Blloku Politikë

Negociatat, asgjë nuk ndryshon për qytetarët

Postuar në 18 Janar, 2020 18:17

Hapja e negociatave për Shqipërinë ka qenë kryefjala e politikës që prej dy vitesh. Mazhoranca nuk nguron ti japë merita vetes për këtë proces që sipas saj e afron Shqipërinë me familjen europiane. Por çfarë përfitimësh do të sjellë për qytetarët hapja e negociatave. Eksperti i çështjes të integrimit, Gledis Gjipali, thotë se në terma praktike qytetetarët nuk do të përfitojnë ndonjë akses të shtuar në tregun europian të punës.

Nostalgjia e një figuranti

Postuar në 18 Janar, 2020 15:14

Ministri për Diasporën Pandeli Majko ka folur dje në një takim të quajtur akademia solemne “Faleminderit Shqipëri”, mbajtur në Prishtinë me rastin e 21-vjetorit të mikpritjes së Shqipërisë gjatë eksodit të popullit të Kosovës në vitin 1999. Në fjalën e vet Majko ka luajtor me mesazhet përbashkuese, një zakon i vjetër tashmë për këtë politikan që sillet në skenën politike si më i mençur sesa mund ta përçojë përvoja e tij.

Kush do ta gëzojë "Shqipërinë e Gjeneratës tjetër"? 61% e të rinjve duan të ikin

Postuar në 17 Janar, 2020 12:46

Ikja e shqiptarëve nga vendi i tyre është një dukuri që shqetëson të gjithë rajonin tonë. Në konferencën e 16-të parlamentare rajonale për integrimin europian të shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizimit dhe Asocimit të Evropës Juglindore është vënë në dukje ky problem që është injoruar nga qeveria shqiptare.

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, deklaroi ndër të tjera se 1/3 e popullsisë është larguar.

Urgjenca e hapjes së negociatave

Postuar në 17 Janar, 2020 10:35

Mesazhet e rigjallëruara pro hapjes së negociatave me BE-në për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut po evokojnë përherë e më shumë arsye të sigurisë si alibi të objektivitetit të tyre. Liderë vendesh të ndryshme, ekspertë sigurie apo të politikës ndërkombëtare po flasin përherë e më shumë për një rrezik rus, turk, islamik, për kaosin etj., që e pret Ballkanin nëse perspektiva europiane dështon. Hapja e negociatave po profilizohet si kursi i duhur i historisë, si shpresa e fundit dhe e vetme e ballkanasve. Një lloj fundi i lumtur i historisë për këtë rajon.

I legjitimuari Gjiknuri: Ky vend është shumë i vogël për t’u ndarë

Postuar në 16 Janar, 2020 23:16

Opozita deligjitimoi Parlamentin. Kjo është mbrojtja nga kampi i Lulzim Bashës. Në këtë ditë që opozita artikuloi këto alibi në media u shfaq Damian Gjiknuri, duke folur për bashkim dhe bashkëpunim. 

Unë vetëm jam mësuar me akuza. Nuk është gjë e mirë. Akuza politike ka mbi çdo politikan. Më gjej një që nuk është i akuzuar. Në rastin tim, nuk kam akuzë penale, nëse fjala tërmet përbën vepër penale. Mua nuk më bën përshtypje, jam i gatshëm të ndërtoj ura kompromisi. Kam dëshirë të punoj me të gjithë kolegët, pavarësisht akuzave politike.

Opozita: Gjithçka po e bëjmë për shqiptarët

Postuar në 15 Janar, 2020 14:51

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe aleatë e tij, kanë dalë sot në një bisedë me gazetarët me të cilët është sqaruar marrëveshja e djeshme. I pyetur për faktin se takimi anullon zotimet e opozitës, z. Basha tha:

Nuk ka për të pasur amnisti për Gjiknurin, as Ymer Lalën, as Dakon, askënd që është përfshirë në shitblerjen e votave…Ndaj stigmatizimi i procesit të reformës zgjedhore është vetëm rënie viktimë e propagandës së Edi Ramës.

Çështja e (kë)Tyre

Postuar në 15 Janar, 2020 11:51

Opozita e drejtuar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka hedhur në veprim të vetmin argument që ka për të mbrojtur marrëveshjen e djeshme: me këtë takim u deligjitimua Parlamenti. Kjo thjesht nuk është e vërtetë. Le të kthehemi pas në kohë. Ose këta zotërinj të kthehen pas në kohë e të kujtojnë sesi dikur, opozita socialiste e Edi Ramës bojkotoi për rreth 6 muaj parlamentin, kërcënoi se do digjte mandatet, por pastaj hyri në Parlament për rrogën e deputetit.

Ishte apo jo legjitim ai Parlament?

Heshtja me kaq vlerë për të gjithë

Postuar në 14 Janar, 2020 17:35

Pas një kohe relativisht të gjatë për standardet e veta të komunikimit, ka reaguar sot ambasada amerikane në Tiranë. Përmes një njoftimi në Facebook ajo përshëndet tryezën e dialogut mes palëve. Thuhet në deklaratë:

Pse nuk reagon edhe sot?

Postuar në 14 Janar, 2020 17:31

Dje gjykata e Tiranës pushoi çështjen ndaj Lulzim Bashës dhe zyrtarëve të tjerë të PD-së për “lobimin rus”. Menjëherë reagoi Partia Socialiste. Taulant Balla u betua se kjo çështje nuk mbyllej teksa akuzoi Prokurorinë për shkelje të qëllimshme procedurash. Sot z. Balla publikoi disa dokumente të reja. Sot Gjykata e Krujës ka liruar nga burgu Endrit Doklen, I dënuar me burgim të përjetshëm. Prokuroria e këtij rrethi ka deklaruar se do apelojë vendimin. Partia Socialiste nuk ka reaguar ende. Nuk ka nxjerrë as Taulantin, as ndonjë dokument.

Rama, Basha, Shkëlzen Berisha, tri raste (mos)përballjeje me akuzat

Postuar në 13 Janar, 2020 19:40

Sot Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë çështjen e ngritur ndaj Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishit, financier i Partisë Demokratike për të ashtuquajturin “lobim rus”. Akuza e ngritur ishte fallsifikim dhe ngrihej mbi një pretendim se PD-ja nuk ka deklaruar të ardhurat që i janë paguar Nick Muzin, i cili vetë ka deklaruar se i ka marrë nga dy biznesmenë rusë. 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë