Slideri Kryesor
Guvernatori në lojën e qeverisë?
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka kërkuar sot nga bankat e dyta në Shqipëri që të vlerësojnë me objektivitet dhe të japin kredi për projekte që siç i quajti ai janë fisibël.
“Bilancet e bankave janë pastruar dhe gjendja e tyre është e shëndetshme. BSH kërkon që bankat të studiojnë kërkesat fisibël per kredi. Ka ardhur koha që kreditimi të zërë vendin që i takon në ekonomi”, tha Sejko gjatë fjalës së mbajtur në konferencën “Bankat dhe rritja ekonomike në Shqipëri”.
Moderohen tonet/”Marrëveshja e detit, jo kundër Shqipërisë, por negociim joprofesional”
Myslym Pashaj, koloneli në pension që në vitin 2010-2011 u angazhua në oponencën e marrëveshjes për delimitimin e ujërave territoriale dhe shelfit continental me Greqinë, ka dhënë sot një intervistë për gazetën “Panorama” përmes të cilës ka komentuar zhvillimet e fundit mes të dyja vendeve. Në komentet e tij duhet veëuar qëndrimi “i ri”, joemocional, që Pashaj mban në raport me marrëveshjen aktuale.
Njohja e Kosovës, temë debati brenda presidencës boshnjake
Kosova është kthyer në një temë debati brenda presidencës boshnjake. Anëtari boshnjak I saj, Bakir Izetbegoviç, i tha agjencisë gjermane “Deutsche Welle” se njohja e Kosovës duhet të kishte ndodhur tashmë, por sipas tij janë përfaqësuesit serbë ata që e bllokojnë një gjë të tillë.
“Përpjekjet tona për të bërë këtë kanë krijuar probleme brenda Bosnje-Hercegovinës”, tha ai. I pyetur nëse Bosnje-Hercegovina do ta njihte Kosovën, ai u përgjigj në mënyrë pohuese.
Aritmetika që duam
Kryeministri Edi Rama postonte dje në mbrëmje këtë llogari të cilës i vë etiketat që dëshiron.

https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10151850199621523.107374215...
Investimet ‘strategjike’ në turizëm ngrihen mbi prona të kontestuara
Ndërtimi i karabinave në plazhin e Palasës në jug të Shqipërisë thuajse ka përfunduar, një vit pasi kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit, firmosi lejen për ndërtimin e resortit turistik “Green Coast.”
Ky resort është vlerësuar nga qeveria shqiptare si një investim strategjik në turizëm, çfarë i siguron investitorit mbrojtje shtesë ligjore deri në shpronësim për interes publik ndaj pretendimeve mbi pronësinë e tokës ku po ndërtohet.
Firmoset plani franko-gjerman për mbrojtjen e Europës
Vizioni i përbashkët franko-gjerman i bashkëpunimit midis vendeve evropiane në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes merr "udhë" pas nënshkrimit nga 23 vende të BE-së të planit për mbrojtjen e përbashkët ushtarake.
Marrëveshja njihet si Bashkëpunimi i Përhershëm Strukturor (PESCO). Pjesëmarrësit e takimit nënshkruan një sërë angazhimesh që "përfshijnë rritjen e shpenzimeve për kërkime dhe teknologjinë në sektorin e mbrojtjes në masën 2% të shpenzimeve totale të mbrojtjes" dhe "rritje të rregullt në terma realë për buxhetet e mbrojtjes”
Kjo ishte loja, Visho Ajazi Lika shkon ambasador i Shqipërisë në NATO
Pikëpyetjeve mbi dorëheqjen e papritur të Visho Ajazi Likës nga drejtimi i Shërbimit Informativ Shtetëror u ka dhënë fund propozimi që qeveria ka bërë për ta emëruar atë ambasador të Shqipërisë në NATO.
Vetë ish-kreu i Shish nuk dha asnjë shpjegim për largimin nga posti që mbante prej 5 vitesh, ndërsa motivet e dorëheqjes u komentuan si vullnet personal i tij për të lënë këtë detyrë. Zyra për shtyp e kryeministrit tha përmes një reagimi zyrtar se kreu i qeverisë kishte mirëpritur dorëheqjen e kreut të SHISH dhe e kishte falenderuar për kontributin.
Rama: Duam partneritet strategjik me Greqinë
Një prej çështjeve që kryeministri Edi Rama preku në mbledhjen e grupit parlamentar socialist ishte takimi dypalësh në Kretë i ministrave të Jashtëm të Shqipërisë e Greqisë. Ai tha se dy qeveritë janë të interesuara që mes dy vendeve të hapet një kapitull i ri dhe në këtë kontekst synimi është nënshkrimi i një traktati të partneriteti strategjik. Në dëklaratën e dy ministrive bisedimet u konsideruan “një hap i madh përpara dhe se përpjekjet për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për problemet afatgjata do të vazhdojnë”
Akuza: Me buxhetin 2018 po pastrohen paratë e kanabisit. Të ndërhyjë FBI dhe DEA
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar qeverinë se po kryen pastrim masiv të parave të drogës përmes buxhetit 2018. Në një dalje për mediat, Basha ka deklaruar se biznesi i ndërtimit është skemë tradicionale për pastrimin e parave dhe kjo po ndodh në Shqipëri.
Treshja kryesore europiane + BE kundër SHBA: Respektojmë marrëveshjen bërthamore me Iranin
SHBA mbetet thuajse vetëm në kontestimin e marrëveshje bërthamore me Iranin. Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel ka deklaruar se Gjermania ka rënë dakord me Francën dhe Britaninë e Madhe si dhe me diplomaten kryesore të BE-së, Federica Mogherini që të të vijojnë të respektojnë marrëveshjen e vitit 2015.
“Ne jemi të bashkuar dhe duam të mbajmë një marrëveshje për programin bërthamore Iranian, përndryshe ne rrezikojmë që ky shtet të krijojë armë bërthamore”, tha ai pas një takimi me homologët e vet.
