Slideri Kryesor

Hetime për konfirmimin e kontakteve Tahiri-biznesmeni S.

Postuar në 09 Nëntor, 2017 18:20

 “Shqiptarja.com” raporton sot se prokuroria e krimeve të rënda dyshon se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka udhëtuar në makinën e O.S., personi i arrestuar pak ditë më parë me 863 mijë euro dhe dy patenta lundrimi të Tahirit. Gazeta i referohet burimeve sipas të cilave,

Katandisja e një partie/Në "mbrojtje" të Saimir Tahirit me letra anonime nga populli dhe biografinë e Habilajve

Postuar në 09 Nëntor, 2017 15:23

Sot ka folur në Parlament deputeti i PS-së, Fate Velaj. Z. Velaj nuk është njeri i prononcimeve, as edhe ndonjë parlamentar me përvojë. Ai vjen nga tjetër rrugë. Por kontributi i z. Velaj në këtë seancë ka qenë larg artit, ndonëse pranë letrave. Ai ka nxjerrë nga xhepi një letër të banorëve të Vlorës, që kanë tubuar njohuritë e tyre për lidhjet fisnore të Habilajve.

Hahn, makiazh qeverisë!

Postuar në 09 Nëntor, 2017 13:35

Komisioneri i Zgjerimit, Johanes Hahn i ndodhur në Tiranë në kuadër të një konference për lirinë e medias, i dha oksigjen qeverisë që ndodhet në pozita jo fort komode për shkak të skandalit me ish-ministrin Tahiri dhe dyshimet për implikimin e strukturave të policisë në trafikun e drogës. Zyrtari europian foli për progres në luftën kundër kanabisit dhe deklaroi se Shqipëria është në rrugën e duhur, por sipas tij rekomandimi pozitiv për hapjen e negociatave do të varet nga rezultatet e vetingut.

Koha që Shërbimi i Jashtëm të konsiderohet ndryshe nga politika

Postuar në 09 Nëntor, 2017 12:16

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka prezantuar dje në Komisionin Parlamentar për Politikën e Jashtme, projektbuxhetin e kësaj ministrie për vitin 2018. Sipas ministrit rritja për këtë vit është me 0.74% krahasuar me një vit më parë dhe sipas asaj që ai deklaroi fondi mjafton që ndër të tjera “të vazhdohet me pjesë të ndryshme të rikonstruksionit të godinës së Ministrisë së Jashtme”. Ndërkohë që siç tha Bushati “jemi në fazën e mbylljes së bibliotekës”.

S’ka bisedime për çamët në Kretë, zbardhet axhenda

Postuar në 09 Nëntor, 2017 11:34

Takimin disaditor mes ministrit të jashtëm Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek, Nikos Kotzias për të cilin kanë nisur përgatitjet nga kjo e enjte mediat greke e komentojnë si bisedime rraskapitëse që do të zgjasin deri të dielën me shpresën për të arritur progres në disa nga çështjet që ndajnë të dy palët.

Itali/Godet gjatë intervistës gazetarin e Rai. Nuk arrestohet(video)

Postuar në 09 Nëntor, 2017 08:47

Ka përfunduar me dhunë intervista e një gazetari të Rai “Nemo” me Roberto Spada, vëlla i një kapoklani, Carmine “Romoletto”. Intervista vjen në kuadër të fushatës elektorale dhe është zhvilluar në Ostia, njësi e Romës, që është prekur nga aktivitetet mafioze. Spada qëllon me kokë dhe i thyen hundën gazetarit Daniele Piervincenzi që ka dhënë dorëheqjen në mbrëmje dhe qëllon me një shkop gome kameramanin Edoardo Anselmi. Solidariteti me gazetarin nuk ka munguar, madje edhe nga kryeministri Paolo Gentiloni.

Gudar Beqiraj jep dorëheqjen, shpëton Akademinë e Shkencave nga shkrirja e plotë

Postuar në 08 Nëntor, 2017 22:42

Nuk ka zgjatur shumë qëndresa e Gudar Beqirajt në krye të Akademisë së Shkencave. Në një takim të sotshëm me Presidentin Ilir Meta, ai ka paraqitur dorëheqjen nga detya në të cilën u zgjodh pa garë vetëm disa javë më parë. Në njoftimin e presidencës thuhet shprehimisht se Beqiraj ka përcjellë vendimin e tij duke shprehur formalisht se do të vijojë të kontribuojë për reformimin e Akademisë.

Nostalgjia për komunizmin/"Në Shqipëri ka ende një frikë nga liria e aktivitetit ekonomik"

Postuar në 08 Nëntor, 2017 19:58

Eksperti i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski, flet në një intervistë për "Zërin e Amerikës", për trashëgiminë e komunizimit në Shqipëri. Për lidhjet e trashëguara, për nostalgjinë dhe krahasimet me bilanc pozitiv në favor të regjimit komunist me kohën e sotme. Bugajski sjell edhe një konstatim  interesant në këtë drejtim: sipas tij, në këtë rast “Në një farë mënyre do të thosha se kemi të bëjmë me një frikë nga liria e aktivitetit të sotëm ekonomik”. Është një pikë që është harruar pas arsyetimeve banale politike.

Më poshtë intervista: 

Studiuesi Plasari: "Çështja "Tahiri" nuk do të mbyllet. Ka elementë që as kryeministri nuk i di"

Postuar në 08 Nëntor, 2017 16:05

Studiuesi Aurel Plasari shprehet se çështja e Saimir Tahirit nuk do të mbyllet dhe nuk mund të mbyllet. Në një intervistë për emisionin “Studio e Hapur”, zhvilluar më datë 3 nëntor, Plasari, thotë se as kryeministri nuk është në dijeni të disa elementëve të kësaj çështjeje që nuk e lejojnë atë të mbyllet.

“Nuk është vetëm çështja e drogës”, shprehet ai, pa zbuluar gjë më tej.

Opozita fut në lojë Metën (Letra)

Postuar në 08 Nëntor, 2017 13:45

Opozita duket se është kordinuar me Ilir Metën, të cilit i ka kërkuar publikimin e te dhenave te mbledhjes se  Këshillit të Sigurisë, mbajtur 11 nentorin e shkuar nga presidenti Nishani. Kërkesa është firmosur nga Flamur Noka, Myslim Murrizi, Isuf Çelaj, Ervin Salianji, Xhemal Gjunkshi, Luan Rama dhe Endrit Braimllari. Ata kërkojnë që deklasifikohet materiali i diskutuar në atë tyrezë pas dyshimeve me përfshirjen e zyrtarëve të lartë në trafikun e drogës.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor