Slideri Kryesor
Të tjera telashe për Sajmir Tahirin
Të tjera telashe për Sajmir Tahirin pas ndalimit të një 25 vjeçari në Elbasan, në makinën e të cilit u gjetën 2 patenta lundrimi të ish-ministrit të Brendshëm. Për dy patentat për mjete lundrimi të ish-ministrit të brendshëm Sajmit Tahiri, mësohet se 25 vjeçari me inicialet O.S. ka deklaruar se i kishte harruar në makinën miku i tij që ishte shofer i ish-minitrit të Brendshëm. Dy patentat mbajnë gjeneralitetet dhe fotot e Sajmir Tahirit, njëra prej të cilave e lëshuar më 26 korrik 2017.
Zgjedhje nën hijen e Mafias në Siçili, të frikshme ngjashmëritë me Shqipërinë
Në Siçili të dielën do të mbahen zgjedhjet lokale. Mafia është bërë "më pak e etur për gjak, por shumë më efektive, kryesisht në mekanizmat politike", thotë Ambrogio Cartosio, për shumë dekada prokuror i antimafias. Në intervistën e dhënë për mediat lokale shihen ngjashmëri thelbësore me Shqipërinë dhe mënyrën si politika ka inkurajuar dhe mbrojtur shkelësit e ligjit.
Si po shkon Cosa Nostra?
Me zë dhe me figurë, emërime partiake në arsim (Video)
Emisioni investigativ “Stop” denoncoi një rast skandaloz në Zyrën Arsimore të Gramshit. Të implikuar në këtë aferë korruptive dhe të abuzimit me detyrën janë Kryetarja e Bashkisë së Gramshit, Luljeta Dollani (PS) dhe kryetari i Zyrës Arsimor të Gramshit, Xhevit Dyrmishi. Alma Jonuzi iu drejtua emisionit për të denoncuar pushimin nga puna si mësuese matematike, pa motivacion, pas 15 vjetësh punë.
Italia: Godisni të paprekshmit
Teksa debati politik mbi çështjen Tahiri ka kaluar në plan të dytë për shkak të hetimeve që nuk kanë nxjerrë ende diçka që të rëndojë akoma më shumë pozitën e ish-ministrit nga Italia vjen mesazhi se është koha që edhe në Shqipëri të goditën të paprekshmit.
Deklarata u bë nga Ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti pas takimit që pati në Tiranë me ministrin shqiptar Fatmir Xhafa.
Presidenti çek: Nuk do të caktoj ambasador në Prishtinë
Presidenti i Çekisë, Milos Zeman, ka deklaruar në një intervistë për Tv Barrandov, cituar nga media serbe "B02", se pavarësia e rajoneve është e rrezikshme dhe mund të krijojë një reaksion zinxhir në Europë.
“Sot Katalonja, nesër veriu i Italisë, pasnesër Skocia, pas saj baskët. Javës tjetër Moravia, në Sllovaki është Jugu, Qipro tashmë është goditur dhe kjo vetëm sa do ta bënte problemin të pavdekshëm. Jo. Sapo e nis këtë reaksion zinxhir, nuk ndalesh më”, tha ai.
HEC në Valbonë, i ligjshëm. Gjykata rrëzon kërkesën e banorëve
Hapet rruga për ndërtimin e hidrocentralit në Valbonë. Disa media të ndryshme raportojnë sot se Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesë padinë e qytetarëve të zonës duke e cilësuar të ligjshëm projektin për ndërtimin e HEC. Me këtë vendim duket se protesta e banorëve merr goditje dhe projekti që aq shumë është kontestuar do të vijojë. Rasti ka rëndësi edhe për faktin se protesta dhe kundërshti të ngjashme ka edhe për HEC në Vjosë, për të cilat qeveria nuk ka ndërmend të ndalet.
Deri ku shkon implikimi në trafikun e drogës?
Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani ka deklaruar sot në emisionin “Të Paekspozuarit” se Shërbimi Informativ Shtetëor ka raportuar për aktivitet të trafikut të drogës, përfshirje të zyrtarëve të lartë në të gjatë kohës që ai ishte në kryet të detyrës. Nishani ka folur për një situatë alarmante të shtetit shqiptar, duke shtuar se familjet mafioze në vendin tonë kontrollojnë edhe politikën.
Konçesionet mbi 100 mln euro i lihen në dorë Gjiknurit
Qeveria ka miratuar ndryshimet në ligjin për konçesionet dhe partneritetin publik-privat, ku i lihet në dorë këtij organi hartimi i akteve dhe procedurave për dhënien me koncesion të hidrocentraleve dhe termocentraleve private.
Sipas Top-Channel koncesionet me vlera të mëdha në energjetikë, që i kalojnë 100 milionë euro, do të jepen me procedura të lehtësuara. Me ndryshimet e reja ligjore, qeveria i përjashton këto investime nga rregullat që duhet të kalojnë normalisht koncesionet.
Shkrirja e Akademisë, propozohet bashkëqeverisje me shkencëtarët (Video)
Populli mund të adopotojë lehtësisht vlerësimet që i bëhen nga pushteti, por kur kjo ndodh edhe me akademikët, çështja fiton ndoshta rëndësi studimore. Pas mbledhjes urgjente së asamblesë ditën e martë, akademikët që janë dhe anëtarë të Akademisë së Shkencave kanë kërkuar një tryezë debati me kryeministrin Edi Rama, ku propozohet që në frymën e bashkëqeverisjes me qytetarët të krijohet edhe një bashkëqeverisje me shkencëtarët.
Bujqësia e mbijetesës dhe demagogjia me të punësuarit
Në seancën plenare të së enjtes deputeti socialist, Erion Braçe, njëherësh edhe kryetar i Komisionit të Ekonomisë nga ngritur shqetësimin për situatën thuajse të falimentuar ku ndodhen bujqit, për shkak të mungesës së rregullatorëve që u lejon tregtarëve të diktojnë çmimet e produkteve bujqësore.
