Blloku Politikë

Berisha nuk është më një projekt pushteti

Postuar në 07 Gusht, 2024 16:19

Sali Berisha nuk e mund dot Edi Ramën! Po, dakord dhe e kemi thënë edhe këtu. Kundërpërgjigja që dhanë analistët e PD-së është se Berisha mori 500 mijë vota dhe ai është opozita. Numerikisht edhe kjo është e vërtetë. Berisha është njeriu kryesor I opozitës, por ai nuk fiton dot. As enturazhi I tij. Mençuria politika kërkonte, sikundër edhe përgjegjshmëria ndaj të ardhmes së këtij vendi, që Berisha autoritetin e tij politik dhe partiak, që e ka real dhe jo fals, ta përdorte jo për garë me Edi Ramën, por për të hapur një proces real tranzicioni të partisë drejt një lidershipi të ri.

Zdroms, ti tashmë je një rrangallë politike. Bashkia po hetohet si karkasë hajdutësh, nuk ka çfarë të auditohet

Postuar në 07 Gusht, 2024 15:48

Kam marrë gjithë baltën, gjithë vërejtjet a thua jam shoferi i çdo kamioni plehrash apo në çdo makinë policie. Kështu funksionon, pra ndonjëherë përgjegjësia shkon me atë që ka idenë dhe përgjegjësinë

Gjikuria: Unë bëra një betejë të ndershme!

Postuar në 05 Gusht, 2024 18:52

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria, thotë se në zgjedhjet e 4 gushtit mijëra qytetarëve të Himarës iu mohua e drejta e votës. Kjo sepse lista e zgjedhësve u transformua për ta vënë atë në funksion të fitores së kundërshtarëve. Në një mesazh pas shpalljes së fitores së rivalit Vangjel Tavo, Gjikuria shprehet se gara e tij ka qenë e ndershme dhe në frymën e betejave të himariotëve në vitet e fundit.

Shqiptarçe në Himarë/Ed Veremi rikonfirmohet ndaj një opozite "mut çobani"

Postuar në 05 Gusht, 2024 14:07

 

Andi Bushati e interpreton episodin e zgjedhjeve në Himarë si moment përcaktues të tranzicionit, duke i parë ato si manifestim i një represioni të vazhdueshëm dhe strukturor që ka diktuar mandej votën e njerëzve në Himarë. Mesazhi është që vota nuk e bën më ndryshimin, kështu që njerëzit do bëhen të gjithë me Edi Veremin. Po Beleri si fitoi atëherë? Mos vallë ka njerëz që dinë dhe punojnë për të fituar?! Mos vallë këmbimi Këlliçi- Alimehmeti do çojë përherë në humbje?

Ambasadorja japoneze: Konsiderojmë heqjen e vizave me Shqipërinë

Postuar në 04 Gusht, 2024 20:51

Ambasadorja japoneze në Tiranë, Kikuko Kato, sheh mundësi të mëdha bashkëpunimi mes dy vendeve në disa fusha. Në një intervistë për MCN TV, ajo shprehet se që prej hapjes së ambasadës japoneze në Tiranë 7 vjet më parë, bashkëpunimi mes dy vendeve është rritur, duke ngjallur interesin e bizneseve japoneze për vendin tonë.

Kato theksoi se qeveria japoneze po konsideron heqjen e vizave me Shqipërinë, pas kërkesës zyrtare të qeverisë shqiptare.

Këtë sorollop nuk e votojnë në Himarë, por në Shqipëri nuk ka zgjedhje

Postuar në 04 Gusht, 2024 13:26

Mjaftoi ora 11:00 e datës 4 gusht 2024 për të konfirmuar se Republika e Shqipërisë nuk bën dot zgjedhje të lira e të ndershme as në mesin e shekullit të 21-të. Sajesa e kartave të skaduara është asgjë më shumë sesa një marifet teknik për t’i mohuar zgjedhësve të drejtën për të votuar. E tha tashmë kreu i KQZ-së se shtyrja e afatit të vlefshmërisë së kartave i takon qeverisë.

KQZ, Himarë: Nuk e dimë pse qeveria nuk shtyu vlefshmërinë e 6 mijë kartave si zgjedhjet e shkuara

Postuar në 04 Gusht, 2024 13:05

Sot në Himarë është verifikuar problem i kartave të identitetit të cilave u ka përfunduar afati. Me këtë rast zgjedhësve që posedojnë këto karta u është mohuar mundësia për të votuar. Kodi Zgjedhor ka si synim që vullneti i zgjedhësve të materializohet dhe ngarkon KQZ-në që të administrojë në këtë funksion procesin.

Lidhur me këtë kryetari I KQZ-së, Celibashi sot tha:

"Bombat e Zaevit" nuk ngjisin me këtë opozitë

Postuar në 30 Korrik, 2024 16:37

Arben Ahmetaj na konfirmoi akuzat që kemi bërë! Mediat po censurojnë intervistën e Arben Ahmetajt.

Këto janë disa nga reagimet e brendshme të opozitës kryesore në vend rreth heshtjes që mbulon intervistën e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Në parim është e drejtë të shqetësohesh për një qëndrim të kësaj natyre, për këtë indiferencë verbale që nuk ka sesi të jetë edhe e brendshme. 

E beson Shqipërinë e Arben Ahmetajt?

Postuar në 30 Korrik, 2024 14:07

Deklarimet e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dje kanë krijuar në perceptimin e shumëkujt se qeveria e Republikës së Shqipërisë ekziston, funksionon dhe vepron vetëm për të kanalizuar paratë publike në një rrjet të ngushtë klientele. Se i gjithë vendi, e gjithë ekonomia e vendit, çdo akt ligjor dhe nënligjor në fakt i shërben maksimalizimit të fitimeve dhe përfitimeve të një grupi të ngushtë njerëzish duke nisur nga Edi Rama, familjarë të tij e mandej te bota e biznesit.

Ahmetaj: Dëmi i inceneratorit të Tiranës do të shkojë 700 milionë euro

Postuar në 29 Korrik, 2024 23:11

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj bën përgjegjës kryeministrin dhe kryetarin e bashkisë për inceneratorin e Tiranës. Ahmetaj tha në një intervistë për Syrin se Mirel Mërtiri është thjesht një individ i përdorur ndërsa kostoja totale e inceneratorit të kryeqytetit mund të shkojë 700 milionë euro.

Peka: I mori Mirel Mërtiri këto para...

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë