Blloku Politikë
Donacione me detyrim për administratën, a do hetojë KMShC dhe Avokati i Popullit?
Në media ka dalë së fundmi fakti se qeveria ka detyruar nëpunësit e administratës publike që të japin donacione për të prekurit nga tërmeti. Kryeministri e mohoi një fakt të tillë edhe pse në media u publikuan urdhërat përkatës të titullarëve.
Marifetçiu i Tiranës
Turqia ka marrë përsipër të ndihmojë Shqipërinë në këto ditë të vështira duke organizuar një konferencë donatorësh. Sigurisht që ndihma është edhe fianciare, edhe njerëzore edhe politike. Këtë nuk kemi pse të mohojmë, por Turqia ka meritën se ka përshpejtuar punën në ndryshim nga Europa që është më e ngadaltë.
Shqipëria nuk është gati dhe nuk ka kapacitet për luftën kundër dizinformimit
Një raport i ditëve të fundit shpërndarë në mediat britanike, ka riamplifikuar alarmin për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e përgjithshme të Britanisë së Madhe. Forma e manipulimit është e hollë: në rrjetin social Reddit është qarkulluar një lajm sipas të cilit qeveria konservatore në Londër ka ndërmend të shesë tek amerikanët Shërbimin Kombëtar të Shëndetit.
Turqia nuk mohon ndërtimin e xhamive në zonat e prekura nga tërmeti
Ndërtimi i 500 banesave nga Turqia si shprehje e solidaritetit për të prekurit nga tërmeti mund të shoqërohet me ngritjen e një numri xhamish në zonat ku do të rindërtohet. Ambasadori turk në Tiranë, i cili ishte këtë të premte në Ministrinë e Kulturës për të koordinuar punën për përmbushjen e premtimit të Presidentit Erdogan nuk mohoi ngritjen e objekteve të kultit të besimit islam krahas banesave sociale. I pyetur nga “Tema” televizion ai la të kuptohet se projekti është në mirëkuptim me palën shqiptare.
Veliaj spostohet për arsye të paqarta
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur sot gjatë prezantimit të masave organizative dhe financiare për lehtësimin e pasojave të tërmetit, se procesi në fjalë do të mbikëqyret nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Dako: Ato letrat Ramé
Kryeministri Edi Rama ka qenë dje në mbrëmje në Durrës. Pasi ka folur me pasion sesi duhet vënë puna para, ish-kryebashkiaku Vangjush Dako i ka kujtuar se duhet "të bëjë gati ato letrat". Nuk dihet se cilat letra dhe nëse z. Rama i ka bërë gati, por mesa duket Dako nuk ka mundësi të komunikojë ndryshe veçse kur e takon kryeministrin shesheve. Më poshtë video:
Kush harxhon para dhe energji për të dizinformuar për më të diskredituarit e Europës?
Ambasada e Rusisë në Shqipëri shpërndante përmes faqes së vet në Facebook një koment mbi Rezolutën e Parlamentit tonë për ndërhyrjen e huaj në zgjedhje.
Kur qytetarët nuk pranojnë të jenë fasadë
Jeruesalem Post, një media e njohur në Izrael, raportonte dje se në qytezën italiane, Schio në periferi të Vinçencës, është refuzuar vendosja e një memoriali që përkujton Holokaustin.
Dy kate pa leje që nuk i prishi tërmeti
Ky është një prej hoteleve të ndërtuara nga deputeti socialist Sadri Abazi në zonën e plazhit në Durrës. Partia Demokratike pretendon se nga ndërtesa janë prishur dy kate pa leje me urdhër të vetë deputetit socialist të Durrësit. Ish-kryeministri Berisha e shoqëron denoncimin me një foto të Sadri Abazit duke vëzhguar punimet në hotel.
Pamjet e siguruara nga "Tema Tv" tregojnë se dy shkallët e ndërtesës nuk kanë të njëjtat kate. Shkalla në krahun e majtë është me 11 kate, ndërsa ajo në krahun e djathtë me 10 kate.
Tani problemi është si do përdoren paratë
Kryeministri Edi Rama ka thënë sot se nga Samiti i Londrës ka marrë mbështetje të madhe për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit. Sipas z. Rama shpresohet në një konferencë ndërkombëtare donatorësh që do të duhet të ofronte ndihmë reale financiare. Sot po ashtu u njoftua se Komisioni Europian do të japë 15 milionë euro ndërkohë që ndihmat nga shumë vende nuk kanë munguar. Por shifra e rindërtimit është shumë më e lartë.
