“Kosova në OKB vetëm në marrëveshje me Serbinë”

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar në një intervistë për gazetën Vecernje Novosti se Kosova mund të anëtarësohet në OKB vetëm pas një marrëveshjeje me Serbinë.
“Kështu është absolutisht e papranueshme. Do të ishte mirë që deri në fund të vitit 2018 përfundimisht të zgjidhej nyja e Kosovës, por nuk jam optimist në arritjen e një marrëveshjeje me shqiptarët. Edhe më tej mendoj se shanset për një marrëveshje reciproke të pranueshme janë më të vogla se pesë për qind. Por, edhe për marrëveshje brenda Serbisë, mes nesh. Praktikisht është e pamundshme të zgjidhet kjo çështje pa përfshirjen e fuqive të mëdha”, tha Vuçiç, referuar në shqip nga “Koha.net”.
Ai ka folur edhe për situatën emocionale në Serbi për këtë çështje duke zbuluar se një pjesë e opinionit dhe qytetarëve nuk e mirëpresin politikën e tij.
“Kur shëtis rrugëve, disa më thonë ‘tradhtar’, të tjetër bërtasin ‘peder’ e të tjerë ‘lopë radikale’. Por të gjithë në njëfarë mënyre shpresojnë dhe presin që Vuçiçi ta zgjidhë këtë, që të gjitha makinat me ngarkesa të rënda të mi vënë në shpinë, dhe duke e ditur se kjo është mirë, thonë se si kjo është katastrofë për interesin tonë kombëtar. Mbi të gjitha, gjëja historike do të ishte arritja e një marrëveshjeje me shqiptarët dhe këtë pa konflikte”, tha Vuçiç. Ai ka shtuar se një marrëveshje historike me shqiptarët do ta bënte krenar duke shpërfillur interpretimin e mëvonshëm të saj.
Add new comment