Blloku Politikë

Dorëhiqet nënkryetari i Mediut: Po e drejton partinë në mënyrë të shëmtuar

Postuar në 28 Prill, 2016 12:24

Nënkryetari i Partisë Republikane ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme. Në një deklaratë për shtyp Alfred Deshati ka përcjellë edhe arsyet e këtij largimi nga PR që lidhen me drejtimin e partisë nga Fatmir Mediu. “Kjo Parti e shokëve dhe miqve të mirë është kthyer në një Parti në luftë me veten.

“Tjetërsimi i pronave në Bregdet, në caqet e një “genocidi pronësor". Vëmendje ndërkombëtare për komunitetin historik të Himarës"

Postuar në 27 Prill, 2016 18:05

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka dalë sot me një deklaratë për shtyp përmes së cilës ka apeluar për vëmendje ndërkombëtare ndaj asaj që e quan “trajtim të komunitetit historik të Himarës”. Në deklaratë nënvizohet ndërhyrja që po ndodh në zonën e Bregdetit ndaj pronës, nën emrin e kthimit të saj dhe të kualifikimit si monument kulture, duke mos u ndalur as edhe para pronave të Kishës.

Deputetja Ermira Mehmeti përlotet gjatë fjalës në Kuvendin e Shqipërisë: “U dënova në mënyrë kolektive, pa gjyq”

Postuar në 27 Prill, 2016 14:39

Deputeten shqiptare të Maqedonisë, Ermira Mehmeti, e kapën lotët teksa ishte duke folur në Kuvendin e Shqipërisë ku zhvillohej një Konferencë për Barazinë Gjinore. Aty merrnin pjesë deputete femra nga rajoni dhe Mehmeti, po fliste për rastin e vet, atë që quhet si skandali i përgjimeve erotike. “Më futën në baltën e të dënuarës. U dënova në mënyrë kolektive, pa gjyq. Deshën të më shkatërronin për pesë minuta. Përgjimi ishte diçka e montuar tërësisht. Pas 15 vitesh në politikë, po marr një goditje vetëm pse guxova të flas hapur. Kam kritikuar politikat e një qeverie jodemokratike.

Rama vlerëson trimërinë e Konit dhe Kules

Postuar në 27 Prill, 2016 13:27

Kryeministri vlerësoi pozitivisht zgjedhjet në universitete, edhe pse në  proces u implikuan emra të botës së krimit.

Ish-ministri grek zbardh negociatat me Rusinë kundër projektit TAP dhe ndikimit amerikan në Ballkan

Postuar në 27 Prill, 2016 10:20

Revista greke “Proneës” i ka dedikuar një artikull ndikimit të gazsjellësve në marrëdhëniet gjeostrategjike mes Greqisë dhe Rusisë, duke analizuar në veçanti ndikimin që pati gazsjellësi TAP në marrëdhëniet greko-ruse.

Negociata private me Shullazin

Postuar në 26 Prill, 2016 13:02

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin se ishte në dijeni të kërcënimit të rektorit Dhori Kule nga Emiljano Shullazi, bzuar në dëshmitë që Kule ka dhënë në Prokurori. Në deklaratën e bërë nga deputeti Oerd Bylykbashi bëhet edhe një analogji me rastin Durim Bami, i cili u dërgua në zyrën e ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri pas shqetësimeve të ngritura nga Tom Doshi.

Pasuria ime

Postuar në 26 Prill, 2016 11:42

Zbardhet deklarimi i pasurisë së Kryeministrit Edi Rama dhe familjes së tij për vitin 2015. Sipas të dhënave të publikuara nga “Open Data Albania”, mësohet se vila e Kryeministrit Rama në fshatin e Surrelit, në komunën Dajt është deklaruar me një vlerë prej 39,607,741 lekësh ose rreth 395 mijë dollarë.

Përgjigjia e Ramës për Shqipërinë e vogël dhe Britaninë e Madhe

Postuar në 26 Prill, 2016 10:11

Deklaratë e ministrit britanik të Drejtësisë, Michael Gove se Britania e Madhe mund të marrë modelin e Shqipërisë për sa i përket tregtisë nëse del nga BE ka nxitur reagimin e kryeministrit Rama. Në një prononcim për mediat britanike, Rama nuk mendon se Shqipëria është një model që duhet ndjekur nga Britania.

"Rilindja" është një projekt personal. Nuk dua të jem pjesë e tij. Nëse më ftojnë do të jem pjesë e një projekti të ri

Postuar në 25 Prill, 2016 23:58

Dje në emisionin "Opinion" në Tv Klan, deputeti socialist Ben Blushi ka deklaruar se shkëputet nga një marrëdhënie me Rilindjen që sipas tij nuk është e njëjta gjë me PS-në.

Ben Blushi - Opinion/ 25 prill 2016 by 3-14-15-92

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë