Blloku Politikë
Afër lumturimit të 38 shqiptarëve
Kisha Katolike në Shqipëri njoftoi të enjten se 38 martirë të fesë të kohës së komunizmit do të lumturohen në Romë këtë vit. Martirët u ekzekutuan ose vdiqën në burgje gjatë periudhës mes vitit 1944 dhe 1969, kur regjimi komunist i Hoxhës nisi një fushatë dhune kundër opozitarëve të mundshëm, duke përndjekur në shkallë të gjerë udhëheqësit katolikë, një pjesë e madhe e të cilëve, humbën jetën në burgje ose u ekzekutuan, por nuk e braktisën besimin e vet. Shumica janë priftërinj katolikë, por mes tyre është edhe Maria Tuzi, një murgeshë e cila humbi jetën në tortura kur qe vetëm 20 vjeç.
Mjafton të jemi mbi treshin
Në nisje të punimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama i konfirmuar në referendum si kryetar legjitimi i partisë që ka fituar zgjedhjet dha një vlerësim mbi pritshmëritë ekonomike, duke vendosur dhe një objektiv që qeverinë e gjen të kënaqur, por që në terma praktikë nuk pritet të ketë ndonjë efekt në rritjen e mirëqënies për qytetarët. "Sot planifikojmë një rritje ekonomike 3.4 për qind, por mjafton të jemi mbi treshin”, ka shtuar shefi i qeverisë, duke qenë statistikisht në rregull me çfarë i komunikohet nga Ministria e Financave.
Vetëm 560 mijë shqiptarë në moshë për votim, të kënaqur me qeverinë
Një sondazh i Institutit Demokratik Amerikan, zhvilluar në terren nga Instituti për Demokraci e Ndërmjetsim tregon se vetëm 25.4% e të anketuarve janë të kënaqur me punën e qeverisë. Nga ana tjetër, vetëm 13.8% janë të kënaqur me punën e opozitës. Të përkthyera në numër banorësh në moshë për të votuar, këto shifra tregojnë se vetëm 560 mijë prej tyre janë kënaqur me punën e qeverisë (nga 1 milion që votuan për të para 3 vjetësh), dhe vetëm 305 mijë janë të kënaqur me punën e opozitës (nga 680 mijë që votuan per të para 3 vjetësh).
Dita e Xhelalit dhe moçali i politikës
Xhelal Mziu, kryetar i Bashkisë së Kamzës, ishte një prej degëve ku mbahej Partia Socialiste për të proporcionalizuar kriminalizimin e saj në raport me opozitën e Partisë Demokratike. Për socialistët kryebashkiaku i Kamzës ishte shembulli pse Lulzim Basha nuk mund të dilte i palagur nga kauza e dekriminalizimit. Megjithëse në proces gjyqësor, politika nuk hezitoi të shkelë parimin e prezumimit të pafajësisë deri në vendimin e Gjykatës. Një prej shkallëve të Gjyqësorit, Apeli i Tiranës e ka shpallur të pafajshëm kryebashkiakun e Kamzës dhe ka urdhëruar pushimin e çështjes penale ndaj tij.
Një shfajësim dhe një kërcënim i pasinqertë për Berishën
Kryeministri Rama doli me një deklaratë për të arrnuar disi reagimet disproporcionale të mazhorancës, pas deklaratave të Berishës një dite më parë në parlament, për vetëmbrojtje përmes armëmbajtjes, nisur nga situata e pasigurisë në vend. Kryeministri tha se Berisha nuk mund të hetohet për deklaratat e tij,pasi drejtësisa është ende e pareformuar.
Presidenti: “Armatosja e qytetarëve, propozim jo i duhur”
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” deklarimet e Sali Berishës për armatosjen e qytetarëve si masë vetëmbrojtjeje ndaj krimit që ka depërtuar në çdo qelizë. Tha Nishani: “Normalisht nuk i takon Presidentit të Republikës në kontekstin funksional, të komentojë deklarata politikë të anëtarëve të parlamentit, përafqësuesve të partive.
“Përgjegjësitë e Ramës për thellimin e lidhjeve të PS me krimin janë të pafalshme. Por problemi është më i gjerë”
Fatos Lubonja shkruan sot në “Panorama” një opinion mbi situatën e fundit në vend, ku po dominon si debat kryesor, arrestimi i Emiljano Shullazit. Lubonja evidenton faktin se sistemi juridik që kemi formalisht të miratuar nuk funksion, sa kohë që institucionet e vërteta janë partitë që funksionojnë si dy banda.“…Është kollaj të thuash sot në opozitë se Edi Rama na e mori pushtetin duke bashkëpunuar me kriminelët, por edhe ai më naivi ka të drejtë të ngrejë pyetjen: Po mirë, more zotërinj, a nuk erdhët ju në pushtet me premtimin për të luftuar krimin dhe baronët e drogës?
Opozita mesazh qytetarëve: Armatosuni të mbroheni. Qeveria bandë kriminale
Arrestimi i Emiljano Shullazit ka qenë pjesë e debateve në seancë plenare, në të cilën ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar edhe mesazhin e fundit, i cili edhe mund të quhet disi radikal. “Gjatë qeverisjes sime, Shullazi është arrestuar 4 herë. Shullazi është skandali i radhës i kësaj qeverie. Kjo qeveri është e përfshirë në skandale të pafundme. Të gjitha këto vetëm për një arsye, për shkak të lidhjeve të ngushta të Shullazit me Ramën dhe Tahirin. Rama e ka shndërruar qeverinë në një organizatë kriminale.
Mos u dorëzoni!
Elozhet dhe vlerësimet për Edi Ramën nuk do të thotë se ndërkombëtarët kanë jashtë vëmendjes zhvillimet në Partinë Socialiste dhe grupin që ka akuzuar kryetarin e partisë për shkelje të statutit. Deputetja e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi kapatur një takim me dy eurodeputetët e majtë, Knut Fleckenstein dhe Hannes Zwoboda të ndodhur në Tiranë për një konferencë mbi demokracinë e brendshme të partiv. Pas takimit Hafizi tha se në takim u diskutua për të majtën shqiptare dhe se mori inkurajimin për të bazhduar betejën e nisur.
Përshëndetja e LU për arrestimin e Shullazit dhe një porosi
Arrestimi dhe mbajtja në burg e Emiljano Shullazit është përshëndetur edhe nga ambasadori Amerikan, Donald, i cili kërkoi një hetim të pavarur, ndryshe nga sa ka ndodhur në të kaluarën me procedimet penale ndaj 38 vjeçartit. “Vitin e funidt kemi pare arrestimin dhe hetimin e gjyqtareve, parlamentareve dhe ish ministrave dhe tani arrestimin e te dyshuarit si bos i krimit, Emiljano Shullazi. Ne i pershendesim keto hapa pozitiëv dhe shpresojme qe keto raste te ecin perpara ne menyre te pavaruar”- deklaroi ambasadori amerikan gjatë një konference të Dhomës Amerikane të Tregëtisë.