Blloku Politikë

Kosova duhet ta injorojë Jugo-Kompleksin e elitave të Tiranës

Postuar në 29 Maj, 2023 21:52

Kush do të kuptojë se çfarë politike përfaqëson kjo e tanishmja në Kosovë do të duhet të shohë reagimin në Tiranë. Në përballjen me serbët dhe manovrat e Vuçiç, Tirana zyrtare nuk ka asnjë aksion. Dhe kjo ka arsye komplekse. Ndaj mallkimet ndaj Kurtit janë lakmues për të kuptuar se konfrontimi për të afirmuar sovranitetin e Kosovës dhe në fund të fundit për të zbatuar ligjin, përfaqësojnë një rrymë që sikletos shumë kategori që janë mësuar me dekada me politikën e servit.

Bëji thirrje KFOR-it të mos përshkallëzojë situatën në Veri!

Postuar në 29 Maj, 2023 12:20

Në Veri të Kosovës ndodhi ajo që dukej dhe pritej. Ndërhyrja e KFOR ka detyruar përfaqësuesit serbë, ose u ka dhënë mundësinë atyre të shprehin kërkesaet e veta politike që janë tipikisht serbe: largim i policisë dhe largim i kryetarëve të komunave që sipas tyre duhet të drejtohen nga serbë.

Kërkesa drejtuar KFOR-it është e domosdoshme për serbët që janë jashtë institucioneve dhe e kuptojnë shumë mirë se politika e rrugës aktualisht nuk sjell gjë.

Një ndihmë e fundit për të Sëmurin e Beogradit

Postuar në 28 Maj, 2023 21:42

 Në Tiranë ka njerëz që po festojnë me fletërrufe atë që e shpresojnë si prishje të marrëdhënieve të Prishtinës me Perëndimin. E gjithë çështja e krijuar në Veri të Kosovës ngërthen në fakt dy psikologji politike mes shqiptarëve: atë që e sheh çdo zgjidhje problemesh përmes delegimit të përgjegjësive te të huajt dhe tjetra që pranon iniciativat. 

Të paktën mos t'i shpallim Miq të Shqipërisë!

Postuar në 28 Maj, 2023 15:09

Ka zënë sot vend në media një “lajm” për vizitën në Tropojë të ambasadores amerikanë Yuri Kim.

Kam ardhur ne Tropojë sepse është një nga vendet e mia me të pëlqyera ne Shqipëri. E kam përmendur shpesh që familja e babait tim vjen nga malësitë dhe kur vi në Tropojë apo në veri të Shqipërisë me duket sikur jam me familjen time. Pas 3 vite e gjysme në Shqipëri ka ardhur koha të them mirupafshim.

Kam ardhur në Tropoje në Bajram Curr për të shprehur respektin tim për të thënë faleminderit

citohet zonja Kim.

Fituam, vera erdhi. Hajde bëjmë sikur autokritikohemi!

Postuar në 28 Maj, 2023 14:15

Kryeministri i vendit Edi Rama ka nisur turin e falenderimeve. Është ndalur në Gjirokastër, ku bashkë me turzmin dhe drekat e bollshme që konsumon në bujtina apo restorante të cilët i promovon në Facebook, ka përsëritur zakonin e autokritikës. Kur mendon se ka zyra shteti, që ua përplasin njerzve derën në fytyrë, kur mendoj se kemi drejtues të shtetit, që sillen si bajraktarë në zyrat e shteti, kjo votë më duket një besim i ekzagjeruar i njerëzve që ka brenda një rrezik të madh, që ne nëse nuk e shpërblejmë këtë besim, mund të na kthehet në një goditje që askush nuk e imagjinon dot.

Në mishërimin e Jagos

Postuar në 26 Maj, 2023 19:00

 

Hap garën në parti dhe mbath opingat e ik në shtëpi!

Postuar në 26 Maj, 2023 15:27

Në në deklaratë për shtyp sot, kreu i Rithemelimit, Sali Berisha, deklaroi ndër të tjera se:

koalicioni “Bashkë Fitojmë” shpëtoi opozitarizmin

Në fund fasada nuk prodhon më asgjë

Postuar në 25 Maj, 2023 12:30

Gjatë një diskutimi në Parlament, një ndër drejtuesit e Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, duke mbrojtur projektligjin për rishikimin e pagave të funksionarëve publikë, ndërtë tjera tha se:

Ne do të përballemi me sfida të mëdha të burimeve njerëzore. Është e vërtetë që ne kemi investuar në spitale të mira, por neve na duhen edhe mjekë, edhe infermierë…

Blerja e votës është normë e vjetër

Postuar në 24 Maj, 2023 14:20

Fakt: grupi Meta – Berisha i humbi zgjedhjet. Apo edhe Votimet. i humbi edhe duke marrë 500 mijë vota siç e sjellin në vëmendje këtë fakt apologjetët e absurdit. 

Asgjë e re në frontin e PD-së së vulës

Postuar në 19 Maj, 2023 16:28

Gazmend Bardhi është kryetari i ri i grupit parlamentar demokrat pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt një ditë më parë. Me 23 vota pro, mes të cilave edhe ajo e Lulzim Bashës, Bardhi do të drejtojë grupin parlamentar të asaj që njihet ndryshe si “PD e vulës”.

Mbushja e vakancës së lënë nga dorëheqja e Alibeajt nuk sjell asnjë shkrirje akujsh me pjesën tjetër të demokratëve. Rithemelimi njeh në të njëjtin pozicion Luçiano Boçin, i cili humbi garën për kryebashkiak të Elbasanit të dielën e kaluar.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë