Blloku Politikë
I gjithë shteti po heton, por asgjë nuk po kapet
Qeveria shqiptare ka marrë së fundmi edhe atributet e një prokurorie speciale teksa me të ashtuquajturin ligj anti-KÇK kalon në veprime administrative dhe policore vetëm në bazë dyshimi. Në draft thuhet që baza e këtij ligji janë të drejtat themelore të njeriut, por ai ngarkon si garante të tyre një njësi operative si Policia e Shtetit. Siç mund të shihet, në nenin 4 flitet për masa policore duke paralelizuar dhe shfuqizuar pushtetin e gjykatave dhe prokurorisë. Më flagrante është kjo gjë në nenin 6, pika 4 ku thuhet se:
Anti-KÇK, Bashës i mbetet në dorë paketa Antimafie
Prezantimi i sotshëm i ligjit special Anti-KÇK nga kryeministri të sjell në mendje Paketën Antimafie të propozuar nga Partia Demokratike pak muaj më parë. Në daljet e veta publke, kryetari i saj, Lulzim Basha deklaronte pikat e kësaj pakete:
Kontratat PPP
Kontratat e koncesionit
Kontratat e Prokurimit Publik
Kontratat e tjetërsimit të pasurive publike
Paketa anti-KÇK, Kryeministri: Ky është proces administrativ, jo penal
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot draftligjin e quajtur Anti-KÇK. Përmes një shfaqjeje të personalizuar të këtij drafti, z. Rama ka premtuar se pastrimi që po sjell vettingu në sistemin e drejtësisë do të pasojë dënimi për njerëzit e korruptuar të këtij sistemi.
Kryeministri betohet para noterëve të preferuar: Nga nesër nis qameti në drejtësi
Kryeministri Edi Rama njofton sot në tuiter se nesër prezantohet paketa e re Anti-KÇK që nënkupton një kuadër ligjor të posaçëm kundër njerëzve që janë ende në sistemin e drejtësisë.
Zoti Rama njofton se për këtë paketë ka mbështetjen e partnerëve strategjikë të Shqipërisë, ShBA dhe BE.
Pra që nga nesër, z. Rama do të nisë festivalin mediatik të ri kundër të këqinjve të mbetur në sistem. Do të tërheqë vëmendjen, do të bëjë si Zeusi që lëshon rrufe, do bëjë atë e këtë për të debatuar në fund fare me Kujtim Gjuzin, Ralf Gjonin dhe Rudina Hajdarin.
Mario Bova: Negociatat me Shqipërinë, çështje muajsh
Hapja e bisedimeve për të bërë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pjesë të Bashkimit Evropian do të jetë e shpejtë. Kështu shprehet për “TemA TV”, ish ambasadori i Italisë në Shqipëri, Mario Bova, teksa flet për çeljen e negociatave dhe rëndësinë e Ballkanit Perëndimor në politikat europiane.
Torba plot e KPK-së
Tirananews.al publikonte dje një tabelë të sigurimit të shëndetit për anëtarët e Komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në dokumentet e publikuara vihet në dukje mbulimi me sigurim jete në masën 100% për komisionerët për shërbime që do të kryhen jashtë dhe zona e mbulimit është në mbarë botën apo në Europë për disa shërbime.
Oferta mbulon edhe kujdes për shikimin, dhëmbët dhe kujdesin ortopedik.
Pasi rregullove zgjedhjet, mësoji si të shkarkojnë Presidentin!
Lajmi që kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dha se në BE janë të pasigurtë për pasojat e vettingut në Shqipëri konfirmon në rrugë të tjera për katastrofën që quhet reformë në drejtësi. Zoti Zaev thotë se në Maqedoni aplikimi i vettingut në formën e një lloj revolucioni kulturor u refuzua.
Pra Shqipëria është përdorur si eksperiment, por se nga shumica aktuale për të emëruar në drejtësi njerëzit e vet, se nga zyrtarët e BE-së, kjo nuk është e qartë.
Politikë e SHBA, apo e selive diplomatike?
Ajo ka thënë gjëra të këqija për mua. Ajo nuk më ka mbrojtur dhe unë kam të drejtën ta ndryshoj një ambasador
"BE na frenoi të kryenim eksperimentin shqiptar të vetting-ut"
Naiv dhe më pak diskret nga sa duhet kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev përforcon dyshimet se as vetë Bashkimi Europian nuk kishte garanci për suksesin e reformës në drejtësi që ka nisur zbatimin në Shqipëri. Ai pranoi ne nje interviste per A2 CNN se ishte Brukseli që e frenoi në nisjen e këtij procesi në Maqedoninë e Veriut për shkak të skepticizmit mbi ecurinë e kësaj reforme në Shqipëri.
Mund ta kishe shpëtuar më herët Republikën!
Ilir Meta po i demostron të gjithë aftësitë e tij karizmatike këto kohë për t’u vetëshpallur si shpëtimtar i Republikës. Gardianin kushtetues, mbajtësin e peshave të rënda në politikë, komedianin, shakaxhiun, sovranisitin, shantazhuesin, balerinin, malësorin, fushorin e kështu me radhë.
