Blloku Politikë
Patriotët e politikës shmangin takimin me Janullatos
Politikës nuk i mungon solidariteti dhe protagonizmi kur bëhet fjalë për festa fetare, madje duke i njohur vetes atrubutin e ruajtjes dhe promovimit të tolerancës mes besimeve. Në funksion të këtij protagonizmi, kryeministri mori me vete në Paris katër klerikë për t'i treguar botës që është politika ajo që udhëheq kohezionin mes feve në Shqipëri.
Paradoksi, Vatikani Lumturon 38 shqiptarë, Tirana zyrtare nuk zgjedh dot ambasadorin
Pak ditë më parë u bë i njohur lajmi i Lumturimit të 38 martirëve të Kishës Katolike në Shqipëri. Politika shqiptare, e të gjithë spektrit, e përshëndeti këtë akt të Papa Françeskut, që është një mik i vendit tonë, miqësi që e dëshmoi me vizitën e tij në Tiranë. Lumturimi vjen pas vizitës së Papës, por nuk mund të mos tërhiqet vëmendja te një fakt jo pa rëndësi: ndonëse të gjithë duartrokasin aktin e Papës, politika nuk ka gjetur dot gjuhën e përbashkët për caktimin e një ambasadori në Vatikan, siç e kërkon rregulli dhe normaliteti i marrëdhënieve.
Intervista/"Nëse vijohet me bandat, '98 do të duket lule"
Nga ngjarjet e 14 shtatorit 1998:
Një kullë që ka prishur qetësinë. U nis për dëgjesë publike, u bitis në monolog
Sot është zhvilluar një dëgjesë publike për “Arenën Kombëtare”, siç quhet ndryshe stadiumi që do të ndërtohet aty ku aktualisht është “Qemal Stafa”. U quajt dëgjesë publike, por në fakt nuk rezultoi e tillë, pasi disa njerëz të angazhuar publikisht nuk u lejuan të hyjnë. Fatos Lubonja e cilësoi ndalimin nga rojet si të turpshëm dhe shenjë se pas fjalës së bukur partneritet publik privat, fshihet shumëçka. Vetë kryeministri Edi Rama doli për të mbrojtur kullën e stadiumit, për të cilën ka shumë debat.
Kryelarti që shikon vetëm lart
Teksa rreth projektit për ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar po ngrihen hije të mëdha dyshimi që lidhen me ndërtimin e kullës së biznesit dhe kontratën me kompaninë AlbStar, kryeministri lavdëron veten për çka ka bërë në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe sportit. “Sot është Dita e Trashëgimisë Kulturore dhe Sportit, e cila na gjen kryelartë për gjithçka kemi bërë e po bëjmë, për të mbrojtur trashëgiminë dhe mbështetur sportin, duke investuar në këto dy drejtime ne 30 muaj, më shumë energji e fonde se sa në njëzet e kusur vite të marra së bashku!
Kallëzim penal Berishës për deklaratën e armëve
Partia Socialiste konkretizoi sot nismën për të paditur në Prokurori ish-kryeministrin Berisha lidhur me deklaratat e bëra nga ky i fundit në parlament për armatosjen me ligj tw popullsisë në kushtet e mungesës së rendit dhe sigurisë. Kallëzimi penal është dorëzuar në prokurori nga nënkryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla. Akuzat e ngritura nga PS janë “thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “armatosje kundër rendit kushtetues”.
Roli i Shqipërisë, nota pozitive sidomos në NATO
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka zhvilluar sot një takim me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Në njoftimin për shtyp që Aleanca ka shpërndarë thuhet se roli i Shqipërisë në misionet e NATO-s në Afganistan, Kosovë dhe si mbështetëse në Ukrainë, janë shumë të rëndësishme. Po kështu, Stoltenberg ka vlerësuar angazhimin e Shqipërisë në Irak, me pajisje dhe me trajnues të forcave speciale, ndërkohë që në planin politik, qëndrimi i vendit tonë në kuadër të Kartës së Adriatikut po ndihmon përfshirjen e Malit të Zi në aleancë.
Në Britani diskutohet vendosja e vetos për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Ndërsa në Shqipëri hapja e negociatave të anëtarësimit me BE projektohet si një sukses dhe objektiv që varet vetëm nga një reformë, në Britani diskutohet bllokimi i anëtarësimit të disa vendeve që konsiderohen të rrezikshme, mes të cilave edhe Shqipëria. Ministrja e Brendshme e Britanisë, Theresa May u pyet nëse Britania duhet të lejojë vende si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia të bëhen anëtare me të drejta të plota të Bashkimit Evropian.