Slideri Kryesor

Tcvetan Todorov dhe “Lulja e diellit” e Simon Vizentalit

Postuar në 14 Shkurt, 2017 18:33

“Lulja e Diellit” është një tregim gjysmë autobiografik Simon Vizentalit, i atij që, si asnjë tjetër, ndoqi pas lufte kriminelë nazistë të fshehur kudo nëpër botë dhe ia dha drejtësisë. Është shkruar jo thjesht për të treguar një ngjarje makabre, por edhe për të hapur një diskutim të gjerë mbi krimin, ndëshkimin apo mundësinë e faljes së kriminelëve politikë dhe ideologjikë, apo kriminelëve në përgjithësi.  

Ambasada e SHBA ndryshon tonin: Reforma në drejtësi, me mbështetjen e Ilir Metës

Postuar në 14 Shkurt, 2017 15:47

Janë ulur tonet mes kreut të Kuvendit Ilir Meta dhe ambasadës amerikane në Tiranë. Pas një takimi të zhvilluar sot mes Metës dhe ambasadorit amerikan, selia diplomatike në Tiranë ka shpërndarë këtë njoftim:

Presidenti inicion hetim për gjyqtarët që dhanë pafajësi për Hakmarrjen për Drejtësi

Postuar në 14 Shkurt, 2017 15:38

Këshilli i Lartë i Drejtësisë njofton se do të nisë hetimin për shkelje disiplinore për gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda në Tiranë, të cilët dhanë vendim pafajësie për anëtarët e organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”. Iniciativa është marrë nga Presidenti i Republikës si kryetar I Këshillit dhe konkretisht detyrën e verifikimit të “dyshimvet të arsyeshme të ngritura në media dhe në opinionin public”, do ta bëjëë sipas ligjit Inspektoriati.

Z. Ministër: Gjej njëherë kush janë legenat, pastaj kërko armët!

Postuar në 14 Shkurt, 2017 14:47

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri vazhdon fushatën e sensibilizimit për dorëzimin e armëve, përmes një nisme ligjore që synon të amnistojë të gjithë personat që posedojnë armë zjarri. Në parim nisma duhet përshëndetur dhe ndoshta duhej ndërmarrë vite më parë si një prej masave për të reduktuar pasojat e konfliktive me armë zjarri. Por a është vërtet ky problemi kryesor për sigurinë sot? 

Erjon, sinqerisht: Merr ca ditë - lajme pushim!

Postuar në 14 Shkurt, 2017 14:13

Gazeta “Tema” njofton sot se kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj sugjeron ndryshimin e orarit të administratës për të eliminuar trafikun.

Si qëndron puna?

Ndarja e Maqedonisë, Moska: Artikujt në mediat gjermane, provokime. Na faturojnë ide që i nxisin vetë

Postuar në 14 Shkurt, 2017 12:16

Ditën që ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, vizitoi Maqedoninë, gazeta austriake “Der Standard” publikoi një artikull sipas të cilit ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov ka propozuar në vitin 2015 ndarjen e Maqedonisë. Kujtojmë se Kurz u përfshi në një incident kur gjatë fushatës mori pjesë në krah të Nikolla Gruevskit, që në çdo rast nuk arriti të krijonte dot qeverinë, pavarësisht se një ministër nga një vend anëtar i BE-së dolin hapur në favor të tij.

"Pesë gjëra të zgjidhen nga protesta, behreqaves"

Postuar në 14 Shkurt, 2017 10:20

-Do bëjnë protestë këta. Kushedi çfarë mund të ndodhë!

-Mos e vri mendjen! Kështu është me radhë. Në demokraci opozita proteston. Dje protestonin ata, sot protestojnë këta. Kështu është kjo punë. Sikur 5 gjëra të zgjidhen për shkak të protestës, behreqaves për ne.

Bisedë mes dy grave në një bar në Tiranë.

Sondazhi/Në të gjithë Europën Lindore, NATO shihet si kërcënim vetëm në Rusi dhe në Serbi

Postuar në 14 Shkurt, 2017 08:58

Një sondazh i organizuar nga Gallup evidenon se në të gjitha vendet e Europës Lindore vetëm serbët dhe rusët e perceptojnë NATO-n si kërcënim. “Ndonëse edhe së fundmi presidenti amerikan Donald Trump e quajti NATO-në si të vjetëruar, njerëzit në shumë nga vendet anëtare në Europën Lindore e lidhin aleancën me mbrojtjen e vendit të tyre”, raporton Gallup.

Bosnja – Hercegovina, Bullgaria dhe Greqia janë vende që dominohen nga një prirje neutraliteti, qytetarët e të cilave nuk e shohin NATO-n as si kërcënim dhe as si mbrojtje.

Vendosja e bustit të Papës në Tiranë, akt i paarsyeshëm. Jemi popull me tri fe...

Postuar në 13 Shkurt, 2017 22:33

Rexhep Qosja ka dhënë sot një intervistë për emisionin “Dritare” në Vizion Plus.  Ai ka folur për një sërë çështjesh duke dhënë ato vlerësime që janë të njohura tashmë. Qosja ka vlerësim thuajse maksimal për Edi Ramën, që sipas tij ka dëshirë për modernizimin e Shqipërisë. Në listën e vërejtjeve akademiku kosovar rendit ndërhyrjen e Ramës në çështjet fetare, duke tërhequr vëmendjen në një aspekt delikat të jetës publike shqiptare. Thotë Qosja:

Burrnesha e shtetit!

Postuar në 13 Shkurt, 2017 19:40

Avokatja e Shtetit Alma Hiçka i është drejtuar me një letër Drejtorit të Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj ku i kërkon arrestimin në flagrancë të deputetit Edmond Spaho, njëherësh nënkryetar i Parlamentit dhe kryetar i Komisionit Hetimor për çështjen CEZ.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor