenë ashtu si deri më sot. Formalisht është gjetur mungesa e mbështetjes nga koalicioni ndërkombëtar kundër ISIS, ashtu siç e intepreton Ankaraja, për të shtruar një pyetje që mund të ketë pasoja me natyrë strategjike.

Një vetëvrasje pas dënimit për përdorim droge dhe “Escobari” i pakapshëm

Postuar në 04 Janar, 2017 15:35

Prindërve do t’u mbeten vetëm lotët dhe të kapin kokën me dorë. Ky është rasti më I fundit që të kujton si zile alarmi se ku jeton. Rasti i Estref Halilit, 22 vjeçarit nga Kolonja e Lushjnes që u vetëvar në burgun e Rrogozhinës ka marrë jehonë. Pa marrë asnjë pozicion për të vërtetën e ngjarjes, një gjë kuptohet fare qartë: ky shtet bën të kundërtën e riedukimit.  Historia e Halilit është ulëritëse kur sheh se Klement Balili, njeriu I tonaletave të drogës nuk “po kapet dot”, e ndërkohë një 22 vjeçar prangoset për një cigare.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor