Slideri Kryesor

Lindja e Mesme, radha i vjen Iranit për protesta

Postuar në 31 Dhjetor, 2017 21:57

Protestat në Iran kanë vijuar për të tretën ditë dhe bashkë me to edhe jehona në mediat perëndimore që kanë lokalizuar menjëherë shkakun: regjimi i ajatollahëve provokon probleme. Sot janë raportuar edhe viktima, ndërkohë që qëndrimi zyrtar i Teheranit është se protestat janë organizuar nga agjentë të shërbimeve të huaja.
Presidenti iranian, Hasan Rouhani ka deklaruar gjatë një mbledhjeje të kabinetit qeveritar se:

NYT: Tsipras nuk mbajti premtimin ndaj Erdogan

Postuar në 31 Dhjetor, 2017 13:43

New York Times i ka dhënë hapësirë vendimit të Komitetit të Pavarur Grek të Azilit për t’i dhënë azil njërit prej 8 oficerëce turq që u arratisën me helikopter në Greqi në korrik 2016, pas grushtit të dështuar të shtetit kundër presidentit turk, Erdogan.

Mesazhi i Merkel: Të ruajmë unitetin e Europës

Postuar në 31 Dhjetor, 2017 11:38

Nën hijen e  krizës politike që ka ndarë më dysh Gjermaninë, mesazhi i kancelares Angela Merkel është përqëndruar në çështjet që lidhen me kohezionin e Bashkimit Evropian.

“Kosova në OKB vetëm në marrëveshje me Serbinë”

Postuar në 31 Dhjetor, 2017 11:07

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar në një intervistë për gazetën Vecernje Novosti se Kosova mund të anëtarësohet në OKB vetëm pas një marrëveshjeje me Serbinë. 

Filozofi Dugin: “Unë shpjegoj më mirë se kushdo se çfarë është Rusia”

Postuar në 30 Dhjetor, 2017 23:54

“Putini është shumë liberal dhe demokrat”. Ky është një përkufizim që mund të konsiderohet normal në diskutimet e RT, televizioni me financim shtetëror rus, por që merr një kontekst jo thjesht propagandistik në përpunimin teorik që i bën filozofi Alexander Dugin. Personazhi në fjalë është shumë popullor në Rusi dhe në internet ai është pikë referimi e një lloj nacionalizmi të ri rus, ekstremizmi për disa, apo edhe ksenfobie që pajtohet me orthodhoksinë në një mishelë që qartëson veten vetëm në diferencimin e qëllimshëm me Perëndimin.

Donald Lu: Akuzat kundër Saimir Tahirit janë shumë serioze

Postuar në 30 Dhjetor, 2017 17:43

Ambasadori amerikan është për momentin njeriu ku bashkohen të gjitha fijet e zhvillimeve  politike të dy viteve të fundit në Shqipëri, ku në krye të axhendës është pa dyshim reforma në drejtësi. I angazhuar personalisht për ta çuar përpara këtë proces duke përmendur edhe emra konkretë, Donald Lu ka folur për arrestimin e peshqve të mëdhenj. Në një intervistë për revistën Mapo ai i quan shumë serioze akuzat ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe  thotë se klasa politike në përgjithësi nuk e do reformën në drejtësi.

Prodi: “Turqia, me shumë ndikim, por nuk shoh skenarë joeuropianë për Shqipërinë”

Postuar në 30 Dhjetor, 2017 16:14

Ish-kryeministri i Italisë, Romano Prodi, ka komentuar zhvillimet politike rajonale duke u shprehur se për Shqipërinë nuk sheh një të ardhme joeuropiane.

Përmes një interviste të datës 19 dhjetor për "Osservatorio Balcani e Caucaso", Prodi, ka pranuar se ndikimi i Turqisë në Shqipërisë është shumë i madh, por se deklaratat e kryeministrit aktual, Edi Rama, nuk janë diçka e re, sa kohë nuk pasohen nga veprime konkrete.

Artikulli/Konflikti i parë në 2018-ën, në Mesdheun Lindor. Arsyeja: Gazi natyror

Postuar në 30 Dhjetor, 2017 13:11

Mesdheu Lindor mund të jetë teatri i konfliktit të parë për hidrokarburet në vitin 2018. Të paktën kështu shkruhet në një opinion të Al-Monitor, media që përqendrohet në analizën e situatës në Mesdhe dhe Lindjen e Mesme. Sipas artikullit në fjalë, konflikti greko-turk lidhet me burimet e gazit që janë shkaku i shtimit të tensioneve për çështje territoriale.

Gropa e rafinerisë së Ballshit dhe fiasko me miliarderin amerikan

Postuar në 30 Dhjetor, 2017 13:09

Naftëtarët e Ballshit ndalën protestën pasi morën garanci nga qeveria se përmes një kredie do shlyheshin pagat e muajit nëntor. Megjithatë kjo duket një zgjidhje e përkohshme, pasi problemet me rafinerinë e Ballshit janë më të thella dhe zënë fill që në vitin 2008 me privatizimin e kompanisë "ARMO". 

Në shtator 2016, qeveria aktuale bekoi në një ceremoni të veçantë atë që e shpallën si një marrëveshje private me një grup biznesmenësh "COGM Holding LTD" për të rivënë në punë rafinerinë.

Sheraton largohet nga Shqipëria

Postuar në 30 Dhjetor, 2017 11:49

Rrjeti i hotelerisë “Sheraton” do të largohet nga Shqipëria. Kjo njoftohet nga Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve & Agjencive Turistike (ATOA) që shton se Sheraton ikën që më 1janar 2018.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor