Blloku Politikë

Teatër falas nga LSI-ja/Shezai Rrokaj sfidon Metën për kryetar: Partia ka nevojë të hapet dhe të bëhet më qytetare

Postuar në 16 Shtator, 2016 22:16

Vera ishte e mbushur me teatër politik dhe karagjozë që negociuan për veten në emër të atdheut. Edhe vjeshta duket me supriza. Nuk po na i kursen LSI-ja, pjesë e Aleancës për Shqipërinë Europiane.

Partia e Ilir Metës është  forca politike që operon me matematikën 1+1 = 2, por kjo nuk e pengon të  prodhojë shfaqje  të tipit demokraci dhe garë, aq më tepër kur bashkë me matematikën kjo parti po promovon edhe akademikë të linguistikës, si profesor Shezai Rrokaj. Ai do të sfidojë Ilir Metën në garën për kryetar të LSI-së në 6 nëntor ku do të votojë e gjithë anëtarësia.

Një tjetër peshqesh nga Aleanca për Shqipërinë Europiane, Bushati: Meta, kandidaturë e fortë për president

Postuar në 16 Shtator, 2016 10:58

Ambicja e Ilir Metës për të qenë president i vendit ka kohë që përflitet dhe tashmë duket se ka ardhur koha që të hidhet edhe në publik si formulim i planit të koalicionit të majtë për një Shqipëri Europiane. Dikur njeriu me bllok, tani aleat i domosdoshëm, "pronari" i LSI -së duket se ka punuar mjaftueshëm që edhe PS të kuptojë se çfarë duhet të bëjë.

Komedia "Riformato 2" nxjerr gafil qeverinë. Linja e trafikut konfirmohet, ministri Tahiri akuzohet për dekonspirim të hetimit

Postuar në 16 Shtator, 2016 10:27

Kur qeveria po shijonte frytet e një fitore dërrmuese në Dibër dhe ministri i Brendshëm ishte në apogjeun e një fushate televizive në parcelat e kanabisit, rënia e avionet Piper inë bregdetin e Ishmit e shndërroi shfaqjen në një komedi politike me në krye kryeministrin dhe pas tij ministrin e Brendshëm. çorientimi u pa qysh në filim kur ish-ministri Flamur Noka bëri publik lajmin. Të kapur në befasi, kryeministi la sallën e kuvendit, ministri Tahiri nisi telefonatat dhe kryetari i kuvendit ndërpreu seancën e kuvendit.

Donald Lu në "heshtje elektorale”

Postuar në 15 Shtator, 2016 20:37

Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu ishte një nga aktorët vendimtarë në miratimin e reformës në drejtësi. Donald Lu doli madje në një protestë me disa të ashtuquajtur qytetarë për të kërkuar miratimin e një drafti që po negociohej.

Tahiri, Beqaj, Gjiknuri, Çela, njerëzit më të fuqishëm të qeverisë. Dhe një fjalim antikanabis i ministrit të Brendshëm…

Postuar në 15 Shtator, 2016 16:11

Ka një fakt të njohur për këtë qeveri. Pas Edi Ramës, ministrat apo zyrtarët më të fuqishëm të saj janë:

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri dhe kreu i OSHEE-së, Ardian Çela.

Pseja e kësaj fuqie siç mund të merret me mend nuk qëndron te “mendaj politike” e këtyre Bletëve Punëtore. Por ndoshta atë mund ta kërkojmë herë pas here tek akuzat e medias, të opozitës, apo edhe te prishja e ngjyrës së fytyrës së Ilir Metës. Kuptohet pas të gjithave qëndron konvertimi në 6 zero…

Qeveria kërkon konsensus për çështjen e kanabisit, në frymën e reformës në drejtësi

Postuar në 15 Shtator, 2016 12:38

E gjendur përballë akuzave për shtimin e hapësirave të mbjella me kanabis dhe lidhje të strukturave policore me kultivimin dhe trafikun e lëndëve narkotike, qeveria ka kërkuar mirëkuptim për luftën e vështirë me këtë fenomen dhe më kryesorja ka propozuar që për këtë çështje të ketë një lloj konsensusi meqë politika provoi se është e aftë ta arrijë  dakordësinë si në rastin e reformës në drejtësi.

Opinioni i PD hedh poshtë ligjin e Prokurorisë Speciale, kërkon që Llallës të mos i hiqen dosjet e zyrtarëve të lartë që ka nën hetim

Postuar në 15 Shtator, 2016 10:19

Opozita ka paraqitur sot opinionin e saj për Ligjin e Prokurorisë Speciale, e njohur ndryshe si SPAK, organ që  hetojë çështjet e korrupsionit të zyrtarëve të Lartë. Relacioni pasqyron disa kundërshti që kanë të bëjnë me varësinë e strukturave të kësaj Prokurorie nga qeveria apo agjencitë në varësi të saj.

Asnjë analizë për zgjedhjet. Deklarata copy/paste: “Aleanca e politikës me krimin mohuan mundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”

Postuar në 14 Shtator, 2016 17:25

Prononcim i Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha pas mbledhjes së grupit.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratke është mbledhur sot për herë të parë që nga zgjedhjet e Dibrës. U përfolën debate e kërkesa për mbledhje të forumeve, por pas tij, kryetari i partisë, Lulzim Basha përcolli mesazhin politik të vijës së deritanishme që e lidh humbjen me faktorë jashtëpolitikë.

Mirënjohje për muxhahedinët!

Postuar në 14 Shtator, 2016 11:10

Shqipëria ka marrë mirënjohjen e Sekretarit amerikan të Shtetit, Xhon Kerry për strehimin e muxhahedinëve. Në një konferencë në Uashington, Kerry foli për një traditë të shqiptarëve në pritjen e grupeve vulnerabël.

Pazaret e drogës do kenë viktima, do jenë të shpejta

Postuar në 13 Shtator, 2016 13:11

Rezultati suprizë i zgjedhjeve në Dibër ka shtuar tensionin brenda opozitës, që akuzon mazhorancën se i bleu zgjedhjet me paratë e parcelave të kanabisit. Një deklaratë që tregon tensionin në radhët e politikës  është ajo e deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka, në Komisionin e Sigurisë. Ai tha se policia është e përfshirë në mbjelljen e kanabisit dhe se përplasjet për pazaret e drogës ku janë të implikuara edhe segmente të shtetit do të sjellin viktima.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë