Blloku Politikë
“Vijë e kuqe” mbi karrierën e Kokëdhimës. Ambasadori amerikan e rendit njësoj me Ndokën, Prengën dhe Elvis Roshin
Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, i ka dhënë një intervistë revistës “Mapo”. Kjo është ndoshta intervista e parë e Lu dhe ai ka bërë aty disa prononcime jo pa rëndësi. Një për dekriminalizimin, proces ku ambasada amerikane u investua shumë. Thotë Lu:
Rrogat e magjistratëve/Republikë parlamentare apo republikë gjyqësore?
Gazmend Oketa, një nga drejtuesit e Frymës së Re Demokratike dhe ish-ministër në qeverinë e Sali Berishës ka dhënë sot një intervistë “Gazeta Shqiptare” ku ndërntë tjera përcjell edhe disa komente për reformën në drejtësi. Duke qenë se politika i mohoi qytetarëve një debat real mbi reformën, për t’u zhytur e gjitha në manovrat për përfitim, një vlerësim në distancë ka rëndësinë e vet. Dhe probleme kjo reformë ka jo pak.
Shqipëria i kujton BE-së kërcënimin rus, Bushati sheh destabilizim të rajonit
Shqipëria është një ndër vendet e Ballkanit Perëndimor nën influencën amerikane dhe kjo kushtëzon në një fare mënyre edhe kursin e politikës së jashtme. Megjithatë protagonizmi i diplomacisë shqiptare k mbërritur deri në atë pikë sa t'i tregojë Europës kërcënimin rus. është ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati që paralajmëron Perëndimin për rrezikun që sipas tij mund të çojë në destabilizimin e rajonit.
Hashashi "merr pashaportizimin" edhe në Tiranë
Enkelejd Alibeaj ka denoncuar sot mbjelljen e hashashit në Larushk pranë Rinsit. Sipas tij janë 50 000 rrënjë që ruhen nga kreuni bashkisë Krujë, Artur Bushi.
Berisha: "Qeveria kineze ka nisur hetim për rrugën e Arbrit"
Ish- kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot gjatë një prononcimi për gazetarët se qeveria kineze po heton praktikën e ndjekur për rrugën e Arbrit, ku u përfshi edhe Exim Bank, bankë investimesh shtetërore në vendin aziatik.
Alibitë dhe dështimet që çuan në largimin e Haxhinastos
Kryeministria konfirmoi edhe zyrtarisht largimin nga detyra të ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto, me anë të një njoftimi të shkurtër ku, lëvizja në fjalë u prezantua si dorëheqje. Në tekstin e shkurtër të përcjellë nga zyra për shtyp e qeverisë thuhet se "Ministri Haxhinasto i ka paraqitur sot Kryeministrit dorëheqjen e tij nga detyra, për shkak të angazhimit të mëtejshëm në parti. Kryeministri e ka falenderuar ministrin e infrastrukturës e transporteve për punën e bërë në krye të dikasterit, kontributin e tij aktiv në skuadrën qeveritare dhe bashkëpunimin shumë të mirë më të.".
Sokol Dervishaj zëvendëson Haxhinaston. Kryeministri shpërblen edhe PDIU-në
Dorëheqja e Edmond Haxhinastos dhe zëvendësimi i tij me Sokol Dervishajn jepet tshmë si informacion i konfirmuar. Për momenti ministrat e PS-së nuk lëvizin dhe duket se edhe kjo qeveri po shkon në vazhdën e asaj të mëparëshme. Edhe Sali Berisha nuk e kishte zakon të ndryshonte ministrat e tij, ndërkohë që marrëveshjet me aleatët e rinj i pagëzonte me oferta bujare postesh të ndryshme. Të kujtojmë këtu se Nard Ndoka hyri në koalicion me postin e majmë të ministrit të Shëndetësisë.
Lajme të pakonfrimuara për ndryshime në qeveri
Disa media raportojnë sot për ndryshime në qeveri. Ndryshime të cilat lidhen me një takim mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të LSI-së, Ilir Meta para disa ditësh. Lajmet përqendrohen te dorëheqja e pakonfirmuar zyrtarisht e Edmond Haxhinastos, ministër i Transporteve. Por edhe për ministrin e Brendahëm, Sajmir Tahiri flitet se kalon te Drejtësia, aty ku sot është Ylli Manjani i LSI-së. Spekullimet vazhdojnë me Luan Ramën që merr Ministrinë e Brendshme, të cilën e ka pasionin e vet në politikë për të ecur më tej edhe me largimin e Mimi Kodhelit nga Mbrojtja.
Shahu i dytë për Kushtetutën e re. Kësaj radhe nga Prokuroria
Prokuroria e Përgjithshme ka shpërndarë sot një deklaratë përmes së cilës konstaton disa mangësi dhe probleme që rrjedhin nga Kushtetuta e re, siç është p.sh pamundësia për hetimin e zyrtarëve të lartë që i kalon Prokurorisë së Posaçme, por që do te kërkojë kohë të ngrihet. Më poshtë deklarata e plotë:
"Më poshtë deklarata e plotë e shpërndarë për mediat nga Prokuroria e Përgjithshme.
Rikthehet në Gjykatën e Lartë çështja "Doshi"
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të dërgojë çështjen Doshi në Gjykatën eLartë, e cila duhet të shprehet edhe për ish-deputetin Mark Frroku dhe Durim Bamin, në lidhje me akuzat e Tom Doshit se ndaj tij ka patur një skenar eleminimi të urdhëruar nga Ilir Meta.
Çështja me të pandehur Tom Doshin, Mark Frrokun e Durim Bamin, u dërgua fillimisht në Gjykatën e Lartë. Por, pas vendimit që Mark Frroku s’është më deputet, situata ndryshoi.
