Blloku Politikë
Topalli falenderon Berishën, ngre dyshime nëse Basha do çonte në arrestimin e Shullazit
Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike u dominua nga diskutimet për arrestimin e Emiljano Shullazit dhe qëndrimin që do të mbajë opozita lidhur me këtë çështje. Përtej deklaratave zyrtare që u përcollën nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mbledhje mësohet të jenë ngritur pikëpyetje lidhur me qëndrimin që ka mbajtur opozita, para denoncimeve të bëra nga ish-kryeministri Berisha.
Notë negative për median: “Politikanët dhe biznesi poroblemi kryesor. AMA nuk është e pavarur”
Qeveria aktuale në Tiranë u përpoq dy herë vitin e kaluar që të ndërhynte në tregun e mediav online, përherë me synimin zyrtar “për t'i rregulluar ato”. Por nëse herën e parë u tërhoq duke pranuar gabimet në formulimin e ndryshimeve ligjore, aktualisht, me ndryshimet në ligjin për “Tregëtinë online”, qeveria po mendon një mekanizëm të ri. Ndryshimet kanë mbirë pa pritur e papandehur, si zakonisht, pa u konsultuar me grupet e interesit dhe pa treguar se ku synohet të arrihet.
Freno mbjelljen e drogës, parcela në gjithë territorin
Mbështetur në denoncimet nga qytetarët dhe investigimet e mediave, zëvendëskryetari i Komisionit të Sigurisë në Parlament, Flamur Noka, i ka drejtuar një letër kryeministrit të vendit, ku ngre shqetësimin për të dhënat që tregojnë pesëfishimin e sipërfaqes së mbjellë me cannabis-sativa, shtrirjen e këtij fenomeni në gjithë territorin, si dhe për faktin që grupet kriminale po përdorin një farë të veçantë, vietnameze çka mundëson kryerjen e ciklit të plotë në 45 ditë.
Rasti Shullazi: Duhet menduar “jashtë kutisë”
Në artikullin e tij të fundit tek Lapsi.al, Andi Bushati e ka përmbledhur që në titull thelbin e rastit “Shullazi” – “Mos u zini, Shullazi është i të gjithëve!”, shkruan ai. Në fakt, Bushati e kufizon përgjegjësinë vetëm tek partitë politike, të cilat e kanë mbrojtur Emiliano Shullazin, sipas rradhës së të qënit në pushtet. Por përgjegjësia nuk është vetëm e partive – është e të gjithë shqiptarëve që kanë mundësuar përmes votës së tyre, që partitë që kanë mbrojtur Emilianon dhe shumë “Shullazë” të tjerë thjesht të ndërrojnë karriget e pushtetit në këto 25 vjet.
Arroganca kristiane e Europës, frika ndaj islamit dhe popullsia myslimane e Shqipërisë (Video)
Ish-kryetari i Grupit të Social-Demokratëve në Parlamentin Europian, z.Hannes Swoboda gjatë një bashkëbisedimi në Tiranë me temë “Periferia sfidon Qendrën” ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama ka folur për një ekuilibër të brishtë të bashkëjetesës fetare në Europë. “Kemi parti në Europë që thonë se islami është rrezik për Bashkimin Evropian dhe nga ana tjetër kemi edhe grupe ekstremiste që veprojnë me akte terrori. Ky emigracion që shohim është keqpërdorur dhe etiketuar si vatra e terrorit. Ne duhet të tregojmë sesi popullsi myslimane jetojnë paqësisht në Shqipëri e Kosovë.
PD: Dibra e politizuar, të shtyhen zgjedhjet për Rektoratin
Partia Demokratike kërkoi në Komisionin e Medias shtyrjen e zgjedhjeve për Rektorin e Universitetit të Tiranës. Kreu i komisionit, Genc Pollo tha se kandidatja për rektore Klodeta Dibra është e politizuar dhe se në arsim ka ndërhyrje “Shullaziko-politiko” Ndërsa, deputeti demokrat, Luçiano Boçi tha se zgjedhjet kanë rënë dhe ministrja Nikolla duhet të gjejë zgjidhje. Sipas Boçit, studentët dhe pedagogët janë të pasigurtë për të votuar, ndaj zgjedhjet duhet të shtyhen. Në fund të mbledhjes, shumica në komision rrëzoi kërkesën e PD-së për të thirrur në seancë dëgjimore ministren e Arsimit.
Taulant Balla, kandidat për Sekretar i Përgjithshëm i PS
Taulant Balla është një prej kandidatëve që mund të marrë drejtimin e Asamblesë, së Partisë Socialiste, post të cilin aktualisht e mban Gramoz Ruçi. Siç raporton gazeta "Shqip" Balla është një prej deputetëve më aktivë në PS, ku së fundmi ka qenë edhe zëri kryesor në përgjigje të pyetjeve dhe shqetësimeve të ngritura nga deputeti Ben Blushi për çështje të brendshme të partisë. Përveç Ballës, një tjetër deputet që lakmon këtë post është Koço Kokëdhima, i cili madje kishte përgatitur edhe një platformë për mënyrën e riorganizimit të PS-së të konceptuar si “Stina e re në PS”.
Ku e sheh terrorizmin Edi Rama?
“Për kë terrorizëm flet Rama? Po na dënoni për t’i bërë qejfin Amerikës se nuk ju jep viza”, akuzoi ai. “Kërkoj prova të reja dhe që çështja të rihapet”-deklaroi Gerti Pashja në seancën ndaj imamëve të Unazës së Re që akuzohen për nxitës të urrejtes fetare dhe rekrutim të luftëtarëve në Siri.
Mediu: Ka naivë në PD që mendojnë se me LSI-në do vijnë sërish në pushtet
Në konferencën e degës së Tiranës, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha se vendi drejtohet nga një qeverisje tribale e klanore që kërcënon këdo që i del përpara. Shqetësimi i parë i sipas tij i pasqyruar edhe në raportet e ndërkombëtarëve është korrupsioni i përhapur në çdo degë të qeverisë.