Blloku Politikë
Shefi i CIA-s viziton Kosovën
Drejtori i Agjencisë Amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, ka zhvilluar një vizitë në Kosovë, ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani. Takimi është zhvilluar në presidencë dhe në të ka qenë i pranishëm edhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.
Pavarësisht se zyrtarisht nuk ka pasur asnjë njoftim nga Ambasada Amerikane apo institucionet shtetërore në Prishtinë, vizita e Burns duket se është ndalesa e radhës e një turi në rajon.
Kanceri metastazik me emrin Shqipëri prek Kosovën
Adi Krasta, drejtori i RTK-së ka dhënë një intervistë për të sqaruar atë që ndodhi në televizionin e drejtuar prej tij.
Sapo intervista është publikuar një pjesë e gazetarëve të Kosovës kanë manifestuar refluks gastrik. Përtej epitetit 'servil' dhe 'i pështirë' që Krastës nuk i shkon fare jashtë shtetit, ka edhe një qasje për ta privilegjuar Krastën si dukuri unike të Kosovës.
Veç në Kosovë gjejnë terren tipat si Adi Krasta
SHBA, drejt një sistemi të ri politik
Çfarë po ndodh në Amerikë? Është një pyetje që pikërisht pse shtrohet e ka përgjigjen brenda. Po ndodh ajo që ndodh në çdo vend që perverton sistemin që deklaron se mbron. Ndaj edhe zhurma globale e një njeriu si Donald Trump jehon si një mesazh që i jep shtysë ankthit se Amerika nuk ekziston më si garante e demokracisë, e sigurisë siç e kemi njohur.
Protesta si subversion në regjimet ballkanike. Perëndimi akuzohet në Serbi, "partia e rublave" në Shqipëri
Një pjesë e serbëve po protestojnë kundër kontratës së shfrytëzimit të litiumit në Jadar. Ekologjistë, opozitarë, janë bërë bashkë, shtuar këtu edhe akademikë të ndryshëm, për të shprehur kundërshtinë e tyre ndaj një projekti që ka shumë pasiguri. Beogradi zyrtar ndodhet para një problemi politik që nuk mund ta injorojë; kauza është e drejtë, nëse protesta persiston, do gjenerohen probleme edhe për palën gjermane. Që ka mbyllur sytë p.sh për manipulimet zgjedhore në Serbi, për të cilat foli jo pak muaj më parë.
Dështon ndërzimi patriotik i elitave. Rasti i një gazetari nga Shqipëria që "e dinim idol, por doli karikaturë"
Gazetari Adi Krasta, i njohur në Tiranë për shkak të një varieteje të prodhuar nga RTSH në vitet ’90, është gjendur së fundmi nën një sulm publik në Kosovë, ku kryen detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së aty. Çështja ka natyrë politike dhe me aq sa lexohet në disa raportime, Krasta ka bërë atë që di të bëjë më mirë se çdo gjë një individ që gatuhet në Shqipëri: të mos bëjë kurrë transparencë.
Nuk do kthejmë faqen me Shqipërinë - mësimet nga rasti "Beleri"
Ish-ambasadori grek në Tiranë, Alexandros Mallias, i shtohet listës së diplomatëve dhe studiuesve grekë që mendojnë se qëndrimi i Greqisë ndaj Tiranës zyrtare duhet të ndryshojë.
Vetëm në rrugë, por edhe Shtetin kundër!
Mediat u akuzuan se patën përgjegjësi për keqinformimin mbi ngjarjen e Pogradecit. Ndërkohë Policia ka gjeneruar tri deklarata, Prokuroria e Korçës, dy deklarata, kryeministri dy sqarime dhe kemi edhe një hetim penal për një inspektor policie. Mbi këtë të fundit policia sot ka sqaruar Prokurorinë se nuk kapatur detyrë hetimin dhe ekspertimin e vendngjarjes.
Masa e sigurisë ndaj këtij, tashmë është interes publik
Disa ditë më parë kryebashkiaku i Tiranës deklaronte se në funksion të transparencës do të kontraktoheshin dy kompani të huaja auditi. Këshilltari i Bashkisë, Dorjan Teliti, thotë se kompanitë janë kontraktuar pa garë dhe tjetra, Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka bërë audit në Bashki dhe ka gjetur shunë shkelje. Gjëra që duhen konfirmuar zyrtarisht.
Jemi para një situate të re.
Së pari kryebashkiaku u distancua nga dosja “5D” dhe drejtorët e tij duke shpallur se ata kishin ngrënë fiq pas krahëve të tij.
Në anën e duhur të historisë, të suksesit dhe me shumicën e heshtur!
Kryeministri Edi Rama u gdhi sot me një letër të hapur për shumicën e heshtur dhe të emancipuar të shqiptarëve. Përmes saj ai sqaronte mesazhin e djeshëm për Chermen Valiev, origjinën e tij gjeorgjiane nga Osetia e pushtuar nga Rusia, e kështu me radhë, për të dalë mandej te fakti se ka disa shqiptarë që nuk dinë të gëzohen me suksesin. E të tjera si këto që i kemi dëgjuar e stërdëgjuar.
Berisha nuk është më një projekt pushteti
Sali Berisha nuk e mund dot Edi Ramën! Po, dakord dhe e kemi thënë edhe këtu. Kundërpërgjigja që dhanë analistët e PD-së është se Berisha mori 500 mijë vota dhe ai është opozita. Numerikisht edhe kjo është e vërtetë. Berisha është njeriu kryesor I opozitës, por ai nuk fiton dot. As enturazhi I tij. Mençuria politika kërkonte, sikundër edhe përgjegjshmëria ndaj të ardhmes së këtij vendi, që Berisha autoritetin e tij politik dhe partiak, që e ka real dhe jo fals, ta përdorte jo për garë me Edi Ramën, por për të hapur një proces real tranzicioni të partisë drejt një lidershipi të ri.