Slideri Kryesor
"Europa do të jetë e bardhë"
Dhjetëra mijëra vetë morën pjesë sot në një marshim në qendër të Varshavës me rastin e ditës së Pavarësisë. Marshimi u organizua nga lëvizja e rinisë nacionaliste që kërkon një Poloni etnikisht të pastër, me më pak myslimanë dhe hebrej. Këngë dhe parulla që lexonin “Europa e bardhë”, “Europa do të jetë e bardhë” dhe “Gjak i pastër”, shoqëronin pjesëmarrësit në një shfaqje të re nacionalizmi ksenofobik në një vend anëtar të BE-së.
Me kë qeverisi për katër vjet?
Kryeministri Edi Rama është shprehur sot në një bashkëbisedim me qytetarët në Mat:
“…kemi një fenomen të trashëguar të administratës, ku ka shumë parazitë, grabitqarë, njerëz që i shohin qytetarët nga xhepi dhe s’ua kërcet fare kush është përballë”.
Duke besuar se e ka seriozisht dhe jo me nevojën për spastrime nga njerëzit e LSI-së, ky qëndrim i fundit i Edi Ramës vendos një standard pabesueshmërie në raport me institucionet.
Në Kretë hidhet valle greke (Foto)
Pritet me shumë interes çfarë do të vendosë takimi i Kretës mes ministrit të Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek Nikos Kotzias. Referuar burimeve diplomatike apo zërave pranë dy qeverive mediat kanë folur për një axhendë të hapur bisedimesh ku vend kryesor kanë zënë marrëveshja e kufirit detar dhe heqja e ligjit të luftës. I vetmi prononcim zyrtar ka qenë ai i ministrit grek Kotzias pasditen e së shtunës, pas përfundimit të një raundi bisedimesh dhe vizitës në shpellën e Zeusit në ishullin e Kretës.
100 mijë diabetikë në Shqipëri. 5 mijë të diagnostikuar çdo vit
Nëse do të pranojmë shifrën 2.8 milionë për prezencën e përhershme të banorëve në territorin e Shqipërisë, atëher diçka më pak se 4% e tyre janë të prekur nga diabeti. Vizion Plus raporton sot mbi përmasat në rritje të kësaj sëmundjeje degjenerative e cila është shumë komplekse dhe që të komplikon jetën. 5 mijë është numri i të diagnostikuarve me diabet për çdo vit dhe sipas mjekut endokrinolog, Florian Tori, jemi në një prirje për epidemie. Sëmundja në fjalë e ndikon shumë cilësinë e jetës së pacientit, por ajo ka edhe pasoja sociale.
Qeveria e telefonit dhe e dëgjesave! (Video)
Gjatë dëgjesës me qytetarët në Dibër, kryeministri Rama ka ndeshur në disa komente për qeverisjen dhe mënyrën sesi po trajtohen problemet e banorëve në disa zona. Po përcjellim disa prej këtyre replikave që kreu i qeverisë pati me qytetarët dhe zgjidhjet që ai propozoi.
"Koha për shkëmbim vizitash Meta - Vuçiç"
Ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka, i ka dhënë së fundmi një intervistë revistës “Cord”. Intervista konsumon deri diku të gjithë pikëpyetjet që kanë të bëjnë me raportet mes Serbisë dhe Shqipërisë, nisur nga standardi i ri i vendosur me vizitën e Edi Ramës në Serbi, në vitin 2014. Boçka e cilëson këtë moment si pikë kthese, si një “moment politikë domethënës vendosmërie në kapërcimin e pengesave që ekzistojnë për një kohë të gjatë”.
“Vetëm Zoti e di se çfarë po i bën trurit të fëmijëve Facebook”
Sean Parker, ish-presidenti i Facebook, ka bërë dje disa komente shumë kritike mbi atë që rrjetet sociale po krijojnë në marrëdhëniet njerëzore. Gjatë një aktiviteti në Filadelfia, Parker, që aktualisht drejton një fondacion me emrin e tij, ka folur pak edhe për fillimet e Facebook.
I hapet rrugë kërkesës turke. Apeli i Durrësit lëshon urdhër arresti për shtetasin Muhamed Aydogmus
Mediat turke kanë rikthyer në vëmendje çështjen e Muhamed Aydogmus, një profesor turk që jetonte dhe punonte në Shqipëri. Pak ditë më parë, ai është gjykuar në Gjykatën e Faktit në Durrës dhe është lënë i lirë. Aydogmus akuzohej për falsifikim dokumentesh dhe kalim të paligjshëm kufiri, ndërkohë që Turqia kërkonte ekstradimin me akuzën e përfshirjes në atë që ajo e quan organizata terroriste FETO.
Presidenti refuzon kërkesën për publikimin e diskutimeve të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare
Presidenti i Republikës ka hedhur poshtë kërkesën e një grupi deputetës të PD-LSI për publikimin e diskutimeve të zhvilluara në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtaretë datës 11 nëntor 2016. Duke shprehur ndjeshmërinë maksimale për kërkesën dhe dukurinë e trafikut të drogës, kreu i shtetit, Ilir Meta, argumenton se publikimi i materaleve të kësaj mbledhjeje do të shënonte një precendet me pasoja, ndërkohë që prokuroria nëse ka nevoja hetimore mund të aksesojë informacionin.
Për median dhe kundër medias
Po përcjellim më poshtë fjalën e kryeministrit Edi Rama, mbajtur sot në Konferencën “Ballkani Perëndimor në Ditën Ndërkombëtare të Medias”, zhvilluar në Tiranë. Meqenëse fjala e kryeministri ka provokuar debate, meqenëse është parë si sulm ndaj medias në vend se një kritikë, menduam të japim të plotë(minuta 8:30).
