Dënime me burg për Albin Kurtin dhe deputetët e gazit lotsjellës

Katër përfaqësues të Vetëvendosjes janë dënuar me burg për veprime të kryera në sallën e Kuvendit të Kosovës. Mediat vendase njoftojnë se Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallurt fajtorë dhe ka dënuar Albin Kurtin, me 1 vit e 6 muaj burg, Donika Kadaj Bujupi, 1 vit e 6 muaj, Albulena Haxhiu me 1 vit e 3 muaj dhe Faton Topalli me 1 vit e 3 muaj burg.
Akuza ishte për hedhjen e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit dhe dënimi është me kusht me periudhë verifikimi 2-vjeçare që do të thotë se deputetët në fjalë nëse kryejnë vepra të tjera penale do të arretohen dhe do të kryejnë masën e dënimit.
Add new comment