Blloku Politikë
"Një reklamë elektorale e dështuar”
Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët është kundërshtuar që në krye të herës edhe nga opozita italiane. Një grup deputetësh të Partisë Demokratike mbërritën sot në Gjadër për të parë nga afër ecurinë e punimeve për kampin e ri të emigrantëve, i cili duhej të kishte përfunduar dy ditë më parë.
Pikëpyetje të reja mbi Marrëveshjen e Prespës
Një acarim i ri i marrëdhënieve mes Shkupit dhe Athinës vë në rrezik Marrëveshjen e Prespës.
Një zëdhënës i Komisionit Evropian i tha Euractiv se Marrëveshja e vitit 2018 midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të zbatohet nga "të gjitha palët" dhe me "mirëbesim".
Video/E përsërit edhe njëherë atë të raketave të Izraelit?!
Injorojeni siç bëjnë në Prishtinë dhe Athinë
Zoti Rama duket se e ka kompleks të madh injorimin që i vjen nga Kosova. Si një person që u mësua të nënshtrojë këdo në PS, që pa që ata që dikur u lëpihej deri në neveri, i lëpihen tani, si person pra që pa në vetë të parë se çdokush ka çmim, dhe si një qenie që vuan deri në torturë begenisjen e tjetrit, z. Rama nuk po di se çfarë të bëjë tashmë për ta homogjenizuar turmën shqiptare rreth vetes, të cilën e sheh si obeliskun e kombit.
Larg Administratës! Ndoshta edhe ministra do jetë vështirë për të gjetur
Në disa media afër qeverisë raportohet dukuria e bojkotit nëse mund të themi kështu e administratës publike.
Puna në shtet nuk josh më -, shkruan gazeta “Tema”. E ka fjalën për punën në Ekzekutiv.
Pak javë më parë edhe ministri Blendi Gonxhe deklaronte se mungesat vijnë për shkak të frikës për të firmosur. Frikë nga SPAK. Ndërkohë që në sistemin gjyqësor po mësyjnë fëmijë të ish-gjyqtarëve apo prokurorëve të larguar nga vettingu.
A luftojmë edhe ne për identitetin kulturor europian?
Në një opinion të publikuar në “Politico”, Jan Jambon, ministri flamand për Punët e Jashtme dhe Kulturën, vë në dukje se paradigma kryesore mbi të cilën duhet të orientohet përpjekja identitare europiane është kultura. Sipas tij ky është një mësim i vjetër me shembuj të rinj si ajo anekdoda që i mvishet Churchill që refuzoi të largonte pasurinë e muzeumeve të Londrës duke u hakërryer: për çfarë po luftojmë atëherë?
Miratim publik dhe në liri i korrupsionit si model
Media pranë qeverisë publikojnë, apo citojnë një sondazh të një instituti amerikan sipas të cilit Edi Rama rezulton politikani më popullor në Shqipëri. Pas tij vjen Erion Veliaj.
Ia kam thënë shumë herë z. Rama: Greqia ka shumë ndikim mbi emigrantët shqiptarë
Takimi i Edi Ramës me shqiptarë në Athinë është injoruar përgjithësisht nga politika kryesore greke, ndonëse në mediat e vendit fqinj ka patur diskutime të shumta. Lidhur me mesazhin kryesor të takimit se Rama ka ndikim tek emigrantët shqiptarë, ka patur një prononcim të Dora Bakojanis, politikane e njohur në Greqi, por edhe motra e kryeministrit aktuale, Kyriakos Mitsotakis.
Çështjet e negociatave të 2018-s u ngritën në stadium. Në Athinë u vulos prishja e marrëdhënieve
Ka nisur masturbimi mediatik për fjalën e mbajtur në stadiumin e Athinës. Po shkruajnë se "Z. Rama hapi çështjen shqiptare me Greqinë". Për Çamërinë, ligjin e luftës e kështu me radhë deri te pensionet që është teknike.
Publicitet! Rikthehemi pas pak...
E mbani mend kur Aleksander Vuçiç i dha leje Edi Ramës të thoshte nga Beogradi se Kosova është e pavarur? Dhe që të shëtiste në këmbë në Preshevë? Disa e mbajnë mend këtë gagarel të shijonte veten duke shitur se ka ndonjë lojë të vetën lumëmadhi.
Ka kaluar shumë kohë. Tentoi ky edhe të bëhej pjesë e ndarjes së Kosovës, miqësimit serbo-shqiptar e nuk qullosi gjë. Sepse një hileqar e ka litarin të shkurtër.