Blloku Kulturë

Fizika e Uliksit të James Joyce

Postuar në 12 Shkurt, 2023 19:17

 

Uliksi”, romani modernist novator i Xhejms Xhojsit, shënoi vitin e kaluar 100-vjetorin e tij (2 shkurt 1922). Përgjatë këtij shekulli, Uliksi ka grumbulluar shumë fansa. Konti Harry Manos, profesor i anglishtes në Los Angeles City College, është njëri prej tyre. Ai është njëkohësisht edhe adhurues i fizikës. Madje në një punim të dhjetorit 2021 të botuar në “The Physics Teacher”, ai shpjegon në mënyrë të detajuar se si Xhojsi kishte dhënë shumë shembuj të fizikës klasike përgjatë romanit.

Odiseja, themelimi i Nostalgjisë*

Postuar në 25 Janar, 2023 00:25

 

Festimet janë kohë e kaluar gëzueshëm dhe mundësi për t’u ribashkuar me familjen dhe miqtë. Por më pas, njerëzit ndonjëherë mund të mbeten në pikëpyetje për marrëdhëniet e tyre. Kthimet njëherë në vit në shtëpi mund të shkaktojnë një nostalgji të pakëndshme në tensionin mes mënyrës se si kujtohet e kaluara dhe si përjetohet e tashmja.

Décadrage colonial

Postuar në 24 Janar, 2023 18:23

 

Décadrage colonial” (Duke ç’kornizuar kolonializmin) është një ekspozitë e tjetërllojtë dhe interesante në kuadrin e ekspozitave të shumta, që i ofron Muzeu Pompidu vizitorëve të tij. Për më tepër, vizitorit nuk i duhet të paguajë një biletë përkatëse, politikë e cila përshtatet me frymën e ekspozitës në fjalë, e cila përfundon në 27 shkurt të këtij viti. 

Keqkuptimi dhe neveria fillestare me zbulimin mikroskopik të spermës

Postuar në 16 Janar, 2023 18:00

 

Qytetërimi njerëzor e kishte kuptuar mirë se si funksiononte seksi dhe riprodhimi shumë kohë përpara se të shpikej mikroskopi. Por deri në shekullin XII, pakkush e dinte se çfarë ishin në të vërtetë spermatozoidet, aq më pak të ishin të vetëdijshëm për pamjen e tyre të çuditshme. Dhe kur sperma më në fund u zbulua zyrtarisht, nga Antonie Philips van Leeuwenhoek, babai i mikrobiologjisë, ai u gjet kaq në siklet, saqë do të donte të mos e kishte parë atë që kishte nën lupën e mikroskopit.

Turqi, projekt për një librari digjitale të tabletave hitite

Postuar në 07 Janar, 2023 14:13

Mediat në Turqi raportojnë se tabletat hitite do të ekspozohen për mbarë botën përmes një librarie digjitale që po krijohet.

Arvanitasit e Athinës dhe emri i Plakës

Postuar në 02 Janar, 2023 16:34

 

Burimi: Protothema

Përkthimi: ResPublica

Greqia bashkëkohore është një problem i hapur, me dyer dhe dritare të mbyllura

Postuar në 22 Dhjetor, 2022 00:01

 

Në 4 shkurt 2010, ndërroi jetë në Paris, Kostas Akselos, filozof dhe pedagog filozofie, një nga mendimtarët grekë më të rëndësishëm. Më poshtë një intervistë e tij që mund ta quajmë edhe një lloj testamenti të pesimizmit.

Si e shpjegoni faktin që filozofia, pavarësisht “çelësave” që sajoi, që nga koha e filozofëve aziatikë gjer te Platoni e Aristoteli dhe nga krishtërimi te Kartezi, Marksi e filozofët e kohës sonë, nuk ka arritur të hapë “portën” që shpie drejt lirisë së vërtetë të njeriut, lumturisë së tij? 

Tradhtia e domosdoshme e Juda Iskariotit

Postuar në 19 Dhjetor, 2022 00:37

 

Kokë më kokë më 19 nëntor 1990/Po rishikuam historinë, më mirë të ikim

Postuar në 17 Dhjetor, 2022 16:08

Më 19 nëntor të vitit 1990 Ramiz Alia, autoriteti kryesor në vend, zhvillon një bisedë me Nexhmije Hoxhën, në cilësinë e drejtueses së Institutit të Studimeve Marksiste – Leniniste. Biseda vjen pak ditë para ngjarjeve të dhjetorit ’90, në kontekstin e një Shqipërie “që zjente” nga kërkesa të shumta për ndryshim, por të cilat ende nuk ishin artikuluar në formë politike.

Komuniteti hebre i Janinës - Rrugëtim në kohë

Postuar në 16 Dhjetor, 2022 21:25

Hebrenjtë që u vendosën në hapësirën greqishtfolëse gjatë periudhës helenistike (shekulli III p.K.), u quajtën “romanjotë” në kohën e Bizantit dhe përbënin shumicën dërrmuese të elementit hebre gjer në shekullin e XV. Që në fillim, adoptuan gjuhën greke, u frymëzuan nga zakonet e kultura popullore vendase dhe në kombinim me doket e tyre, krijuan një traditë unike greko-hebraike. Mbajtën identitetin e tyre fetar, siç dëshmohet nga sinagogat që ndërtuan dhe mbijetesën e hebraishtes si gjuhë liturgjike. 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Kulturë