Blloku Politikë
Bashkia e Tiranës premton 2000 kredi të buta nisur nga viti që vjen
Bashkia e Tiranës hyn në fushatë elektorale me një ofertë të hapur me natyrë sociale. Kryetari i saj, Erjon Veliaj, ka premtuar 2000 kredi të buta, gjatë inaugurimit të konviktit të shkollave elektrike “Gjergj Canco”.
Reformë dhe direktiva për Akademinë e Shkencave
Akademia e Shkencave do të reformohet. Këtë ka paralajmëruar kryeministri Edi Rama gjatë takimit të 11-të të Institutit Alb-Shkenca. Duket se me këtë institut kryeministri ka vendosur të ndajë organizimin dhe përfaqësimin për samitin e Diasporës, nga i cili siç tha ai "nuk synohet të nxirren përfitime politike". Kryeministri nuk ka kursyer as sulmet dhe as direktivat për Akademinë e Shkencave, një institucion që ka humbur shumë nga autoriteti i dikurshëm.
Frika e kryeministrit për zgjedhjet në Dibër, një shfaqje sinqeriteti në katër vite hipokrizie
Me kalimin e reformës në drejtësi dhe sidomos të ligjit të vettingut, ka një mësymje propagandistike që e vendos qeverinë në pozicione epërsie të padiskutueshme për zgjedhjet. Pozicione që duken edhe më të logjikshme kur sheh sesi Ilir Meta e la masazhin me Arjanin e hotel “Grand” dhe iu drejtua për ndihmë masazheve nga kryeministri.
Kryeministri improvizon sherr me kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, aty ku nuk ja durojnë dot dënglat
Kryeministri Edi Rama ka qenë në Shkodër për të parë ndeshjen Shqipëri - Marok. Edi Rama ka shfrytëzuar vizitën për të dhënë show para kamerave teksa ka debatuar me kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademi për disa ndërtime rreth stadiumit. Nuk mungon tundja e kokës e atij që i vjen keq për nivelin e bashkëbiseduesit, metaforë kjo e Ramës për opozitën. E në çdo rast fasadomania nuk mbulon dot përgjigjen e munguar ndaj akuzës së Ademit për mungesë fondesh dhe varfëri.
Ligji për vettingun drejt Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht qëndrimit të Presidentit
Miratimi në mënyrë të njëanshme i ligjit të vettingut imlë opozitës vetëm rrugën e ankimimit të tij në Gjykatën Kushtetuese.
Ministria e Arsimit blen abetare për fëmijët e emigrantëve, në prag të samitit të Diasporës
Ministria e Arsimit do të blejë 1900 abetar për fëmijët e diasporës. Gazeta “Shqip” shkruan sot se fondi i akorduar është 23 milionë lekë dhe përmes tyre do të blihen 1900 abetaret dhe 400 copë libra “Gjuha Shqipe 2” dhe 400 copë “Gjuha Shqipe 3”.
Ligji i Vettingut/Fletë Përgëzimi për koalicionin PS – LSI nga Ambasada e ShBA-së
Ligji për vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve është kaluar sot në parlament pa votën e opozitës. Ky akt i rëndësishëm politik e legjislativ kreditoi krejt pa bazë një paradë deklaratash që provojnë krizën reale të vendit. Kryeministri nxitoi të shpallte soliditetin e koalicionit dhe rikthimin e drejtësisë në Shqipëri, ndërkohë që thjesht është hapur një proces i gjatë dhe i ndërlikuar.
Faksimile/Trajtimet për magjistratët përfshijnë edhe fëmijët. A do përballohet dot kjo faturë?
"Harrohet" burgu/Janë strategjikë për njëri - tjetrin e sipas Kryeministrit edhe për Shqipërinë
Në konferencën e vet përmes mediave sociale, Edi Rama, kryeministër i vendit, është pyetur edhe për të ardhmen e koalicionit PS-LSI. Edi Rama nuk ka gjetur dot një përgjigje më të mirë sesa kjo alibi që e bën ripërsëritjen e marrëveshjes 50 me 50.
Vettingu në seancë. Nuk ka as bojkot të opozitës dhe as konsensus
PPartia Demokratike nuk do të bojkotojë seancën e sotme plenare ku do të diskutohet dhe votohet projektligji për vettingun. Seanca është paraprirë nga një konferencë e kryeministrit, zhvilluar në mediat sociale, përmes së cilës, Edi Rama, ka deklaruar se ligjet do të votohen edhe pa konsensusin e PD-së. Nga konsensusi si kushtëzim ka hequr dorë edhe LSI-ja e cila luajti rol thelbësor gjatë miratimit të ndryshimeve kushtetuese. Gjithsesi PD-ja do të jetë në seancë dhe kjo është bërë e ditur pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të saj.
