Blloku Politikë

Pse nuk reagon edhe sot?

Postuar në 14 Janar, 2020 17:31

Dje gjykata e Tiranës pushoi çështjen ndaj Lulzim Bashës dhe zyrtarëve të tjerë të PD-së për “lobimin rus”. Menjëherë reagoi Partia Socialiste. Taulant Balla u betua se kjo çështje nuk mbyllej teksa akuzoi Prokurorinë për shkelje të qëllimshme procedurash. Sot z. Balla publikoi disa dokumente të reja. Sot Gjykata e Krujës ka liruar nga burgu Endrit Doklen, I dënuar me burgim të përjetshëm. Prokuroria e këtij rrethi ka deklaruar se do apelojë vendimin. Partia Socialiste nuk ka reaguar ende. Nuk ka nxjerrë as Taulantin, as ndonjë dokument.

Rama, Basha, Shkëlzen Berisha, tri raste (mos)përballjeje me akuzat

Postuar në 13 Janar, 2020 19:40

Sot Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë çështjen e ngritur ndaj Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishit, financier i Partisë Demokratike për të ashtuquajturin “lobim rus”. Akuza e ngritur ishte fallsifikim dhe ngrihej mbi një pretendim se PD-ja nuk ka deklaruar të ardhurat që i janë paguar Nick Muzin, i cili vetë ka deklaruar se i ka marrë nga dy biznesmenë rusë. 

Arsyet banale të një emërimi...jashtë shtetit

Postuar në 12 Janar, 2020 11:49

Që ta thjeshtojmë sepse është banale: 

E keni parasysh lajmin që Ditmir Bushati u caktua në një detyrë në OSBE? I dërguar i posaçëm e quajnë. Do bëjë çdo gjë, për çdo fushë dhe hall ndërkombëtar. Këtë ndryshe e quajnë Përmbarues - Factotum. 

Presidenti kthen ligjin kundër shpifjes(arsyetimi)

Postuar në 12 Janar, 2020 11:26

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim ligjin kundër shpifjes. Përmes një arsyetimi të gjatë Presidneti sugjeron kthimin e ligjit për konsultim publik duke adresuar shkeljet e tij. Më poshtë arsyetimi i Presidentit:

***

Kuvendi i Shqipërisë, në seancën plenare të datës 18 dhjetor 2019, ka miratuar ligjin nr. 91/2019 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Opozita bën më fund një punë. Sulmon listat e hapura dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Postuar në 11 Janar, 2020 22:35

Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha ka pranuar të hyjë në zgjedhje me kuadrin aktual ligjor për zgjedhjet. Më konkretisht, z. Basha nuk ka asnjë vërejtje për sistemin zgjedhor në fuqi duke këmbëngulur te dekriminalizimi dhe nevoja për garanci të mosshkeljes së ligjit. Paralelisht me këtë qëndrim, në mediat pranë PD-së ka nisur një sulm “analistësh” kundër idesë së listave të hapura. Arsyeja kryesore është kriminalizimi dhe korrupsioni që sjell aplikimi i listave të hapura përmes shndërrimit të garës në obsesion për rizgjedhje.

M. e Jashtme refuzon informimin mbi deputetët, ish-deputetët dhe familjarët e tyre me pasaportë diplomatike

Postuar në 11 Janar, 2020 15:46

Ministria e Jashtme e Shqipërisë refuzon publikimin e listës emërore të deputetëve dhe ish-deputetëve si dhe familjarëve të tyre që aktualisht zotërojnë pasaportë diplomatike nga MEPJ për shkak të funksionit parlamentar dhe ligjit mbi statusin e deputeti. Ky ka qenë objekti i një kërkese pranë kësaj ministrie nga Instituti i Studimeve Politike, kërkesë e cila është refuzuar me arsyetimin se cenon të drejtat e subjekteve të ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. 

Sondazhi i besimit

Postuar në 10 Janar, 2020 22:19

 

Qeveria dhe mediat pranë saj njoftojnë se së shpejti mbahet konferenca e donatorëve për lehtësimin e pasojave nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Pritmëritë janë të larta dhe në fakt qeveria është entuziaste – me të drejtë – edhe për faktin se një konferencë e tillë po organizohet. 
Duke uruar që të mblidhen sa më shumë para për njerëzit që kanë pësuar dëme, nuk mund të mos vihet në dukje një tjetër fakt i nxjerrë në media po këto ditë. Sipas disa të dhënave zyrtare qeveria mblodhi përmes portalit e-albania 65,720,146 lekë ose rreth 600 mijë euro nga 6190 persona. 

Tallje dhe paralajmërim për JO nga Hollanda: Të gatshëm të asistojmë reformat(të SHBA-BE) në Shqipëri-Maqedoni

Postuar në 09 Janar, 2020 17:51

Shqipëria ka shpenzuar shumë energji dhe ka cenuar stabilitetin e vet me reformën në drejtësi, por kjo përpjekje nuk mjafton. Edhe pse, për aq sa na kanë thënë këtë reformë e kanë mbështetur, madje urdhëruar SHBA dhe BE. Hollanda ka një tjetër mendim.

Strehimi i opozitës iraniane në Shqipëri nuk është çështje humanitare

Postuar në 09 Janar, 2020 17:00

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi dje se strehimi i opozitës iraniane në vendin tonë është një çështje humanitare. Ndonëse siguria për këtë komunitet është në nivelin më të lartë, ndonëse asgjë nuk dihet se çfarë ndodh në kampin e Manzës, z. Rama e quan atë çështje humanitare. Është e qartë se kjo nuk është e vërtetë. Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo shprehet në një intervistë për TvT se në të vërtetë kemi të bëjmë me një problem të mprehtë gjeostrategjik.

Shqiptarët preferojnë BE-në ndaj bashkimit kombëtar. Më entuziaste pro bashkimit, zonat rurale

Postuar në 09 Janar, 2020 14:00

Fondacioni “Soros” në Shqipëri dhe në Kosovë ka realizuar një sondazh me titull: Kosovë-Shqipëri, vlerat, besimet, bashkëpunimi dhe bashkimi. Janë pyetur 2,504 qytetarë në të dyja vendet: 1,200 në Shqipëri dhe 1,304 në Kosovë (1,004 shqiptarë dhe 300 serbë) për një seri çështjesh të cilat ndërlidhen tek ideja e një bashkimi eventual mes të dyja shteteve.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë