Slideri Kryesor
“Perdja e Hekurt”...dixhitale
Situata e krijuar në zgjedhjet presidenciale amerikane ka krijuar një perspektivë krejt tjetër për ato që quhen strategji të sigurisë kombëtare. Ndonëse institucionet amerikane nuk kanë provuar dot se pati hakerime nga Rusia që ndikuan në zgjedhje, akuza qëndron dhe madje qëndron edhe premtimi i presidentit Barack Obama për hakmarrje. Në këtë kuadër,
Fund rolit “moderator” në rajon?
Mediat maqedonase po i kushtojnë vëmendje lëvizjeve të përfaqësuesve politikë shqiptarë në vendin fqinj, prej të cilëve varet fati i qeverisë së ardhshme. Mënyra sesi po shihen ecejaket e Ali Ahmetit sidomos në Tiranë, në takimet e tij me kryeministrin shqiptar, në kujtojmë atë klimë që shoqëron në Shqipëri vizitat e Vangjel Dules në Athinë.
Propaganda e ISIS me fëmijët e luftës, tjetër video brutale
Shteti Islamik ka publikuar një video të re në morinë e mesazheve propagandistike për luftën e tyre në emër të xhihadit. Në të shfaqen fëmijë duke u trajnuar me armë si të loftojnë në fushën e betejës dhe si të ekzekutojë të burgosurit e tyre.
Fëmijët mësohen si të përdorin armët në në luftrat urbane, por edhe në hapësira të hapura në fshat. Këto video propagandistike publikohen në një kohë kur organizata terroriste ka marrë goditje të rënda në Siri dhe Irak.
Një konsideratë nga Moska për nobelistin Obama
Veçanërisht nënçmuese ishin komentet e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse si reagim ndaj vendimit të qeverisë amerikane për të dëbuar 35 diplomatët rusë nga Shtetet e Bashkuara.
Ligji për importin e mbetjeve do të rishikohet
Qeveria ka bërë një hap mbrapa për ligjin e mbetjeve. Pas një zvarritjeje nga Kuvendi në shqyrtimin e dekretit të Presidenti që kthente ligjin e miratuar, me gjasë si shfaqje e presionit të LSI-së, komisioni përkatës, ai i Veprimtarive Prodhuese, ka vënë në lëvizje procesin e rishikimit.
“Dekriminalizimi është çështje etike, modeli turk për investimet”
Kryeministri doli në një konferencë interaktive me mediat dhe publikun njëkohësisht në rrjetet sociale për të bërë një bilanc të punës 3 vjeçare të qeverisë, e ndërtuar sipas modelit pyetje-përgjigje. Fillimisht kreu i qeverisë bëri një panoramë të sukseseve siç i quajti reformat e ndërmarra në këtë periudhë nga qeveria e tij, duke folur për një model ekonomik që për vitin e ardhshëm do të japë një rritje ekonomike 3.5 për qind dhe fokusohet në marrëdhëniet e Partneritetit Publik Privat, të njohura ndryshe si praktika e konçensioneve.
Edhe “Guardian” në lojën e lajmeve të rreme
Në një nga paraqitjet e saj të rralla kur humbi zgjedhjet presidenciale një muaj më parë, Hillari Clinton ngriti shqetësimin e lajmeve të rreme që sipas saj ishin kthyer në një rrezik për demokracinë amerikane, duke lënë të kuptohet se ndikuan edhe në disfatën e saj përballë Donald Trump.
Ambasadori francez në Tiranë nxjerr shqiptarët në “Le Monde”
Franca zyrtarizon shqetësimin e vet për azilkërkuesit shqiptarë. Gazeta “Le Monde” i ka lënë dje një vend Shqipërisë dhe shqiptarëve që paskan dyndur Francën me kërkesa për azil politik. Gazeta madje shkruan se ka një shqetësim të posaçëm për këtë, pasi 5 700 shqiptarë kanë paraqitur një kërkesë në këtë vend. Kërkesat janë trefishuar në tre muajt e fundit, duke sinjalizuar një prirje shqetësuese. Lajmi është ndërtuar nga një letër që ambasadori francez në Tiranë, Bernard Fitoussi i ka dërguar Ministrisë së Brendshme shqiptare.
Atentati në ndeshjen Shqipëri-Izrael u parandalua nga KOSOVA
Këto javë është folur disa herë për shmangien e një atentatit terrorist në ndeshjen Izrael – Shqipëri që u luajt në Elbasan Arena. Përfaqësues politikë të qeverisë shqiptare u mburrën se “(ne) parandaluam sulme terroriste”, duke vijuar me atë buzëqeshjen misterioze të atij që kushedi se çfarë di, por nuk I lejohet të flasë. Në fakt, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, gjatë një bisede me “RTV Dukagjini” ka zbuluar më shumë sesa “mistikët” e antiterrorizmit në Tiranë.
