Slideri Kryesor

"Kushtet" e ambasadores Vlahutin: Pronat, Tahiri dhe kanabisi

Postuar në 07 Shkurt, 2018 20:27

Ka një dileme të madhe nëse BE do i hapë negociatat me Shqipërinë në Qershor. Përtej sugjerimeve për zgjidhjen e çështjeve me fqinjët, Brukseli do të peshojë edhe zhvillimet e brendshme që lidhen me procesin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, rezultatet në luftën kundër kanabisit dhe zgjidhjen e problemeve të pronësisë. Të paktën këto janë detyrat e shtëpisë sipas atyre që thotë ambasadorja Romana Vllahutin në një intervistë për DW.

Sejko nis luftën me euron

Postuar në 07 Shkurt, 2018 18:58

Banka e Shqipërisë synon uljen e përdorimt të euros në nivele të pranueshme për ekonominë. Pas mbledhjes së Këshillit Mbikqyrës, guvernatori Gent Sejko tha se procesi i deeuroizimit është i nevojshëm dhe dobiprurës si për përmirësimin e efektivitetit të politikave ekonomike dhe financiare ashtu edhe për uljen e rreziqeve të stabilitetit financiar. Në këtë kuadër do të merren disa masa që lidhen me kufizimin e përdorimit të euros nga bankat e nivelit të dytë, sidomos sa i përket kredidhënies.

“Sono Tornato”, Musolini kthehet në Itali pas 80 vitesh

Postuar në 07 Shkurt, 2018 17:57

Mussolini jeton. Të paktën në ekranin e madh. Në komedinë (Sono Tornato) të Luca Minierios diktatori fashist Benito Musolini kthehet në Itali 80 vjet pas vdekjes së tij, duke lëshuar vetëm fyerje për kombin që e bëri të famshëm. Komedia, e cila nuk synon të jetë një film shfajësues rreth fashizmit, por një  një koment moral mbi temperamentin italian ka shkaktuar shumë reagime dhe debate të mprehta në shoqërinë italiane.

Armand Duka fiton garën për kreun e FSHF-së

Postuar në 07 Shkurt, 2018 15:45

Armand Duka është zgjedhur sërish në krye të FSHF-së. Pas mbylljes së procesit të votimit nga 65 anëtarët, nisi numërimi i votave. Komisioni konstatoi se Armand Duka mori  39 vota, Bashkim Fino 22 vota, ndërsa Shpëtim Hala nuk mori asnjë votë. Komisioni konstatoi gjithashtu 4 vota të pavlefshme, çka e bëri të detyrueshëm raundin e dytë, pasi asnjë prej kandidatëve nuk siguroi dot 2/3 e votave.

Finalizohet marrëveshja për qeverinë gjermane

Postuar në 07 Shkurt, 2018 12:11

Finalizohet marrëveshja për krijimin e qeverisë së koalicionit të madh në Gjermani, mes konservatorëve të Angela Merkel, dhe socialdemokratëve të Martin Schulz.
Përsa i përket "ndarjes" së ministrive, një burim i cituar nga agjencia Reuters konfirmoi informacionin se socialdemokratët marrin Ministritë e Financave, Punëve të Jashtme, Drejtësisë, Mjedisit, Punës dhe Çështjeve Sociale.

Njeriu i meritave dhe rrogozi i fqinjit!

Postuar në 06 Shkurt, 2018 21:52

Tani që Shqipëria dhe Greqia po ecin drejt një “fushe me lule”, gjembi që do të mbetet mesa duket është çështja e çamëve.  Teksa problemet që  lidhen me  kufirin detar, ligjin e luftës, varrezat e ushtarëve grekë, tekstet shkollore apo lehtësitë konsullore kanë marrë rrugën e zgjidhjes, çështja e çamëve mbetet dritëhija e fundit e një raporti historik të dy popujve që ruan ende shumë të panjohura, po të marrim parasysh edhe një ndjenjë përkatësie që po “zgjohet” tek të ashtuquajturit arvanitas.

Shkëlzen Berisha: Nuk kanë prova për mua

Postuar në 06 Shkurt, 2018 18:45

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Berisha ka reaguar për thirrjen e tij në Prokurori për cëcshtjen e privatizimit të OSSH. Në një intervistë për Tv Klan ai e ka quajtur një shashkë politike rihapjen e çështjes për privatizimin e OSSH (Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes)

I doli emri, Haxhinasto kërcënon me dosje: Jam i pastër

Postuar në 06 Shkurt, 2018 15:07

Emri ish-ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto ka qenë ndër më të lakuarit ditët e fundit pas arrestimit të ish-vartësve të tij në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve. Mediat duke iu referuar burimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda njoftuan për shtrirjen e hetimeve në rang ministri. I pyetur nga mediat, Haxhinasto foli për reagim të ashpër nëse atij do t'i kërkohet të dalë në gjyq.

Thirrje për sulm nga hakerat për një praktikë që e vendosi vetë

Postuar në 06 Shkurt, 2018 14:17

Ish-kryeministri Sali Berisha u bënte thirrje dje nga profili i vet në Facebook të gjithë hakerave në botë që të ndërmarrin një sulm të përgjithshëm ndaj sistemeve shtetërore që kontrollohen nga kryeministri dhe qeveria e tij. Një thirrje që shërben si sinjal shqetësues për axhitimin politik dhe emocional të z. Berisha, pasi ciladoqoftë shkelja në këtë rast, një ish-kryeministër nuk bën thirrje për përmbysje.

Pa zgjidhur problemet e kufinjve nuk hapet asnjë derë e BE-së

Postuar në 06 Shkurt, 2018 13:56

Predispozita e treguar për të zgjidhur problemet me Greqinë nuk ka të bëjë me ndonjë reflektim të qeverisë shqiptare apo kryeministit Rama në raport me Athinën, por sepse Tiranës i është bërë e qartë se asnjë derë nuk hapet pa tejkaluar jo vetëm retorikën nacionaliste, por edhe cëcshtjet e kufinjve.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor