Blloku Politikë
Zgjedhjet "ngecin" teknikisht
Raportimi i deritanishëm i procesit zgjedhor sjell në vëmendje një problem kryesor: mosfunksionimin e pajisjeve të identifikimit elektronik. Nuk ka qenë një rast i izoluar, apo dy, por në përmasë të gjerë. Ironikisht i pari që e konstatoi këtë ishte kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, që para zgjedhjeve dha garanci 100% për votimin dhe numërimin elektronik, ndërkohë që tani provon në vetë të parë se nuk funksionuan as PEI.
Kush e shet ende votën me 5000 lekë?
Media të ndryshme kanë raportuar se kandidati i koalicionit opozitar për Himarën, Fredi Beleri, ka tentuar të blejë vota me shumë 40 mijë lekë. Kjo për tetë persona. Kjo hollësi ka rëndësi.
5000 lekë vota është si të thuash standardi i vjetër i blerjes së votës si lajm i pakonfirmuar zyrtarisht në Shqipëri. Prej vitesh përflitet kjo shifër. Mirëpo lajmi në vetvete duhet të shqetësojë shumë edhe shumicën.
Pse? Sepse nuk përkon niveli i mjerimit që implikon kjo shifër për korrupsion elektoral me pretendimet e qeverisë për mirëqenien.
Arrestohet Fredi Beleri
Kandidati i koalicionit, ‘"Bashkë Fitojmë" në Himarë, Fredi Beleri është arrestuar mesnatën e sē premtes.
Beleri ndodhej në restoranin e tij në Himarë kur u shoqërua ne polici, me dyshimin për blerje votash.
Kandidati i të djathtës u shoqërua nga uniformat blu të komisariatit të Himarës, për llogari të Prokurorisë së Vlorës.
Pas këtij të fundit, Beleri u transferua në Vlorē.
The Story/Votë dhe Pranga!
Ka një modë vipash në Tiranën mediatike që po zëvendëson gazetarin me priftin dhe të intervistuarin me rrëfimtarin. Ka një prirje që llogaridhënien me pyetjet reale që i takojnë ta zëmë një politikani të zëvendësohen me “biseda të ngritura”, intelektuale, që ngrihen sipër problemeve të Shqipërisë.
Shembulli i fundit, dalja e kryeministrit Edi Rama në Top Story në Top-Channel.
Diplomatët kanë qenë të dobishëm kur bënin punën!
Ambasadorja e BE-së në Shqipëri ka bërë disa komente për Shqipërinë gjatë një transmetimi televiziv. Zonja Christiane Hohmann ka thënë ndër të tjera se është shumë e befasuar nga vendi ynë:
Shqipëria është kaq e bukur! Çdo herë ti kthen kokën dhe ti mbetesh pa frymë. Janë malet, është deti dhe jo vetëm plazhet, e kam fjalën edhe për pjesën tjetër të brendshme të vendit. Keni kaq shumë gjëra për të shijuar. Përpara dy javësh isha në Tomor. Vetëm kur i hidhje sytë poshtë tek luginat, çfarë mrekullie!
Po z. Rama ka respekt për Kryeministrin e Shqipërisë?
Gjatë një diskutimi në MCN Tv, “Të Paekspozuarit”, kryeministri Edi Rama është përfshirë në një përballje të themi për investimet e huaja në Shqipëri. Sipas tij ato kanë arritur maksimumin historik, ndërkohë që replikuesi i tij, gazetari Neritan Sejamini i përmbahej qëndrimit se në fakt është statstika zyrtare që i fryn ato. Sipas Sejaminit edhe inceneratorët klasifikohen si investim i huaj përderisa kompanitë regjistohen në Hollandë.
Shqipëri e respektuar...Shqipëri e dëshpëruar dhe e dorëzuar
Kryeministri i vendit Edi Rama ka nisur këto ditë të sulmojë pa u kursyer kandidatët e opozitës së përfaqësuar nga Meta dhe Berisha. Fredi Belerin e Himarës e quajti injorant, kandidatin e Vlorës “më budallain e qytetit”, Boçin e Elbasanit e tall duke i deformuar emrin, kurse sot, kandidatin e Mirditës Arben Mëlyshi e ka cilësuar se nuk ka trutë në rregull meqenëse i jep fytyrën e vet një “gërdalle non grata” dhe një “të pakorrigjueshmi”.
Reforma e axhaminjve
Në një prononcim për MCN Tv, kreu I Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka bërë këtë koment për çështjen e Besnik Canit, që ka kërkuar rishikim të vendimit të KPA-së që e largonin nga sistemi:
Dy grekë etnikë në Himarë/Njëri për Helenizmin, tjetri për Dehelenizimin!
Pak ditë përpara zgjedhjeve të 14 majit në gazetën greke “Kathimerini” është shfaqur një shkrim i autorit Stavros Tzimas që vë theksin te gara në Himarë. Shkrimi megjithatë shoqërohet me një fotografi nga Dropulli. Tzimas pranon se socialistët e Edi Ramës kanë më shumë gjasa të fitojnë, pavarësisht akuzave të shumta për korrupsion dhe faktit se komuniteti ndërkombëtar nuk po identifikon një alternativë. Situata elektorale në Himarë për Tzimas paraqitet kështu:
Projekti politik i kryebashkiakut të Tiranës është Berisha
Socialistët kanë hequr dorë nga termi ndryshim. I përdorur së tepërmi, termi në fjalë nuk kumton më asgjë me kuptim: nga të vijë ndryshimi në një vend ku nuk ka asnjë ide?
