Blloku Politikë

Rajoni duhet ta mbajë larg këtë Kripën!

Postuar në 26 Qershor, 2023 14:53

Burime nga Brukseli pohojnë tani se Rama ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha palët e përfshira, europianët, amerikanët e serbët.

U de-Qametizua situata

Postuar në 24 Qershor, 2023 21:38

Ajo që ndodhi sot në Rusi ka pasoja të rëndësishme në shkallë të gjerë. Megjithë kthesën e Progozhin para Moskës(për ironi mësymja e grupit me emër gjermanik Wagner nisi në të njëjtën ditë me operacionin Barbarosa) pushteti i Putinit është cënuar. Ai është ripërcaktuar në raportet që duhet të mbajë, duke e bërë të paparashikueshëm çdo zhvillim. Megjithatë zhvillimi i sotshëm përcjell mesazhin se kriza kryesore ruse sot fermentohet, brenda jo në frontin e Ukrainës. 

“Të ndërhyjnë Macron dhe Scholz!”

Postuar në 23 Qershor, 2023 15:35

Kryeministri Rama sheh uljen me detyrim të palëvë në tryezë si të vetmen zgjidhje për situatën në veri të Kosovës. Rama kërkoi ndihmën e Francës dhe Gjermanisë, përkatësisht presidentit Macron dhe kancelarit Scholz, të cilët sipas tij duhet të ndërhyjnë që çështja të zgjidhet përmes dialogut.

“Kam frikë se gjërat kanë shkuar shumë larg”

Postuar në 22 Qershor, 2023 19:56

Asnjë sinjal për mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje për krizën në veri të Kosovës.

Ndërmjetësuesit e dialogut Kosovë-Serbi kanë zhvilluar sot takime të ndara me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë.

Ky i fundit, pas takimit, la të kuptohet se zgjidhja e krizës është larg.  

"Kemi diskutuar çështjen, substancën, e cila ishte e pashmangshme, por besoj edhe e dobishme, por atë që do të shohim nesër në terren, nuk e di...kur kemi kamionë në pritje...", tha ai, duke shtuar se ka frikë se “çdo gjë ka shkuar shumë larg”.

Biden: Korrupsioni në Ballkanin Perëndimor mbetet kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA

Postuar në 21 Qershor, 2023 13:44

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka lënë në fuqi gjendjen e emergjencës për Ballkanin Perëndimor. Biden tha se në përputhje me Ligjin Kombëtar për Situatat e Emergjencave, është e nevojshme të vazhdojë gjendja e jashtëzakonshme e shpallur me Urdhrin Ekzekutiv 13219 për Ballkanin Perëndimor.

20 vjet nga Samiti i Selanikut, ende jashtë Europës

Postuar në 21 Qershor, 2023 11:58

20 vjet nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Selanik të Greqisë, pak gjëra kanë ndryshuar. Më 21 qershor 2003, Bashkimi Evropian dhe vendet kandidate potenciale nga Ballkani Perëndimor u takuan në samitin e Selanikut.

Krerët e vendeve anëtare u zotuan për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, duke i dhënë jetë ëndrrës europiane të këtyre vendeve.

Samiti ishte një shpresë e re për stabilizimin e rajonit pas vitesh, i sapodalë nga një periudhë luftërash, paqëndrueshmërie politike dhe stanjacioni ekonomik, që pasoi shpërbërjen e Jugosllavisë.

MEK: Sulmi në Manëz, me urdhër të Iranit  

Postuar në 20 Qershor, 2023 18:14

Këshilli Kombëtar i Rezistencës Iraniane, NCRI, me seli në Paris, e quan sulm të papritur operacionin e policisë shqiptare në kampin e Manzës. Në një deklaratë, NCRI, e cila njihet si krahu diplomatik i MEK, akuzon policinë shqiptare për vrasjen e një prej muxhahedinëve të kampit dhe plagosjen e 100 të tjerëve, ndërsa shton se gjithçka është bërë me urdhër të Iranit.  

Më shumë se 100 persona u plagosën nga gjuajtja me sprej piper, disa prej tyre janë në gjendje kritike

Aksion policor në kampin e MEK në Manëz

Postuar në 20 Qershor, 2023 11:57

Në kampin e MEK në Manëz të Durrësit raportohet se ka nisur një operacion policor kontrolli që është shoqëruar me incidente.

Raportime të ndryshme flasin për një hetim 2 -vjeçar për sulmet kibernetike që duket se tashmë nëse konfirmohen, i vënë vulën akuzave nga Irani se kampi i MEK  është përdorur për sulme ndaj infrastrukturës iraniane. Dhe për rrjedhojë i ashtuquajturi agresion kibernetik nga Irani me ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike rezulton të jetë një kundërpërgjigje në kurriz të Shqipërisë që është asgjë më shumë sesa lecka e dyshemesë në këtë lojë.

Dendias: Me Belerin në burg, Shqipëria rrezikon rrugën europiane

Postuar në 19 Qershor, 2023 16:20

Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, sa i përket çështjes Beleri, thotë se arrestimi i Fredi Belerit është në kundërshtim me shtetin e së drejtës. si e tillë, sipas tij, ajo nuk prek vetëm marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, por edhe raportet mes Tiranës dhe Brukselit.

E shpallin nacionalist në Beograd

Postuar në 19 Qershor, 2023 13:48

Rama kërcënoi Serbinë

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë