Blloku Shëndeti/Dieta
Shpiket implanti që u rikthen shikimin pacientëve të verbër
Shkencëtarët kanë shpikur një implant syri për të ndihmuar pacientët e verbër të shohin përsëri. Pajisja e re është produkt i punës së një ekipi ndërkombëtar mjekësh okulistë.
Pajisja ndihmoi 81 për qind të pjesëmarrësve në provë që vuanin nga degjenerimi makular i avancuar i lidhur me moshën (AMD) të arrinin përmirësime klinikisht domethënëse në shikimin.
Rezultatet e testeve klinike u botuan në “New England Journal of Medicine”.
OKB: 391 milionë fëmijë obezë në botë
OKB-ja raporton se në kohën e sotme numri i fëmijëve që janë obezë tejkalon numrin e fëmijëve nënpeshë. Sipas UNICEF, ky është rasti i parë kur obeziteti tejkalon nënushqyerjen për fëmijët e moshës së shkollës duke qenë i pari një formë e kequshqyerjes mes të rinjve nga mosha 5-19 vjeç.
Radioaktivitet kundër kancerit - a është gjetur zgjidhja?!
Michael Morris, onkolog në Qendrën e Kancerit Memorial Sloan Kettering në Nju Jork, tha se ishte "e pabesueshme" dhe "e paparë kurrë më parë". Në provën e parë në të cilën ai punoi, skanimet ishin të pastra nga kanceri për rreth 9% të pjesëmarrësve. Në provën e dytë, ishte 21%.
"Ne nuk mund ta kurojmë sëmundjen metastatike, por në shumicën e rasteve, trajtimi [gjithashtu] nuk ndikon në mënyrën se si shfaqet sëmundja në një skanim," tha ai. "Kemi diçka shumë të ndryshme këtu."
Grupi i gjakut përcakton gjasat e goditjes në tru
Grupi i gjakut luan një rol të veçantë në përballjen e individëve me ishemi apo hemorragji cerebrale në moshë relativisht të re. Njerëzit me një nga grupet e gjakut të tipit A kanë më shumë gjasa të pësojnë një të tillë para moshës 60 vjeçare krahasuar me njerëzit me grupe të tjera gjaku.
Uji i rubinetit, më i sigurt se ai me shishe
Rreth 1 milion shishe të blera çdo minutë në mbarë botën.
Kjo shifër alarmante pritet të rritet, paralajmërojnë ekspertët e shëndetësisë në një analizë të botuar në BMJ Global Health.
Ndërsa rreth 2 miliardë njerëz në mbarë botën e blejnë ujin në shishe për shkak të aksesit të kufizuar në ujë të pijshëm të sigurt, për shumicën, përdorimi i tij është një çështje komoditeti, sipas studiuesve nga Weill Cornell Medicine në Katar.
Zbulohet një lidhje e ngushtë e ndotjes me Parkinsonin
Sëmundja e Parkinsonit nuk është vetëm sëmundja e dridhjeve, por edhe e lëvizjes së ngadaltë, mungesës së ekuilibrit dhe ngurtësisë së muskujve që ndonjëherë i shndërron pacientët në indidivdë të paaftë për të kryer lëvizjet bazë. Studiuesit janë përpjekur shpesh t’i japin përgjigje pyetjes pse sëmundja merr formë dridhje-formuese dhe jo formë të ngurtë-akinetike apo anasjelltas.
Raportimet mbi ushqyerjen, nga skandalet te "lufta" për klikime
Superbakteret, 40 milionë viktima deri në vitin 2050
Patogjenët rezistentë ndaj ilaçeve mund të shkaktojnë më shumë se 39 milionë vdekje gjatë 25 viteve të ardhshme, sipas një parashikimi të publikuar në revistën “The Lancet”.
Studimi parashikon gjithashtu se 169 milionë vdekje do të shoqërohen me infeksione rezistente ndaj ilaçeve në atë kohë.
Zbulohet proteina kyçe që mban gjallë qelizat e kancerit
Ka një fjalë që përshkruan më së miri tumoret dhe shpjegon vështirësinë në trajtimin e tyre: kaos. Shumica e qelizave kancerogjene karakterizohen nga ajo që quhet paqëndrueshmëri kromozomale, që është frekuenca e lartë e gabimeve në mënyrën se si kromozomet rishpërndahen midis qelizave bija gjatë ndarjes së qelizave. Kjo bën që qelizat të fitojnë në mënyrë të rastësishme aftësi të veçanta, të tilla si replikimi i pafundëm ose mbijetesa ndaj sulmeve nga jashtë, si ato nga sistemi imunitar ose ilaçet me të cilat ne e luftojmë.
Lia e majmunëve, OBSH vendos këtë javë nëse kemi të bëjmë me emergjencë globale
OBSH pritet të përcaktojë të mërkurën nëse shpërthimi i lisë së majmunëve në Afrikë përbën emergjencë për shëndetin publik në rang global. Një grup ekspertësh të pavarur do të këshillojnë drejtorin e OBSH-së, Tedros Adhanon Ghebreyesus, në lidhje me rekomandimet e reja për mënyrën si duhet menaxhuar përhapja e sëmundjes.