Blloku Politikë
Bektashinjtë e Elbasanit kundër shtetit të Baba Mondit: Të zbatojmë statutin se ka 13 vjet pa u zbatuar!
Komuniteti i bektashinjve në Elbasan nuk preferon të komentojë idenë e qeverisë për të krijuar një shtet sovran të Urdhërit Bektashi në Shqipëri. Por me një mesazh të kujdesshëm, ata janë kundër qëndrimeve të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë.
Pse askush nuk e kallëzon për shpifje Arben Ahmetajn?
Dënimi me 1 vit burg për shpifje(kallëzim i rremë) i Ervin Salianjit po vepron me forcën e paradoksit ndonëse teknikisht është ezaurim i një procedure konkrete.
Drejtësia thotë se Salianji ka shpifur dhe ai dënohet. Dakord. Dhe ky vendim do të disiplinojë këtej e tutje lodrën publike të politikës, sidomos skriptet policore të saj. Por dënimi ka me vete komiken e vet.
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg
Gjykata e Apelit lë sot në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila ka dënuar me një vit burg deputetin demokrat, Ervin Salianji.
Në vitin 2019, Gjykata e Tiranës e shpalli deputetin demokrat fajtor për 'kallëzim të rremë'' për audio-përgjimin ku pretendohej se vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në trafik droge.
Vendimi i trupës së përbërë nga Elona Toro, Genti Shala dhe Iliba Bezati, u shpall rreth mesditës, ndërsa në sallë ishin të pranishëm thuajse të gjithë deputetët e grupit parlamentar të PD.
Shtetasve rusë u janë refuzuar shërbime bankare në Shqipëri, por rusofobia mbetet e ulët
Konflkti i Rusisë me Ukrainën është reflektuar në marrëdhëniet e Shqipërisë me Rusinë. Ambasadori rus në Tiranë, Alexey Anatolyevich Zaitsev, në një intervistë me agjencinë ruse të lajmeve "Ria Novosti", analizon ndryshimet që kanë pësuar raportet mes dy vendeve.
Turpi që e çon Urdhërin drejt fundit
Dritan Hila më në fund ka shkruar për shtetin bektashi. Pas disa orëve bojkot, ish-zv.ministri ka parashtruar pikëpamjen e tij. Siç duhet të jetë. Tani kushdo është më i qartë.
Mirëpo vjen një moment që në shoqëritë moderne duhet një bashkëjetesë paqësore dhe rregullim ligjor e respekt reciprok. Ca me tepër shtetet kanë gjetur bashkëpunimin me institucionet fetare si një rrugë për influencë rajonale dhe globale. I tillë është edhe rasti i kryegjyshatës së bektashinjve…
E vërtetë apo jo ideja e Shtetit të ri, nuk ka rëndësi. Urrejtja ndaj Izraelit dhe SHBA po zë vend edhe në Shqipëri
Mediat turke i kanë bërë një lloj jehone idesë së shtetit bektashi në Shqipëri. Sipas tyre, pas projekit qëndron Izraeli, një vend që është duke konsumuar genocide në Palestinë dhe është në armiqësi të hapur me Iranin dhe botën isalme.
Ideja është e thjeshtë: qendra globale bektashiane është një diverson ndaj shiitëve iranianë që janë si të thuash antagonist dogmatikë të sunitëve. Ndaj krijimi i një qendre në Europë shërben për të relativizuar rëndësinë shpirtërore të shiitëve duke krijuar një mensë sufijsh në Ballkan.
Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së!
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve në Maqedoninë e Veriut, Aleksandar Nikoloski ka deklaruar në
Fillimisht thashë se do ta bashkojnë Maqedoninë dhe Shqipërinë në bazë të një marrëveshjeje të Bujar Osmanit dhe MPJ-së së atëhershme të Shqipërisë. Askush nuk besonte atëherë, madje qeveria dërgoi njoftime se ishte fantashkencë. Ajo fantashkencë u bë e vërtetë dhe ne u bashkuam me Shqipërinë.
Perandoresha e BE-së/ Strategjia e Von der Leyen për të çimentuar pushtetin
Ekipi i ri i Ursula von der Leyen flet shumë për dëshirën e saj për një mandat të dytë të papenguar në krye të Komisionit Europian. 26 komisionerët e rinj janë finalizimi i një strategjie disamujore publike dhe private për të shuar zërat kundër të mandatit të saj të parë si presidente.
“Ajo do të ketë edhe më shumë kontroll mbi gjithçka,” tha një zyrtar i BE-së, i cili, ka folur në kushte anonimati për Politico.
Nuk shoh që z. Rama të ketë ndonjë mbështetje në BE. Ai është pengesa e Shqipërisë sot!
Në një intervistë për MCN Tv, eurodeputeti Fredi Beleri, ish-kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë, ka komentuar edhe ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë, që pritet të hyjë në një fazë shumë më rigoroze. Sipas Belerit dhe në përvojën e tij të shkurtër në PE, nuk ka në të vërtetë ndonjë mbështetje të madhe në BE për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për të cilin ai thotë se e ka propaganduar këtë mbështetje inekzistente.
Ndërron jetë ish-deputeti Gerti Bogdani
Ndërron jetë në moshën 44-vjeçare ish-deputeti demokrat, Gerti Bogdani. Mësohet se shkak është një arrest i papritur kardiak.
Bogdani studioi në Universitetin Politeknik të New York-ut dhe pas diplomimit u kthye në Shqipëri.
Në vitin 2007 kandidoi me Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fitoi. Ndërsa në vitin 2009 u zgjodh deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë.
