Slideri Kryesor
Ish-drejtori i ASHR-së mbetet në burg
Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika, do të qëndrojë në burg. Ky është vendimi i Gjykatës së Elbasanit që ka dhënë sot masën e sigurisë për Xhikën, i arrestuar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit. Ai akuzohet se ka abuzuar me dëm 5.3 miliardë lekë me fondet e rrugës Elbasan – Gjinar. Në seancë ka qenë edhe ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, ndërkohë që goditja e Xhikës po perceptohet se luftë politike ndaj LSI-së.
Videolajm/Burrë e grua, të bllokuar në rrjedhën e Vjosës
Një furgon është rrëmbyer nga ujërat e Vjosës në Selenicë ndërkohë që një burrë dhe një grua kanë mbetur të bllokuar në mes të lumit.
Orë të vështira për LSI-në, Haxhinasto ndjek gjyqin e vartësve
Dalja përpara Gjykatës për t'u njohur me masën e sigurisë e ish-zyrtarëve të LSI-së, të arrestuar pak ditë më parë për shpërdorime në projektet e rrugëve u shoqërua me tension. Në seancë ishte i pranishëm edhe ish-ministri i Translorteve, Edmond Haxhinasto,
Videolajm/Siri, goditet dhe rrëzohet avioni i parë rus. Piloti likujdohet në tokë
Mediat ruse kanë raportuar sot rrëzimin e një avioni Su-25 në rajonin e Idlib në Siri. Videot e shpërndara i atribuojnë sulmin grupit Jabhat Fatah al-Sham, pasardhës i Al-Nusras dhe sipas të dhënave kanë përdorur sistem kundërajror të lëvizshëm. Kremlini raportoi se pas sulmit ka urdhëruar sulm ajror në zonë e ku pretendohet se ka likujduar 30 militantë. Gjithësesi nuk është ende e konfirmuar se kush e ka rrëzuar avionin ndërkohë që piloti është vrarë në tokë pasi hedhjes me katapultë. Ministria ruse e Mbrojtjes njofton se bashkë me Turqinë po bëjnë përpjekje për tërheqjen e trupit.
Kryemadhi kërcënon prokurorët: Do publikojmë dosjet korruptive
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka kërcanuar prokurorët se do t'u publikojë një pas një dosjet korruptive. Në një intervistë për TemA TV ajo ka folur për ngjarjet e fundit të arrestimit të ish kreut të ARRSH -së Dashamir Xhika dhe e cilësoi atë një arrestim politik.
Ahmeti: Nëse çështja e emrit nuk zgjidhet, gjërat mund të shkojnë shumë keq për të gjithë
Në diskutimin për emrin e Maqedonisë ka ndërhyrë së fundmi edhe kreu I BDI-së, Ali Ahmeti, i cili është në pushtet në koalicion me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev. Në një intervistë për gazetën konservatore greke “Kathimerini”, Ahmeti siguron palën greke se “vendi ynë nuk ndonjë pretendim territorial ndaj Greqisë”, me ç’rast sipas tij, Athina duhet të marrë një tjetër qëndrim.
Sondazhi, konsensus popullor në Maqedoni për emrin
61% e maqedonasve mbështesin zgjidhjen për çështjen e emrit të Maqedonisë për të përshpejtuar integrimin e vendiot në BE dhe NATO.Sipas një sondazhi të kryer nga Instituti për Demokraci në Shkup nga 50% e qytetarëve sllavë (30% plotësisht, 20% pjesërisht) dhe 95% e qytetarëve shqiptarë (84% plotësisht, 11% pjesërisht) janë pro zgjidhjes së çështjes së emrit.
Kjo është mbështetja më e lartë e regjistruar në vitet e fundit në sondazhet e opinionit publik për çështjen e ndryshimit të emrit.
Treshja e UÇK-së tërhiqet
Gazeta Zëri në Kosovë shkruan sot se tre liderët politikë të ardhur nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit Veseli janë tërhequr përfundimisht nga iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale firmosur pak javë më parë nga 43 deputetë të Kuvendit
FBI ka përgjuar Trump
Donald Trump përplaset me FBI rreth përgjimeve në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Demokratët në Kongresi Amerikan dorëzuan një memorandum, përmes së të cilit akuzohet FBI se ka abuzuar me ligjin duke hetuar fushatën presidenciale të Donald Trump, me qëllim favorizimin e demokratëve të Hillari Klintonit.
Kartëvizita e kufitarit
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një shkrim-status në Facebook përmes të cilit teksa replikon me kryeministrin Edi Rama për negociatat me Greqinë, shtron disa pyetje që sipas tij e kapin mat qeverinë aktuale në marrëveshjen e re për detin. Berisha thotë se Edi Rama i ka njohur Greqisë të drejtën e 12 mijeve det territorial ndërkohë që një gjë të tillë, nuk ja njeh as Italia dhe as Turqia.
