Slideri Kryesor

Britania kërkon ndihmën e BE-së: Të dëbojmë agjentët e Putinit

Postuar në 22 Mars, 2018 11:20

Rasti “Skripal” ka çuar marrëdhëniet ruso-britanike në pikën më të ulët të dekadës së fundit. Mestë dyja vendeve që kanë një histori të gjatë mosbesimi dhe spiunazhi të niveleve të larta, tensioni sa vjen dhe rritet me lëvizjet e Britanisë së Madhe që synon të spastrojë edhe Europën nga ajo që e quan si rrjeti i spiuanzhit rus.

Gabime dhe gënjeshtra, Zuckerberg detyrohet t’i pranojë

Postuar në 21 Mars, 2018 23:58

Në vazhdën e skandalit me keqpërdorimin e të dhënave të përdoruesve të Facebook nga kompania Cambridge Analytica, CEO i Facebook, Mark Zuckerberg pranoi se " janë bërë gabime" nga kompania e tij në menaxhimin e kësaj çështje.

Kreu i gjigandit amerikan mori përgjegjësi personale për vjedhjen e të dhënave personale të pesëdhjetë milionë përdoruesve të Facebook nga Cambridge Analytica, duke thënë se " unë jam themelues i Facebook dhe në fund të ditës unë jam përgjegjës për atë që ndodh në platformën" .

Rudi Xhuliani: Nuk ka ndikim rus në Shqipëri

Postuar në 21 Mars, 2018 23:00

Rudi Xhuliani, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut  i ardhur në Shqipëri për konferencën vjetore të muxhahedinëve, me deklaratat e tij duket se do t’i vërë kapak një prej debateve të hapura së fundmi në Tiranë për lidhjet e Partisë Demokratike me Rusinë. I pyetur në emisionin Opinion për politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vecanërisht raportet me Rusinë, Xhuliani që aktualisht është këshilltar i Presidentit Donald Trump deklaroi se Shqipëria nuk është nën ndikimin rus.

PD-në e dëmton vetëm mosveprimi

Postuar në 21 Mars, 2018 22:25

Ka dy taktika opozitarizmi brenda Partisë Demokratike dhe në media kundër Lulzim Bashës. Të dyja i mëshojnë më shumë fjalës dhe kultivimit të perceptimit sesa ndonjë aksioni politik të mirëfilltë. Ideja e parë është ajo se Lulzim Basha është një ushtar i Sali Berishës, një kukull e tij. Por me marrëveshjen e majit dhe me zhvillimet e mëvonëshme politike, kjo tezë po humbet terren në lëmin e arsyetimit objektiv. Ndaj është kaluar me vrull tek ideja e dytë që ka një përhapje të natyrshme: Lulzim Basha nuk ja thotë për atë punë. Është I dështuar, nuk di, e ca më keq, ai nuk ngjit.

A i ka mbjellë vërtet 100 mijë pemë Bashkia e Tiranës?

Postuar në 21 Mars, 2018 22:16

Që prej muajit shtator të vitit të kaluar Bashkia e Tiranës ka nisur një fushatë intensive për gjelbërimin e kryeqytetit.  Objektivi ishte mbjellja e 100 mijë pemëve deri sot më 21 Mars, datë që përkon me Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve.  Përmes profilit të tij në “Facebook”, Veliaj falenderoi sot çdokënd që kontribuoi në këtë nismë  përmes albumit fotografik “100 mijë” dhe shpërndau sloganin e ri “TreeRana”.

Zhbllokohet Kosova, zhgënjehet ambasadori amerikan

Postuar në 21 Mars, 2018 21:31

Me minimumin e nevojshëm, prej 80 votash Kuvendi i Kosovës miratoi demarkacionin pas katër herë ndërprerjesh të seancës për shkak të gazit lotsjellës të hedhur në sallë nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kundër FMN-së për ofertat e pakërkuara

Postuar në 21 Mars, 2018 21:01

Një nga sugjerimet e misionit të FMN-së që përmbylli të martën misionin dy javor në Tiranë ishte eleminimi i një praktike që i mundëson qeverisë të pranojë oferta të pakërkuara nga privatët për shërbime konçesionare apo investime. Një ditë më pas ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka bërë të qartë se qeveria nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kjo praktikë, të paktën për 3 vitet e ardhshme.

Argalisje politike me Prokurorinë

Postuar në 21 Mars, 2018 20:25

Këtë të mërkurë qarkulloi një letër që ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i ka dërguar Prokurorisë për të thirrur si dëshmitarë Sali Berishën dhe Lulzim Bashën nisur nga deklaratat e tyre për 613 kilogramët e kokainës të kapura në Durrës dhe garancitë e supozuara politike që u janë ofruar nga qeveria trafikantëve.

Izraeli pranon se ka bombarduar Sirinë në 2007 (Video)

Postuar në 21 Mars, 2018 16:58

Izraeli ka pranuar publikisht për herë të parë se ka shkatërruar një reaktor bërthamor në Siri në një sulm ajror të kryer në vitin 2007. Ministri i Informacionit të izraelit tha se mesazhi në këtë rast është i qartë ndaj Iranit se Tel Avivi nuk do t'i lejojë armiqtë e tij të posedojnë armë bërthamore.

Zhurma pa kuptim e kërcënimeve gjeopolitike ndaj Shqipërisë

Postuar në 21 Mars, 2018 15:05

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka përsëritur së fundmi tezën e tij, se anëtarësimi i Shqipërisë në BE, është në interes të stabilitetit të vetë Europës. Në një intervistë për “Politico”, z. Rama që duket se ndjek taktikën e negociimit mbi presionin potencial të një njolle gjeopolitike në Europën Juglindore, thotë ndër të tjera se:

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor