Slideri Kryesor
Dilemat e para politike të Erjon Veliajt
Erjon Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës ka hedhur një hap të parë drejt asaj që mund të rezultojë një përballje e fortë poltike brenda Partisë Socialiste. Duke folur në emisionin “Real Story” në Vizion Plus, z. Veliaj ka deklaruar se ai është i gatshëm të rikandidojë por kjo sipas tij nëse Partia Socialiste e vendo kështu.
“Unë nuk jam këtu për të vetëkandiduar”, tha ai.
Opinioni është i Imi dhe lajmi jam Unë...
Këto ditë në Tiranë ishte ish-kryebashkiaku i New Yorkut, Rudy Giuliani, një njeri i njohur edhe në arenën ndërkombëtare. Padyshim që një vizitë e tillë ka rëndësinë e vet të pamohueshme, sikurse ka rëndësi edhe për median dhe opinionin një intervistë me këtë personalitet. Dhe intervista u realizua në fakt nga Blendi Fevziu në emisionin “Opinion”. Një njeri si Giuliani ka shumë për të thënë dhe prej tij ka shumë çështje për të cilat ai mund të sqarojë opinionin shqiptar edhe për vendime të politikës për të cilat nuk flet askush.
Drejtori i Shkollës së Magjistraturës: Kushtetuesja ka dalë jashtë funksionit
Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi, deklaron se me shkarkimin e Fatos Lulos, Gjykata Kushtetuese del jashtë funksionit. Duke folur për TemA TV, juristi Sadushi bën apel që anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të kalojë sa më parë në veting dhe më pas të zgjidhen kandidatët e Gjykatës Kushtetuese. Tek mungesa e vetingut për këshillin, juristi Sadushi sheh pengesën kryesore për zgjidhjen e kolapsit në Kushtetuese.
Vettingu i heq edhe një gjyqtar Gjykatës Kushtetuese
Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo është shkarkuar nga detyra pasi nuk ka arritur të justifikojë pasurinë e tij prej rreth 500 mijë dollarësh para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
LSI lyp pazar me Veliajn
LSI në emër të Monika Kryemadhit i ofroi publikisht pazar Erion Veliajt për zgjedhjet e ardhshme lokale. Teksa në media qarkullojnë hamëndesimet për një çarje me PD-në, të shoqëruara këto me largime të këshilltarëve të LSI-së, nga selia e partisë së Ilir Metës operohet me një formulë që zoti Veliaj e njeh mirë, dhe që mesa duket tashmë nuk i mbahet më e fshehur as publikut. Mbështetje në zgjedhje lokale në emër të interesave që do të kënaqin të dyja palët. Dhe nuk është çudi që kjo të konsumohet me një darkë të tipit Pazari i Ri.
Oqeani Paqësor i mbushur me 5 trilion materiale plastike
Pellgu mes Hawaii-t dhe Kalifornisë është vendgrumbullimi më i madh i mbeturinave plastike në Oqeanin Paqësor. Veç tij janë edhe 4 vengrumbullime të tjera. Nëse lihet të qarkullojë, plastika do të ndikojë në ekosistemet, shëndetin dhe ekonominë globale.
Zgjidhja e saj kërkon një kombinim të mbylljes së burimit dhe pastrimit të asaj që tashmë është grumbulluar në Oqean. Rrymat e oqeanit e përqendrojnë plastikën në pesë zona në botë përmes atyre që njihen si xhirot subtropikale ose "fushat e mbeturinave të oqeanit" në botë.
Dekonspirohet darka private në rezidencën e Erdogan
E enjtja e kësaj jave ishte një nga ditët që kryeministri nuk u shfaq në media, përveç urimit për ditën e Sulltan Novruzit dhe fotografi nga përmbytjet në Shkodër që sipas tij tregojnë se shteti është në krye të detyrës.
Lodhja e rrugës së kthimit nga Brukseli ku kryeministri deklaroi se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave mund të ishte një nga arsyet e mungesës, duke marrë parasysh faktin që zoti Rama nuk e ka praktikë bashkëbisedimin me gazetarët për të dhënë shpjegime mbi takimet në selinë e Bashkimit Europian.
B92: Serbia ka marrë ultimatum për njohjen e Kosovës
Kanë krijuar jo pak pështjellim raportimet e mediave se presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka "marrë një ofertë " nga diplomatët në Berlin, Paris, Londër dhe Uashington për të njohur Kosovën në shkëmbim të Asosacionit të Komunave Serbe. B92 thotë se kjo "iu konfirmua Vuçiç" edhe gjatë takimeve të fundit në New York.
Ministrja e Serbisë për integrimet në BE, Jadranka Joksimoviç nuk e mohoi një gjë të tillë, por tha se më e rëndësishme është se Presidenti serb Aleksandar Vuçiç në takimet me diplomatët perëndimorë ka demonstruar një politikë të përgjegjshme.
Kenia ndahet më dysh (video)
Një video e cila tregon një çarje të madhe në luginën e Narokut në Kenia ka rritur shqetësimin për të ardhmen e kontinentit afrikan. Gazeta “Daily Nation” shkruan se gjeologët nga e gjithë bota kanë nxituar në zonë për të marrë pjesë në anketat dhe studimet rreth fenomenit të çuditshëm.
Arben Malaj: Taksa e sheshtë, alternativë për uljen e varfërisë
Eksperti i Ekonomisë, Prof. Arben Malaj, disa herë ministër i Financave, këshillon një sistem neutral taksash, rishikim të tatimit mbi të ardhurat personale dhe një model të mirëmenduar drejt rikthimit te taksa e sheshtë. Në një intervistë për TemA TV, Malaj argumenton se qeveria duhet të bëjë një moratorium, për të mos e ndryshuar sistemin fiskal për një afat të caktuar.
